| E marte, 09.11.2010, 09:44 PM |
Xhavit GASA
MURI
U shemb ai mur nga themelet,
Ai mur i mallkuar qe ndertoi komunizmi,
Ai mur ku njerzit gjenin vdekjen,
Ai mur tmerri e trishtimi.
Nuk do te vrapojme,
Rruge pa rruge, shkrepe me shkrepe,
Jeten tone nuk do ta gllaberoje,
Me dallget e tij, i tmershmi dete.
U larguan ato rete e zeza,
Qe na mbajten ne erresire,
Nuk ka mure, bunkere e tela me gjemba,
E gezofshi o shqiptare lirine.
NGROHTESI
Le te fluturoje kjo fjale si era,
Ne cdo cep te ketij planeti njerzor.
Le te mblidhet gjithe ngrohtesia e zemrave,
E paqes t'i thurim korore.
Le te ndalen duart e zeza gjakatare,
Qe jeten po godasin pa meshire,
Qe shkaterrojne eger kaq njere te pafajshem,
E rrugeve lene qindra femije jetime.
Qe te mos kete me lot ne sy femije,
Te mos kete me nena shamizeza,
Dhurou o Zot, njerezve ngrohtesi,
Ngrohtesi qe buron nga zemra.