| E marte, 09.11.2010, 08:37 PM |
Shkup, 4 tetor - Një lustrim i vërtetë nuk mund të bëhet pa u hapur të gjitha dokumentet të cilat ruhen në
“Tek ne lustrimi dhe ky Komision nuk e di sa kanë fuqi të hapin dosje të tilla, nuk e di se sa dosje kanë në shfrytëzim. Unë e njoh këtë sferë, natyrën se si funksionojnë këto shërbime dhe nuk e di se sa dosje u ka lënë Beogradi këtyre shërbimeve. Në Batajnicë ku kam qenë unë i angazhuar ka dy godina. Njëra është e KOS-it dhe njëra e UDB-së. Atje gjendet e gjithë arkiva sekrete nga koha e Rankoviqit. UDB-a kishte listë edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët”, ka thënë Çegrani.
Ai nuk është kundër idesë që vetë persona që kanë punuar në këto shërbime sekrete të përpilojnë lista të bashkëpunëtorëve të tyre me anë të të cilëve do ta ndihmojnë lustrimin, por konsideron se më mirë është që atë ta bëjë vet shteti i cili publikisht do t’i kishte zbardhur emrat e tyre duke i hapur të gjitha dosjet.
Ai pohon se ditëve të fundit nëpër debate televizive sheh njerëz të cilët i njeh si ish informatorë të policisë. Nafi Çegrani pohon se ka mjaft politikanë që janë spiunë të ish strukturave dhe shërbimeve të ndryshme, por nuk i publikon emrat e tyre, pret që shteti ta bëjë këtë.