Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Një tren mbi të cilin kemi hipur të tërë

| E marte, 09.11.2010, 09:15 PM |


Një tren mbi të cilin kemi hipur të tërë

 

(shënime për librin e Kristaq Turtullit"Treni i linjës 16")

 

Nga Përparim Hysi

 

Mbasi e lexon me një frymë ,  (kjo ndodh se

autori të grish e nuk të lë ta lëshosh nga dora   ) zë dhe hamëndëson

me veten dhe thuaj:ja,pak a shumë,në vija të trasha,ja historia e

familjes shqiptare,në kohën e diktaturës dhe në atë postdiktaturë,kur

njerëzit, morën rrugët e emigrimit të madh.Është një emigrim që ka

forcë grryese që,pak nga pak,po nuk ndaloi dhe po eci me këto ritme,ka

për ta vidhisur Kombin,Duke ndjekur fatin e personazheve në romanin e

Kristaq Turtullit,secili,pothuaj,gjen paksa dhe veten.Veten po se

po,por dhe diçka më tepër:sheh rrugën  që ka ndjekur Shqipëria në

hapësirë dhe në kohë,për mbi 50 vjet e ca.E lexon dhe të duket vetja

edhe si Teodori,por edhe si Zamira,dhe,pa përjashtuar edhe personazh

të tjerë,që,sado në "hije",si të thuash bëjnë "hije",me të gjajshmit

të vetë.Duke filluar që nga "kupola ",(kam parasysh figurën e Mërlikës

)   e deri në tipa monstra,siç është ajo e Gëzim Çarkut,të operativit

apo dhe ndonjë tjetër.Shkurt:në roman ke pasqyrën e asaj kohe,ku,si në

një kaleidoskop gjigand,del e shkuara e zezë nën diktaturë dhe,veç

kësaj,dhe rruga e vështirë dhe e lodhshme e emigrimit.Autori,njohës i

mirë i realtetit, di mirë,pa artifice apo shtirje ta japë këtë

realitet.Basitjjet në familjet e pasura,barbarinë  deri në apogje të

komunistëve ,(një nga ato,është Tana që,për ironi të saj, e pëson në

kurriz atë se ç'bëri në dëm të palës tjetër) sjelljen vanitoze të një

operativi,spiunimi , (për pak ky ves i poshtër u bë si kancer galopant

duke lëshuar metastazat e tij ) ,ftohtësia,thuajëse publike,ndaj të

"persekutuarëve" në fshat dhe ca më shumë në qytet,ja të gjitha këto i

gjen përmjet faqeve të romanit.Autori e di mirë dhe nuk shkruan

aproiri.Atë që thoshte diktatori se"lufta e klasvave e çon përpara

shoqërinë dhe ajo-lufta e klasave-zhvillohet dhe në gjirin e familjes-

autori në pak faqe e ka  mishëruar përmjet figurës së Merlikës

(byroist.dy herë hero),që,për hiç mos gjë,shkon për dhjamë qeni,vetëm

e vetëm se kështu kish vendosur ai:Njëshi! Përballja Merlika-Gëzmi

Çarku(hetuesi) e nxjerr lakuriq të ashtuquajturin moral proletar.Në

batuta  që shkëmbejnë,byroisti Merlika  me "birin e tij me shpirt"

Gëzim Çarku,gjen gjithë atë indokrinim,pothuaj, të narkonizuar nga

NJëshi.Urdhëri i NJëshit,sado i nënkuptuar,del mbi gjithë ligjet.Ai

pak a shunmë,sado në hije,ka po atë "pompë" që ka patur historisë

vetëm Luigji XIV që thoshte:-Ligji jam unë. Këto ç'shkruaj ,janë si

një prolog për romanin.Pas prologut,lexuesi njiihet me atë

lëngatë,pothuaj,proverbiale të gjithë atyre familjeve dhe indivindëve

që"Njëshi"

(them "njëshi" se gjithë të tjerët,pas fjalëve të tij,ishin veç

numërorë të mjerë,që,dhe në se për iks kohë kishin pushtet,me një fjaë

të tij,ktheheshin në hiçër dhe e pësonin edhe më keq se familjet,që

partia dhe"pushteti popullor" i quante të deklasuara.

 

***

 

Teodori është pinjoll i një famileje fisnike,të pasur që ka bërë

për Shqipërinë,brez pas brezi.Por,kur mbaron lufta,ia ngrahin

sigurimsat që jo vetëm e bastisin këtë famije duke ia marrë të

tëra,duke vrarë familjarin dhe duke përzënë në skërkat me"erëra të

forta",në një fshat të  largët.Atje rritet dhe hedh shtat ky pinjoll

që ,sado i nëpërkëmbur,nuk di që të dorëzohet.Ai u bënë ballë

vështirësive dhe aty,mes vuajtjesh dhe mundimesh,arrin të krijojë

familje.martohet me Zamirën e cila,s'është askush tjetër,por ebija e

atij Mërlikës që,kur qe hipur majëkali,qe nga pala që bastisi familjen

Çome,biri i sëcilës është Teodori.Teodori është një personazh pas të

cilit nuk ke se si mos dashurohesh.Duke qenë fryt i njl fare elite

(nga një derë fisnike tradicionalisht ) ai del jo vetëm një punëtor i

madh,por dhe një prind shëmbullor.Pse iu sëmurë e bija,Liria,pa marrë

parasysh detyrimin  policor, ( nuk duhej të largohej pa leje të tyre )

 me një frymë  mbrrin për në lopalitet për të kërkuar qoft dhe një

aspirinë për të bijën.Duke u marrë me këtë perosnazh,autori sikur ka

bërë"blic" për pasojat.Largimi i kshuton prangosjen nga operativi

(tenattivë arratisjeje!!! ) dhe,ç'qe më e keqja,fëmija i

sëmurë,vdes.Ja një dramë që të rrënqethë Po mos është  e vetme.Në

roman gjen dhe atë kohë kur u sulmuan ambasadat.Familja e Teodorit ku

bën pjesë e shoqja,Zamira,dy djem të mitur dhe një çupë e vogël,hidhen

nga muri në ambasadën gjermane.Është interesante dhe "jeta" aty, pas

murit, që,gjithsesi,nuk ka qenë aq për t'u patur

zili.Sidoqoftë,krahasuar me atë jetë"aq të bukur" që bënim ne,as që

kishte të krahasuar.Megjithatë,shtylla kurrizore e romanit,në qoftë se

mund ta quaj kështu, është emigrimi.Fati i familjeve shqipater në

emigrim.Për ta thënë që në fillim,edhe ky fat nuk ëshë aq për t'u

lakmuar.Kur them kështu,nuk flas me supozime,por mbështetem dhe në

romanin e autorit,që përmjet  "Trenit të linjës 16" jep  përmjet

penelatash të "rënda" gjithë këtë peligrinazh  të emigrimit.Për të

dhënë sakt këtë atmosferë emigrimi që  për ne"shqiptarët,ka

qenë,pothuajëse,i detyruar,autori tregon se,sado punëtor që të jesh

dhe sado  me tradita të shëndosha familjare,nuk ke se si shpëton nga

"dara" e vëndit ku emigron.Do apo nuk do ti, o duhet të përshtatesh me

këto kushte,ose do të humbësh."Ena" familjare e shëndoshë e Teodor

Çomes dhe Zamira Kolës,sado që këta u përpoqën që ta ruanin,ajo zuri

dhe "rrodhi".Çupa e tyre e vetme,Jonila (apo Jona) ra preh e një klani

mafiozësh a narkomanësh dhe kjo shpuri,para kohe,në varr kryefamijarin

,Teodoroin.Detyrimin për të rujatur familjen e merr,gruaja e

tij;Zamira, që është dhe heroina kryesore e romanit.Zamira del në

roman me të gjitha atributet e një famijlareje shqiptare që bën

sakrifica   madhore për të ruajtur familjen dhe bën udhëtime të

gjata(me tren dhe avion) pa u tërmbur nga skarificat,po erërat e

emigrimit,janë të ftohta.Më të ftohtat në botë.Në se në ato skërkat ku

qenë të internuarr frynin  erëra të forta që të thanin trupin,këto,në

emigrim,të thajnë shpirtin.Nga këto erëra që të thajnë shpirtin vdiq

Teodori.U plevitos në shpirt Jonila,kurse Zamira udhëton sa në një

tren në tjetrin.vetëm e vetëm për t'u gjetur aty ku e kërkon

familja:të bijtë.Duke e përfunduar romanin,thashë me vete:-Sa  Zamira

të tilla kam njohur unë?Sa  Teodorë kanë vdekur se "erërat e kurbeti"

u thanë shpirtin?Sa Jonila e Jonër ranë preh e këtyre" erërave" që

vazhdojnë të fryjnë?Në fund të fundit,a e gjeti ndokush Edenin në

emigrim?A ka  vallë familje shqiptare që nuk është prekur nga

kjo"rrjedhjeje ene"?A nuk kemi hipur dhe ne mbi këtë tren,ku,siç thotë

autori, dyerët zënë e përplasen,herë pas heer,dhe njerëzit ngjiten

njëri pas tjetririt,siç kemi parë andej nga India apo në ndonjë vënd

afrikan?Pyetja tjetër imja është:-Po kur do t'i zbresim këtij treni?

Në përgjigje të gjithë këtyre pyetjeve,le të vijë përgjigja:-Le të

shpresojmë që këto rrugë të gjata  le t'i bëjmë si gjithë bota

mbarë:veç për turizëm e për t'u relaksuar.Shpresa,- thonë,- vdes e

fundit.

 

*     *     *

 

Në vënd të mbylljes:

 

                  Kur them se këtij treni,mënd i kemi hipur të

gjithë,më vijnë ndërmënd fjaët e  njërit prej më përfaqësuesit të

"Brezit të humbur",të Remarkut që diku thotë:"Edhe në s'u prekën në

luftë nga copat e predhave dhe të granatave,prapë se prapë,ata erdhën

të plagosur".A nuk ka ndodhur dhe me ne,shqiptartë kështu në këtë

periudhlë emigracioni?Dhe sa  për Edenin,më vjen ndërmënd"Pulëbardha"

e Dritëroit,që siç thotë autori,e gjetën të plagosur në rërë.E morëm

në shttëpi dhe u kujdesëm për të.E kishim si pjesëtare në familje,Një

ditë,për çudi,nuk e gjetëm në shtëpi.Zumë e kërkuam të alarmuar.Më së

fundi,e gjetëm atje .mbi rërë...Epo Gjenitë prandaj dhe

paraprijnë.Japin mesazhe.Dhe Edeni ynë,"rëra",është Shqipëria.Se

"erërat e kurbetit" ta thajnë shpirtin.Apo jo? Sa për autorin,Kristaq

Turtulli,po të mos opfendohej dhe të qe akord me mua,unë do propzoja

që t'ia ndërronim mbiemërin:nga Turtulli në Romani.Ai ka një vullnet

prej titani.Pas këtij romani ka gati një trilogji(apo roman"Syri i

Ritës") dhe,krahas tij,një roman tjetër,po aq të bukur.Bereqet i madh

ky,i Kristaqit,të cilit i uroj krijimtari të mbarë dhe clësore siç ka

bërë deri tani.

 

 

                                                9 nëntor 2010