| E hene, 08.11.2010, 10:58 PM |
Ngutja serbe
Nga Bekim Rexhepi
Dialogu më Serbinë është jo legjitimi sepse ka të bëjë me pushtetit përfaqësues në Kosovë. Pushteti ky i cili u bë ilegjitim me shkelje kushtetuese dhe me dobësim të legjitimitetit, sepse kishte edhe pasoja të tjera si prirjet abuzuese dhe zhytja tej mase në arbitraritet. Më kësi gjendje pushteti do e mos vihemi në kundërshtim me klauzolat dhe qëllimin përfundimtar të paktit me shoqërinë. Ndërsa ilegjitim mbetet ky pushtet dhe e vetmja mundësi për ta mbajtur është ushtrimi i forcës. Nuk mund të komprometohet gjatë vullneti i përgjithshëm edhe pse esencialisht dihet se ai nuk mund të jetë vullnet i të gjithëve.
Dialogu i nxituar drejtë vet atentatit
Ngutja nga ana e Serbisë për të zhvilluar apo për ti mbajtur disa bisedime, janë te pakuptimta në kohë dhe në mundësi?! Kjo ngutje serbe të le të kuptosh disi edhe këtë se për këto bisedime më e interesuar është
Pra, mes zërave për bisedime të shpejta dhe zëra të tjerë që Kosova të jetë serbe, mund të konkludojmë se ka paqartësi në shfaqjen e retorikës serbe. Ndërsa zërat e tillë akoma qarkullojnë pa filluar bisedimet, tregojnë më shumë mos seriozitetin e tyre dhe se ata nuk janë të interesuar dhe aq për suksesin e apo rëndësinë e tyre. Pa mëdyshje pas zhurmës se këtyre bisedimeve fshihet taktika serbe, e cila synon të nisë me diçka, por pa dhënë diçka. Për palën shqiptare dialogu më Serbinë nuk duhet nxituar edhe për disa arsye të tjera, e kjo është kryesisht se Kosovën akoma po e prolongon si territor të saj, edhe pse faktikisht e realisht nuk e administron, përpos në veri të Kosovës ku ka instaluar disa grupe kriminale, të cilat grupe më shumë po pengojnë me kërcënime e dhunë integrimin e qytetarëve serb të Kosovës në sistem e shtetit të ri. Dialogu më Serbinë është jo legjitimi sepse ka të bëjë me pushtetit përfaqësues në Kosovë. Pushteti ky i cili u bë ilegjitim me shkelje kushtetuese dhe me dobësim të legjitimitetit, sepse kishte edhe pasoja të tjera si prirjet abuzuese dhe zhytja tej mase në arbitraritet. Më kësi gjendje pushteti do e mos vihemi në kundërshtim me klauzolat dhe qëllimin përfundimtar të paktit me shoqërinë. Ndërsa ilegjitim mbetet ky pushtet dhe e vetmja mundësi për ta mbajtur është ushtrimi i forcës. Nuk mund të komprometohet gjatë vullneti i përgjithshëm edhe pse esencialisht dihet se ai nuk mund të jetë vullnet i të gjithëve. Por, kur dhe nëse në emër të këti vullneti të përgjithshëm synohet dhe zgjidhet përfaqësimi më i mirë, i interesit të shoqërisë nuk pse të mos gjykohet si vullnet i përgjithshëm.
Duke e parë se si pushteti aktual karshi vendimeve të pakta politike në interes të shtetit dhe vendimeve të shumta në shërbim të interesit të tyre personal është krijuar ndarje e thellë. Komprometimi i pushtetit legjitim në ilegjitim nuk mund të lejohet gjatë sepse shoqëritë civile do ta vënë në kritikë dhe ne aksion të domosdoshëm, e fatmirësisht kjo tashmë është e mundur edhe në Kosovë. Dëshmitë e forta se si është qeverisur, asgjësojnë mundësinë e të gjithëve dhe gjithkujt të qëndroj i lirë në respektim të ligjit, sepse kështu vet pushteti i shkeli dhe abuzojë me ligjet. Ndërsa respektimi i ligjit ka norma morale dhe mbi to gjithnjë vihen procedura ekzekutive për ti mbrojtur ato. Nuk është e thënë qe ligjet duhet të respektohen vetëm nga shoqëria dhe të mënjanohen nga politika. Por, kur pushteti i asgjëson vet këto norma dhe i ngulfat procedurat, atëherë ka shumë arsye qe ky pushtet të quhet i padrejtë dhe jo legjitim. Derisa është kështu, ky pushtet ka edhe me pak arsye, ti lejohet të marrë pjesë dhe përfaqësim në dialog me Serbinë.
Politikë serbe duhet ta themi se është qartësuar në vetvete, ajo do të zhvilloj bisedime të shpejta, më qëllim për ti thënë institucioneve ndërkombëtare se bisedimet po nisin me shqiptaret, por me këtë nisje, zyrtaret serb duan të arsyetohen disi, duke sugjeruar se nuk ka sepse të zvarritet hyrja në BE e Serbisë. Ndërsa një Serbi me një pozitë të favorizuar karshi nesh në BE, para Kosovës dhe Shqipërisë e, vështirëson dukshëm pozitën tonë në rajon… Dhe me plotë të drejtë një dialog me Serbin ne çfarëdo faze pa kërkuar falje Serbia për krime e gjenocid në Kosovë qon në një vet atentat politik.
Spektatori është i dënuar të jetë pasivë
KFOR-i dhe EULEX-i, nuk e mbrojnë shtetin e Kosovës, sepse akoma thirren në rezolutën 1244-er dhe ne 6-të pikshin e Ban-kinit. Shteti i ri duhet ta shtroj në parlament një vendim të domosdoshëm për vetëmbrojtje ne rast se KFOR-i dhe EULEX-i ngurrojnë apo hezitojnë sepse është e qartë se Kosova nuk është atdheu i tyre. FSK-ja duhet të marrë përgjegjësi të nevojshme për të siguruar vendin në të gjitha anët e vendit, kjo është domosdoshmëri politike.