Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dy poezi nga Neki Lulaj

| E hene, 08.11.2010, 09:21 PM |


Neki Lulaj

 

 

DROJË SE DO TË JU MALLKOJË HISTORIA

 

Mallkimi do të ju gjejë

të gjithë juve qe dje ne ja u dhamë votat,

shumë shpejtë i harruat premtimet e bëra,

menduat se nga Ju do të qeverisët e terë bota.

 

Ju stërnipat e Kainit,

që me mashtrime e genjështra arritët ne pushtet,

për vehte u pasuruat ne format me të paligjshme ,

si nuk ju ra ndërmend kurrë për varfnjakët e mjerë.

 

Do të ju mallkojnë të zhdukurit nga varrezat masive,

ju mallkojnë edhe Nënat që të humburit nuk ja u gjetët,

do të ju mallkoi edhe vetë Historia,

zëri i heronjëve dhe dëshorët nga nentoka dhe nga Sheshet ju therrët.

 

Denës dhe gjemon sot Mitrovica,

për lojrat e juaja mafioze në Parlament,

ata që na vranë,e shkatërruan–natë e ditë bejnë plane,

si me e okupue sërish Kosovën e shkretë.

 

Keni gabime,e mëkate ,sa nuk ja u lan Drini as Buna,

të gjitha mbi supët tuaja do ti bartni kurdoherë

soji i juaj kurrë,kurrë me mos ardhtë në pushtet,

Jerusalem kush e quan Komunën në Shtetin e vetë ?

 

Ju të gjithë mëkatarët do të jeni të mallkuar,

nga të gjallët nga të vdekurit dhe Perendija,

varri mbrenda nuk do të ju pranojë

të gjithë ju do te pëgjigjeni për veprat e këqija.

 

 

DR.I.RUGOVA NGELËT THEMELUES SHTETI

 

Që ti vihën themelet Kullës,

ishin mbledhë burrat që një shekull,

qe ti kthehet identiteti shqipës,

Gjeniu Dr.Ibrahim Rugova, i tregoi botës të vërtetën.

 

Ai që i vuri themelet e Shtetit,

Ai që e bëri Kosovën Amerikë,

Ai që nuk do të vdes kurrë

LDK-ja gjithëmonë do ta mbajë në flamur.

 

Vlerat Rugoviane shkëlqyen sot në Prishtinë,

aty u pa si funksionon Demokracija,

ku Delegatet e mësuesit të Pavarsisë,

zgjodhën me të merituarin ne kryetar në Kuvend.