| E hene, 08.11.2010, 10:19 PM |
Skënder R. HOXHA
DITAR LUFTE
1. Prolog lufte
Krisi
krisi
krisi
Atje në mal
krisi
Malësorja në vek
Qilim të Ri
Nisi…
2. Uratë lufte
Yll t’u bëftë
ajo pushkë
që ndjeva
kur e zbraze
atje në mal
Krismë e parë
lufte
për Shtgë Lirie
Aty zuri fill
Akti i Tretë
I Dramës Sime
të Pakryer
3.Anatomi lufte
Unë
Mali
e Nata
jemi vetë Lufta
a thua
sa vjeçe
është kjo natë
e thinjur?…
4. Psikologji lufte
Në tym
S’shihet armiku
se gjej dot
as mikun
Breshër predhash
në çatinë plakë
karvane – karvane
të zymta
degdisej Raca Ime…
5. Natë lufte
As kësaj nate
nuk i dihet
sa viktima
do të sjellë
sa vatrave
do t’u mbyllet
dera me therrë ?!
6. Filozofi lufte
NATO-ja
edhe ditën
edhe natën
me mua
Herë më përqafon
herë më kafshon
Lufta
ka fshehtësitë e veta
ka filozofinë e vet
o lum miku…
7. Kulla e pasluftës
Ngujuar
jam në Kullë
si n’të kishte
mure të forta
si n’të kishte
Pullaz të Kuq
Por
përreth kam
veç Themele të Moçme
Murana
disa almise pune
xhenierë të huaj
e hije mjeshtrish
të zhurmshëm…