| E hene, 08.11.2010, 10:46 PM |
Polonia në grupin e shteteve më të zhvilluara të botës
Nga Haxhi Dulla – Varshavë
Polonia për herë të parë gjendet në grupin e shteteve me zhvillimin shumë të lartë social – thuhet në raportin e 20 të UNDP. Në bazë të treguesit të zhvillimit social është krahas Portugalisë
Nga Raporti i Programit të Kombeve të Bashkuara ( UNDP ) duket haptas se shtetet më të zhvilluara në bazë të zhvillimit social janë
Sipas dr.Kamil Wyszkowski nga zyra e UNDP në Varshavë, perparimi i Polonisë në grupin e shteteve më të zhvilluara është rrjedhojë e numrimit të HDI. Në këtë vit janë marr parasysh disa tregues tjerë , qka sollën në matjen e saktë të zhvillimit social. Shenimet më të reja që janë marr parasysh kësaj here janë: jetëzgjatja, shkalla e lartë e edukimit, treguesi i aftësive të të lexuarit me kuptim dhe drejtëshkrimi, si dhe të ardhurat kombëtare brutto për kapitalin familjar.
Ndër shtetete që seëbashku me Poloninë në vitin 2004 iu bashkangjitën shteteve të BE , më lartë qëndrojnë : Çekia ( në vendin e 28. ),
Në anën Teter me pake te zhvilluara ne drejtimin social te shteteve te botes jane :
Në këtë ranking këtë vit u përfshin 169 vende të botës.
Raporti i Programit të Kombeve të Bashkuara për qeshtje të Zhvillimit, ndër të tjera bënë krahasimin e rrugëtimit zhvillimor të shteteve nga viti 1970. Sipas autorëve të të këtij zhvillimit, njerëzit në tërë botën janë më të shëndosh, më të pasur si dhe me edukim arsimor më të lart se sa 40 vjet më parë. Në Raport u dalluan shtetet me zhvillim më te shpejt social ndër to janë Omani, Kina, Nepali, Indonezia, Arabia Saudike, Laosi, Tunezi dhe
Raporti qëndror i cili këtë vit kishte motton " Pasuria e vërtet e shteteve, rrugëtimi i zhvillimit social ” u prezentua në Nju Jork me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshem të OKB Ban Ki Mun. Në Poloni ky Raport u prezentua në Zyrën e kryetarit të Republikës Polake , ku ministrja për qështje sociale në zyrën e kryetarit, Irena Wóycicka, gjatë prezentimit ceku se raporti është një prove e përgjigjes në pyetjen, se pse është aq e rëndësishme ngritja e ekonomisë dhe kujt i shërben kjo. Ajo tha se, jo gjithmon shkalla e zhvillimit ekonomik është e lidhur me ngritjen e mirëqenjes sociale .
Sipas ministres Wóycicka Polonia gjendet në grupin e shteteve të privilegjuara, në të cilën shkalla e jetës dhe zhvillimi ekonomik është i lartë .