| E diele, 07.11.2010, 08:35 PM |
KU E KA DJEPIN SERBIA ?
Po e pyet gjyshin e bija –
Ku e ka djepin Serbia ?
-Po t’ tregoj , ty, moj Burbuqe ,
Edhe ju, o bijtë e mi ,
Atje përtej Mollës Kuqe
E ka djepin n’ Shumadi .
Po e pyet gjyshin e bija –
Prej nga erdhi këtu Serbia ?
-Nga Sibiri e nga Karpatet ,
Morën rrugët si cergarët ,
Erdhën n’ jug , na i zaptuan rrafshet ,
Të gjithë ishin si lypsarët .
-Po n’ Kosovë e mbi këta shkrepa ,
Kur përkundi Serbia djepa?
-Nëpër shekuj radhë e radhë ,
Këmba e huaj këto male i tundi...
T’ gjithë u kthyen nga kanë ardhë ,
Askush djep këtu s’ përkundi !...
-Erdhën krajla e sulltana ,
Pashallarë e perandorë...
Kurrë ninullë s’ mund thuri nëna ,
As s’ përkundi djep me dorë !...
-Kush n’ Kosovë, djepin e pruri
Dhe ëndërroi foshnjën ta pret –
Gjumi i rëndë atë e zuri
E s’i doli kurrë për jetë !
-Kush lakmoi n’ tokat shqiptare
T’ përkund djepa , të bëjë gjumë –
Rrënja e tij shpejt doli fare ,
Gjaku i tij, shpejt u bë lum...
-Duart larg, pra nga Kosova ,
Ju zaptues e çifligarë !
Për të gjallë s’ përkundën djepat –
N’ vatrat tona digjen zjarr !
-Çoni djepat n’ Shumadi
Dhe përkundni foshnjat tuaja ,
Rritni t’ lumtur ata fëmijë –
Kurrë Kosova s’ është e juaja !
N’ trojet tona kosovare –
S’ përkunden djepa tjetër fare ,
Vetëm djepat e Nënës Shqiptare –
Që kanë lindur nga këto male !...
*****Demir KRASNIQI:”Mallëngjime e oshtima “- Gjilan, 1993, faqe 155.