| E diele, 07.11.2010, 09:58 PM |
Përkujtohet Sulltan Murati
Nga Kosova Haber
Në njërën prej qendrave më të njohura historike të Ballkanit, edhe sivjet është përkujtuar Sulltan Murati. Në ceremoninë e zhvilluar në tyrben e Sulltan Muratit në afërsi të Prishtinës kanë marrë pjesë udhëheqës të komunës së Osmangazit nga Bursa, T?KA-s, komuna e Obiliqit si dhe delegacione nga Maqedonia e Turqia.
Kreu i BIK-ut Naim Tërnava ka theksuar se lutjet e bëra tani e 621 vjet janë pranuar, dhe se tani përkujtohet Sulltan Murati, i cili ka sjellë civilizimin islam në Kosovë dhe Ballkan.
Kryetari i komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi ka theksuar se ky takim organizohet për të pestën herë me radhë dhe si i tillë shërben për forcimin e lidhjeve kulturore e vëllazërore me Turqinë.
Udhëheqësi i komunës së Osmangazit nga Bursa, Mustafa Dündar, ka theksuar se lidhjet e ngushta kanë nis 621 vjet më parë dhe se tani po punohet që ato të forcohen edhe më tej.
Ndërsa ambasadori turk në Kosovë, Metin Hüsrev Ünler ka theksuar se Sulltan Murati ka qenë një komandant i shquar i cili ka vënë vulën në periudhën e formimit të perandorisë Osmane, dhe ka shprehur kënaqësinë që shumë vite më pas ai përkujtohet në atmosferë paqeje e vëllazërore.