| E diele, 07.11.2010, 08:32 PM |
Doli nga shtypi libri më i ri Shteti i Kosovës Realitet Nderkombëtar, AUTOR, SYLË ARIFI
“DER STAAT KOSOVO EINE NEUE INTERNATIONALE REALITÄT”
Sylë Arifi, publicist dhe analist, tani pas gjasht librave të botuar në lëmin e publicistikës analitike, doli edhe me librin e tij të shtat Shteti i Kosovës Realitet Nderkombëtar “DER STAAT KOSOVO EINE NEUE INTERNATIONALE REALITÄT” Domethënia e titullit, gjegjësisht e emërtuesit të përbashkët e këtij libri, pasqyron aktualisht shtetndërtmin e Kosovës, përpjekjet angazhimet dhe sakrificat e shumë gjeneratave, si dhe kontributin e veqant të faktorit nderkombëtar. Këtij synimi historik e shekullor të Kosovës për mëvetësi e pavarësi, autori i qaset për të shpjeguar anët e ndërlikuara, madje edhe të shumëllojshme, duke analizuar jo vetëm kontributet, por dhe pengesat në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. Ky Librin ka dy fushëveprime nëpër të cilat gërshetohen të gjitha ngjarjet dhe poqeset në bërjen e shtetit të Kosovës, tani realitet i ri ndekombëtar
Konceptet, ndërtimet, qëllimet, qeverisja, marrëveshjet dhe negociatat e subjekteve ndërkombëtare duke filluar nga OKB-ja, UNMIK-u, KFOR-i e deri te EULEX-i, dhe
Aspiratat, tentimet, rropatjet, mundimet, zgjedhjet dhe organizimet qeverisëse të subjekteve politike të Kosovës që nga lufta e UÇK-së e deri te Marrëveshja e Kumanovës, më 10 Qershor 1999. Në këtë binar shkohet edhe më tutje që nga zgjedhjet e para, shpallja e pavarësisë nga ish Kuvendi i Kosovës, Kushtetuta e Kaçanikut, Konferenca e Rambujesë e deri te formimi i Këshillit të Unitetit e Grupit Iniciator në Kosovë. Mbështetja e lëndës së trajtuar në libër mbi këta dy binarë sjell konceptimin analist të autorit, i cili ka grumbulluar material të sistemuar, që e rregullon lëndën që është më aktuale dhe më efikase e domethënëse për ta trajtuar në veprën e tij. Autori Sylë Arifi, punën e tij krijuese, në fushën e analizave politike, e ka mbështetur në fakte, dokumente dhe aktivitete të përditshme të të gjitha subjekteve politike, shoqërore, madje edhe partiake të atyre që veprojnë në Kosovë. Materialin e ndarë për analizë publicistike, autori e strukturon në librin e tij duke e ndarë në pesë pjesë dhe në shumë kapituj e nënkapituj që rekapitullojnë tërësinë kompozicionale të veprës. Ky strukturim kapërdihet nëpër mese, stade dhe situata që janë evidente dhe të cilat kanë lënë, e pse jo, ende lënë gjurmë evidente në politikën bashkëkohore të Kosovës në veçanti, dhe asaj ndërkombëtare në përgjithësi. Bashkadministrimi qeverisës vendor dhe ndërkombëtar dhe lindja e një pluralizmi partiak pas përfundimit të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja, bëri që në fillimet e këtij pluralizmi të lindin mospajtime, madje edhe fërkime në mes partive politike të Kosovës. Kjo reflektohej edhe në konceptin e zhvillimit të luftës politike për shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës. Andaj, uniteti i subjektit politik e qeverisës të Kosovës ka peshën më të madhe në kalueshmërinë e pengesave më të mëdha për bërjen e shtetësisë së Kosovës shtet i pavarur dhe sa më pak "i mbikëqyrur'. Autori,nuk pajtohet që të harrohet kontributi i atyre veprimtarëve politikë e atdhetarë, dëshmorëve, heronjve dhe shumë luftëtarëve të cilët kanë luftuar për Kosovën shtet i pavarur.
Në disa kapituj e nënkapituj të veprës dalin në shesh disa koncepte të negociatave për Kosovën që, në fakt duken se janë vetëm sa për t'u bërë. Kosova në analizat e Sylë Arifit duket se është shndërruar në dualizëm të përgjegjësive, i cili dualizëm shpesh bie ndesh në mes të qeverisjes vendore dhe ndërkombëtare. Andaj, njëri prej kushteve më efikas dhe më të përshtatshëm për shtetësinë e Kosovës do të ishte referendumi. Mungesa e këtij akti demokratik dhe më frytdhënës, solli ecurinë e veçantë që Kosova është rast i veçantë, "sui generis", thotë autori. Edhe Plani i Ahtisarit zë një vend të duhur në këtë vepër publicistike e analitike të autorit Sylë Arifi. Ky Plan duhet patjetër të mbështetet nga faktori politik vendor, sepse nëse shndërrohet në rezolutë, atëherë e hedh poshtë Rezolutën1244, e cila nuk është zgjidhje e përshtatshme për statusin e Kosovës, madje as për konceptin "shtet të mbikëqyrur". Megjithatë, ky Plan mbetet alternativa kryesore për bërjen e Kosovës shtet!!!. Andaj, Kosova duhet të ketë sovranitet që ta fitojë pavarësinë e plotë, sepse në marrëveshje me Beogradin nuk u arrit dhe as që do të arrihet ndonjë zgjidhje ndonjëherë për Kosovën. Në pjesën e parë autori shkruan për, Projektin politik për shtetndërtimin e Kosovës, duke i vlerësuar lëvizjet politike dhe studentore gjatë shekujve, e deri me sot. Sipas autorit këto ishin përpjekjet historike nga shumë gjenerata që u kanë ndihmuar ngjarjeve historike për shtetbërjen e Kosovës. Sigurisht se këto ishin ngjarjet e rëndësishme politike që kanë ndihmuar dhe sjellë Projektin ushtarak për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Pjesa e dytë e librit, vlerëson luftën çlirimtare të bërë nga UÇK-ja si projekti më vendimtar për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Përpjekjet vazhduese për liri, barazi dhe pavarësi të Kosovës, janë vazhduar nga rrafshi institucional i quajtur, Projekti institucional për Republikën e Kosovës, vlerësuar si Udhëkryqet për pavarësinë e Kosovës prej shumë vitesh, pjesa tretë e librit. Pjesa e katër i është kushtuar Projektit demokratik për vetëvendosje të popullit të Kosovës, si kriter demokratik me parimin e të drejtës për vetëvendosje politike, pra me Referendum të vendosë për fatin e vet politik populli i Kosovës! Si rrjedhojë e mos respektimit të aktit demokratik për vetëvendosje të popullit të Kosovës, ka pasuar Projekti ndërkombëtar që Kosova të shpalli pavarësinë bazuar në Planin Ahtisari ! Pjesa e pestë e veprës së Sylë Arifit përbëhet prej disa kapitujsh e nënkapitujsh, ku sendërtohet aspirata kryesore e shekullore e popullit të Kosovës për vendin e tyre shtet të pavarur dhe sovran. Dhe kjo arrihet më datën 17 Shkurt të vitit 2008 në mbledhjen solemne të Parlamentit të Kosovës me shpalljen e shtetit të Kosovës, leximin dhe nënshkrimin e Deklaratës së pavarësisë, miratimin e Flamurit dhe të stemës së shtetit të Kosovës. Autori është i vetëdijshëm se akti i shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran nuk do të shihet mirë nga armiqtë dhe okupatorët shekullorë. Shteti i Kosovës është rezultat i luftës çlirimtare, i gjakut të derdhur të shumë bijve dhe bijave të saj. Gjaku i tyre u bë kurorë e shtetit, andaj duhet çmuar sakrifica e tyre dhe kurrë nuk duhet nëpërkëmbur. Kosova shtet sovran dhe i pavarur është realitet ndërkombëtar dhe pjesë e politikës demokratike ndërkombëtare. Pas shpalljes së pavarësisë disa shtete treguan solidaritetin dhe pajtueshmërinë me këtë realitet dhe filluan ta pranojnë edhe zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Andaj, Republika e Kosovës u bë realitet diplomatik ndërkombëtar sepse u fut në agjendën e shteteve të njohura ndërkombëtarisht nga SHBA, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e shumë vende të tjera, për çka deri me sot është njohur nga 70 shtete të ndryshme. Por, pas kësaj nuk pushuan dhe as që pushojnë fushatat e kriminalizuara ndaj shtetit më të ri në botë, Kosovës. Këto fushata i kurdis pushteti serb, i cili kurrsesi nuk mund të pajtohet me këtë realitet, duke kurdisur skenarë të ndryshëm për ndarjen e Kosovës. Në këta skenarë kriminalë bën pjesë edhe libri i Carla Del Pontes, ish-kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, e cila mundohet të shpifë dhe ta shpallë kriminele UÇK-në, luftëtarët e saj, madje edhe popullin shqiptar të Kosovës dhe të Shqipërisë. Qëllimi i Pontes ishte që ta barazojë kriminelin, okupatorin dhe viktimën, gjegjësisht çlirimtarin, thotë autori në këtë kapitull të veprës së tij.
Vepra përfundon me disa kapitujt "Institucionet e Kosovës me sovranitet të kufizuar shtetëror" dhe "Kushtetuta e Kosovës akti më i lartë juridik", ku autori paraqet realitetin e kohës në shtetin e pavarur të Kosovës, gjatë periudhës së tranzicionit dhe sendërtimit të ligjeve nga Plani i Ahtisarit, ndërtimi i të gjitha mekanizmave shtetërorë si plotësim i infrastrukturës ligjore. Hyrjen e EULEX-t dhe shtrirja e tij në gjithë hapësirën e Republikës me vështirësi dhe pengesa nga pakica serbe nën skenarët ruso-serbe. Vlerësohet Rezoluta 1244, jashtë planit Ahtisari dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me sugjerim të shfuqizimit të saj dhe largimit të UNMIK-t nga shteti i Kosovës. Në veprën e Sylë Arifit gjenden dëshmi, dokumente dhe mjete të tjera me të cilat autori e pasuron atë. Janë përfshirë këtu edhe zhvillimet politike, institucionale dhe ato nderkombëtare, duke i paragjykuar edhe mendimin e GJND si dhe rezulutes se fundit te miratuar nga Asambleja e pergjithshme e KS të OKB-es, edhe pas dy vite të ekzistimit të Shtetit të kosovës tani më si realitet nderkombëtar.
(nga: PASTHËNIE e librit)