| E premte, 05.11.2010, 10:31 PM |
Gjëmon historia / 1
(përmjet vargjesh )
Nga Përparim Hysi
1. Groposja e spahijve
"Në Petovë e në Mbrostar *
Spahijtë u groposën të gjallë "
Popullore
Qyshkur kjo ka ndodhur,,shumë vjete më parë
Spahijtë seç dërgoi sulltani tek ne
Kamzhikët përplasnin,të hipur mbi kuaj
Të dhjetat kërkonin si t'i kishin ise.
Të dhjetat kërkonin hipur mbi kuaj
Frrap-frrup kamzhikët mbi tanët kurriz
-Të dhjetat,o shpirtin u marrim,o djaj
Të dhjetat...po flokët na u bënë murriz.
Pa ngrihemi ne një natë korriku
-Turkoshakë,pa ndaleni atë kalë
Në një gropë që hapëm,aty,mes fshatit,
Spahijtë i groposëm të gjallë.
*Petova dhe Mbrostar-Ura janë fshatra afër njëri-tjetrit,në Fier.
2.S'je në Turqi,po në Libofshë *
Mbi një shekull,në Libofshë
Qe një turk,adhap,kodosh!
Vriste,priste,përdhunonte
Rrihte gjoksin dhe turfullonte:
-Jam dërguar nga Allahu
Që t'i shtrojë këta "qafirë?!"
Kam ferman nga Padishahu
Në LIbofshë,jma vet vezir!!!
Dhe kërkonte,çfarë s'kërkonte
Ngrënie e prije si ari
Nga një vajzë të "shuante zjarrin"
Se ,veç tjerash,qe qejfli!!!
Por ç'e do,koburja krisi
Dhe përdhe e rokullisi
-Turkoshak,more kodosh,
S'je në Turqi,po je në LIbofshë...
*Libofsha,fshat në Fier
26.03.1996
3. Zenel Gjoleka
"O Gjolek Kuçi,o Gjolek Labi!
Me rroba hjaduçe,në Stamboll,nami "
Populli
Gjoleka nga Shur e Kuçe
Veshur me rroba hjadutshe
Kali po e nget me ngute
Do të zërë ushtrinë turke.
Ja e gjeti,ja e zuri
Shiko se ç'bëri,gjauri,
Në ushtrinë mizëri
Hyn siç hyn në shtëpi?!!!
Gjen një çadër si veçan
Tebdil hyn dhe gjen Pashanë *
Pashai po pinte kafenë
-E njeh Ismail Benë?!!! **
Kaftanazit iu drodh mjekrra
Po nuk priti më Gjoleka
Dy kobure sç i zbrazi
Hëngri dhe Kaftanazi.
Kafja ftohur,u bë akull
Pashai mbeti,përdhe,shakull
Dhe Gjoleka çau me ngutë
Prite,prite Shur e Kuç.
*Kaftanaz Agai kish qëlluar me pëllëmbë gjyshin e Ismail Qemalit që
quhej Ismail.
** Gjoleka shkoi dhe i mori hakën duke e vrarë Kaftanazin.
28 shkurt 2001
4.Bilbilenjtë
"Bilbilenjtë,trembëdhjetë,
Vanë në litar vetë..."
Popullore
Bilbilenjtë leshlëshuar,si të qenë xhindë përralle
Seç i lidhën këmbë e duar,lerë e rritur përmjet palle
Dhe i muarrën trembëdhjetë që t'i varnin në litar
Englendisen shtruar-shtruar(të trembësdhjetë pijnë cigar)
Alarmohet vet Veziri:-Kjo s'është parë dhe nuk është gjendur
Tjetrit po i vënë litarin dhe ky,birçja,më ka pjerdhur!!!
-Nuk janë njerëz,porse xhinde,janë të shpikur në përralla
Vallahi,ky soj mileti, lind e vdes vetëm nga palla.
Por të jera "nasijete" do t'i shihnin sytë Vezirit
Tek tymosnin me cigare,syri tërr s'ia bën Bilbilit
Çap i rëndë,çap burri,dridhej vëndi si tërmet
Bilbilenjtë,soj xhindesh,në, litar shkuan vetë...
23 .06. 2000
5. Opopo,moj Grykë e Sulit !
Opopo,moj Grykë e Sulit
Vënd,o vënd i Marko Burrit
Vënd i Marko Boçarit
Që qe zjarr e kaluar zjarrit.
Me dyfek e sakature
Ç'po lufton,o Mrako Nure!
Marko Nure-Bukuria
Ç'lezet të ka tirmëria!
Turqit ç'i zu lemeria:
-Ikni se po vjen stuhia
Vjen stuhia,vjen tufani
Po vjen Marko Kapedani!
Lart.më lart të vajti nami
S'të harrojmë,Marko Boçari...
2.08.2001