| E premte, 05.11.2010, 07:09 PM |
Janaq Pani
BUCELA DHE TËRKUZA
Nënat tona heroike
n'ato kohë varfërie
edhe me litar për gryke
ishin vetë ëmbëlsia.
Mbi bujcelën ujëplot
dhe ne na mirrnin kaluar,
si përralla ngjajnë sot
ato dhimbje, vite shkuar.
Nënat tona aq të mira
gjithë jetën buza tharë,
ju - oaze në shkretëtirë
gjelbëruat një Saharë.
Gjithë jetën me tërkuzë
për shtëpinë mbar e bjerë,
ju, edhe me bark te buza
s'u kursyet asnjëherë.
Nga gjurm' e litarit, supet
do t'i dhembin edhe fjalës,
shpirti im, o NËNË, lutet
për ç'nuk bëra të më falësh...