Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Miradie Zymberi-Avdullahi

| E premte, 05.11.2010, 10:04 PM |


Miradie Zymberi-Avdullahi

 

 

Në perëndim të diellit

 

Në perëndim të diellit,

drejtë lindjes po shikoj,

shpirti dridhet nga shikim i qiellit,

nga syri im, loti-gjak gurroi.

 

Jeta, libër me shënim të humbjeve

,tregim i lodhët, në shfletim të çdo flete,

akoma në zvarritje të zakoneve,

vetëm rënje të përjetshme.

 

Në perëndim të diellit,

drejte lindjes drejtoj sytë,

do të pikturojmë shikimin e qiellit,

sa të kalojnë vitet, për ne të dytë.

 

Dielli tash është në perëndim,

bindu, qetësinë më nuk ta prish,

vonë është, nuk mund të ketë takim,

e di, kurrë s'do të vish.

 

 

Jetë misteresh

 

Hënë! E natës mbretëreshë,

yjeve ndirçimin mos ua ndalo,

të ndrisin errësirën mes nesh,

ëndrrat me mjegull,mos i mbulo.

 

Diell, ti i dritës mbret,

na kthe në zemër pak ngrohtësi,

acar mos e bën këtë jetë,

në damar gjakun mos na e ngri.

 

Me mister o jetë u mbulove,

shtigjet tua labirinth pa dalje,

vetëm ekranin qiell zbulove,

vdekjes shpirtin ia fale.

 

Nëse vargu tash i ngrir mbet,

ju mos gjykoni,

sa të papritura paska kjo jetë,

duhet të kuptoni!

 

 

Në imagjinatë

 

Petale lulesh doja nën kokë,

të shikoj përqafimin e tokës me atë qiell,

para syve të magjepsur në atë orë,

ëndrrat me gjumin desha ti sjellë.

 

 

Zë i hollë, gjumin tremb e ëndrrat prish,

me ndjeshmëri , një ofshamë në natë:

-Po të pres, kur do të vish,

po të pres shumë gjatë!

 

Po të pres edhe atëherë,

kur shirat i mbushin netët me pikëllim,

edhe kur vapa e madhe djegë,

edhe kur acari ngrinë!

 

E unë?......….

............…

.............…

...............

 

Dua të ecë me kristalin e gjakut tim,

deri në qetësinë e pritjes së agimit,

atje ku mëkat nuk ka e as pikëllim,

ku ngjyrë e Ylberit, si le vend trishtimit!

 

Dua rreze dielli më shumë nga ato lartësi,

të mi mbështjellin këta sy të etur,

të mos ndjej më këtë zbrazëti,

në këtë trup, burg i shpirtit të tretur!