| E premte, 05.11.2010, 07:00 PM |
Petraq J. PALI
Aventura per Lirinë ..
1 Nata sikur ra me njeheresh, eresira gati po thuaj e nxiu
vendin,shkuma e bardhe e valeve dallohej sadopak si dhembet ne gojen
e nje zezaku.
Deti ishte pak sa i zbutur !
Ashtu kembadorazi, ecja e tyre veshtiresohej,jo vetem nga
nata por edhe nga rruga qe e shkelnin per te paren here.Hena s'kishte
as nje gjurme, qielli ishte me re dhe ne eresire te plote.Deti
perplaste dallget e pavdekeshme me monotonine e tyre jo te egera si
ndodh shpesh ne keto kohe e stine, po fesht-feshtet e tyre
dridheronin ata qe vertiteshin sot buze ketyre shkembenjve e harcave
te thepisura.Fesht –feshtet e dallgeve shpesh gati u pushonin zemrat
misionareve te ketij aksioni.Ata ishin dhe vazhdonin te jene te
frikuar,ata u tremben tmeresisht..qysh kur ishin nisur !
Rruge,rruge i thencin, se mes harcave te shkembenjve te thepisur
buzedetit, s'kishte as rruge as monopat, dhe ishte mjaft e veshtire
te levizje, e aqe me teper kur dihesh se survejoheshe nga rojet
kufitare te bregut-detit, te cilet patrullonin nga 3-4 ushtare
njeheresh, shpesh edhe me oficerin e sherbimit ne krye, kete
iformacion e kishin mare dhe e dinin me pergjegjesi ! Zemra e tyre
dridhej me keq se e lepurit...tani po i thoshin me te vertete
bukes "pape".S'kishin fuqi as te flisnin...jo me ze te larte se s'ua
mbante...po te pakten te keshillonin njeri tjatrin dhe te ndiqnin
njeri tjatrin ne kete aventure per $.
Mbasi fiken motoskafin e vogel me motore te fuqishem disa milje
detare, shume larg bregut dhe shume larg postes kufitare, vazhdonin
me ndergjegje me frike ne zemer por edhe me shenjteri te mbaronin
misionin per te cilin kishin ardhur duke vene ne rrezik te pa
diskutueshem edhe jeten e tyre po e po, por edhe jeten e te
tjereve.Keta te tjeret natyrisht ishin njerezit e tyre me te afert
familjare gra e femije..
Ate mbremje, kur nata nuk do dukesh edhe aqe e eger, u percuallen
nga Kasopi, nje fshat ne jug te ishullit te Korfuzit qe eshte shume
afer me bregun Shqiptar, nga vete te interesuarit e ketij misioni.
Ishin bere me kohe planet edhe mareveshjet, edhe ishin lidhe me
kohe kontratat, qofte edhe te firmosura....te interesuarit do
paguanin shumen e madhe te $, sa kishin rene dakort me ata qe sot
ecen me kujdes ketyre harcave te thepisura buze Jonit, me friken e
ndonje plumbi kokes.
Ishte fund i viteve '50,shqiptaro-amerikanet qe kishin merguar ne
Amerike qysh nga fundi i viteve '30, VV, GQ,QN e ndonje tjater, mbasi
i kishte brejtur malli i papare i kurbetit, dashuria per vendlindjen,
familjen, femijet, duke pare regjimin e eger diktatorial qe drejtonte
Shqiperine, u perpoqen te ndermirnin kete aventure qe te siguronin
mundesimin e sjelljes se familjeve te tyre e te femijeve prej
Piqerasi ne Kasop e prej andej ne Amerike, inkonjito,dmth ilegalisht.
As nje lloj mundesie tjater nepermjet rregullave shtetrore,keta
kurbetllinj nuk mund te siguronin ardhjen e tyre. Shqiperia ahere
ishte e mbyllur si ne kuvli dhe zinxhiret e kohes qe pregatiteshin
nga "kovaci" Enver Hoxha, e benin te pa mundur qofte edhe hyrjen apo
daljen e nje zogu a shpendi, prej Shqiperie dhe gjetke por edhe prej
gjetke ne Shqiperi ! Kjo u vertetua dekada me pas. Vendi jone u
izolua plotesisht. Shtet ushtarak, kudo klone, posta kufitare,
ushtare e tela me gjemba e korent, Kufiri ishte i pa kalushem.Kush
tentonte ta shkelte ate vecse plumbin do kishte peshqesh !
Vendin, e dinte, se edhe atje ishte lindur, por rrugen nga ku
nxoren e meshyen dhe motoskafin te cilin e mbuluan me disa ofiqe deti
e dege te thata me shume veshtiresi, per t'a maskuar, nuk kishte
idene fare sa shpesh here mendonte se nuk kishte dale ne vendin ku
edhe parashikohej por edhe ne zbatim te planit.Hodhen shpejt e shpejt
mbulesen plastike me ngjyra sipas terenit mbi motoskaf...dhe nxituan
te nisen.
Frika dhe eresira e zhgenjeu ne pak caste, shoqeruesi i tij i
cili ishte me kombesi greke, gati s'a nuk dhiste ne breke nga frika,
kishte degjuar shume gjema e bema ne kufijte Shqiptaro-Greke, por ja
nevoja e shtyti te mirte rrugen ne kete aventure qe mund t'i kushtoje
dhe jeten ! Shuma e majme e $ te premtuar, ja kishte prishur mendjen
kaqe shume sa me nje heresh pranoi propozimin e mikut te tij, qe edhe
ky si ai po i mbushte breket tani ne keto rruge me shkembejte e
harcat e rezikeshme qe po kalon si mize sot, me gjithe qe ishte
sipermaresi i kesaj ndermarje, vete i interesuar, por edhe i
paguar,por edhe vendalli.
Ai,PG, do sillte gruan edhe femijet, bashke me familjet e
femijet e bossave qe paguan?
Po si qysh ?
2- Drita e farit ne brigjet Panormes se Qeparoit me ciklin e saj te
tmershem e ndriconte po thuaj gjithe anen e detit ne milje te tera
detare, dhe shkuma e bardhe e valeve se bashku me suprinen
llamburisnin, rojet kufitare kishin para ekranit ne poste,po thuaj
cdo gje ne dore. Ky cikel i ndricimit vdekjeprures per dy "mysafiret"
e ardhur pertej detit ishte nje lloj torture qe s'pati mbarim. Rrezet
e ndricueshme si nje kollone vetetime e llahtareshme, paralizonin
levizjen e tyre, e ky cikel zgjaste gati cdo dhjete minuta. Ne
momentin qe ndricimi i verbonte,ashtu neper nje ter te plote,
mundoheshin te leviznin ne drejtim te fshatit, ata nuk mund te ecnim
me kembe...por zvarriteshin.
Fari i kufirit u dha edhe ndihmese ne kohen e ndricimit,
mbasi u siguruan qe ishin ne udhe te mbare dhe per ndoshta gjysem a
nje ore do mbrinin tek shtepite e para ne fund te fshatit. Hera
heres,perpiqeshin te mereshin vesh me njeri tjatrin por frika dhe
zhurma e eres ishte e pa mundur t'a realizonin kete gje, njeri para
dhe tjetri mbrapa terhiqeshin zvare me zemer te ngrire, ne cdo moment
prisnin qe dikush te fliste ashper e me ton NDAL...kush kalon... ?
Duart lart... !...sa i mundonte ky ankth dhe kjo frike, ata loznin me
kokat e tyre, ne cdo moment vdekja ishte prane tyre. Truri i tyre i
lodhur nga frika, nuk mund te komandonte trupin te zvariteshin shpejt
e pa zhurme, ajo distance nga ana e detit deri tek shtepite e para
ishte afer, por "mysafireve" qe bene kujdes nga frika e kokes u mori
shume ore, e me e llahtareshmja ishte momenti kur ne det te hapur
doli nga gjiri i Sarandes me nje zhurme te tmereshme "Draga" e
kufirit, nje mjet i vjeter lundrues mbeturine e luftes se dyte
Boterore qe te kallte datken, nje prozhektor i fuqishem, kryqezonte
dritat me Farin e Panormes, dhe ndricimi kapte gjithe horizontin,
deri ne ishujt e Korfuzit, e me pas ne ane te detit, shikoje per nje
cast edhe patrullat e ushtareve, tre e nga kater te cilet sa
ndriconte vendi ata shtriheshin barkas..."mysafiret"per fat te tyre e
kishin kaluar kete perplasje...dhe vazhdonin ngjitjen per ne fshat.
Mjeti lundrues i kufirit lundronte me shpejtesine maksimale afer
bregut,dhe me prozhektorin si syri i qikllopit rrihte ndricimin nga
te ardhurit te cilet krijuan bindjen e plote se ishin ne
survejim...c'llahtare, c'tmer e c'lemeri...greku s'po levizte, as
zvaritej me...vendalliu "mysafir" perpiqet t'i flase avash mbasi
ishte pak para...por atij i kishte rene vilani dhe po nxirte shkume
nga goja...Ela more pedhja, ti kanis, dhen to vlepis (eja more djale
c'fare ben nuk shikon...)por me kot greku ishte gati me te vdekur.
Vendalliu nxjer nga canta e vogel e dores dhe i shtrire
poshte nje sqine si urithi, terhoqi me shume veshtiresi edhe
bashkeudhetarin qe ishte kthyer ne kufome, i afron nje ilac tip
amaonjaku dhe mbas disa castes e permend,por atij i duhej shume kohe
te merte veten,dhe fliste me shume ze te ulet sikur belbezonte nga
frika e bishes.. t'i mu kanis adherfe, pethana...(c'me bere vella
vdiqa...) oji akoma, tha to kanonisume...(Jo akoma do t'a regullojme)
i dha zemer vendalliu.Dhen to vlepis...irthane..(nuk shikon erdhen)
dhe tregoi me sy nga mjeti lundrues qe tashme ishte afruar dhe zhurma
ishte bere edhe me e llahtareshme...irthane irthane...(erdhen...
erdhen...)
Sa afrohesh mjeti ata nuk levizen nga vendi, dhe kohezgjatja
ishte sikur s'kishte me mbarim.
Priten ne heshtje per disa minuta as bebeziten as u zvariten
as zhurmen me te vogel nuk sajuan...anija, mbasi beri nja dy here
rrotullimin ne vend para postes kufitare te Bunecit, hodhi plotesisht
ndricimin nga kodra ku ngjiteshin "mysafiret"kete rradhe edhe
vendalliu u bind plotesisht se ishin diktuar dhe nga casti priste qe
te degjoheshin kollitjet e automatikut ! He teliosi afti dhula...
(mbaroi edhe kejo pune)...tha PG_ja,t'i mu kanis adherfe, t'i mu
kanis adherfe...eho pende pedhja, oh manamu...(c'me bere vella kam
pese femije oh nena ime) tha duke qare greku...Mi kles, tha to
skotos...(mos qaj do te te vras i tha vendalliu) T'a lefta ta thelis
e..palo tomaro..(leket i do he palo burre)...!
Mbas nje ankthi te gjate,u binden se te dy faret, ai i anijes
dhe ai i Panormes po loznin me njeri tjatrin dhe hidhnin ndricime te
llahtareshme ne forme gershere, ne forme paralele ,diagonalisht e
vertikalisht, majtas edhe djathtas,ne det e ne toke... kete e
vertetuan, mbasi anija mori drejtimin per nga gjiri i Qeparoit, kaloi
bregun e Panormes dhe me nuk u duken dritat e saj dhe syri qikllopik,
sic duket po lundronte drejt Himares-Dhermiut.
Zhurma sa vinte dhe behej me e larget !
Ela grigora siku...(hajde shpejt ngrihu...)Hajde shpejt
cohu,i tha vendalliu i cili e mori veten si edhe Greku dhe krijuan
bindjen se kufitaret nuk i kishin vene re.!
Sa u futen ne ullishta ne fund te fshatit, u degjuan te
lehurat e qenve te shtepive. Pale edho..tha greku...(perseri ketu..)
Ela tora, grigora dhe siga (hajde tani,shpejt edhe avash tha
vendalliu),te cilit i kishte hipur nje care e mire dhe kishte mare
zemer...Tha to qerdhisume...ta $, m'i fovase...(do t'i fitojme $, mos
u tremb).
Shkalle me shkalle neper ledhet dhe brezareve te ullinjve,u
duken shtepite e para, ama edhe mengjezi po binte, siluetat e tyre ne
vende te zbuluara mezi dalloheshin nga nje reze e ndricueshe pak sa e
zbehte hene e cila si per cudi tani qe po zbardhte dukej ne qiell. Me
duket kemi mbaresi, i tha mikut... PG_ja..Najdhume (te shikojme) ju
pergjigj greku, dhe nje buzeqeshje e frikeshme e pershkoi. O
theos...O theos O theos..(OO... Perndi ..Ooo.. perendi ) tha me pas
dhe beri kryqin...qente vazhdonin te lehnin por jo shume te acaruar
se u lodhen mbas oboreve te shtepive dhe hapat qe leviznin ne nje
rruge qore per t'u futur ne fshat po largoheshin.
Dite e re nafake e re, tha vendalliu, i cili pasoi Grekun
duke bere kryq.
3_. Mbas shume sakrificash nga ankthi i pa pare dhe nga frika qe
kaluan, msheftaz u futen ne fshat me gjithe lehjen e vazhdueshme te
qenve. Ashtu afer mengjezit ku drita kishte hedhe pak sa vezullimin e
pare, dhe fshati ishte ende ne gjume
"mysafiret" u futen nga mbrapa oborit te shtepise Qendrajve, nga nje
dere e vogel, vendalliu i cili kishte pak vite i aratisur i dinte
permendesh cdo shteg dhe cdo skute te fshatit.
Mbasi strehoi Grekun ne bodrumin me kashte te kesaj shtepie
te sekuestruar nga Pushteti Popullor, e porositi te mos ndiesh dhe te
mos krijonte as nje lloj zhurme.Ate dite do t'a kalonte atje vetem.
Hapet qe kishte mare me vete do benin qe te rezistonte per uje dhe
ushqim.Une do te kthehem i tha naten ne mbremje, ndersa ti mos leviz.
Mos u frikeso nga zerat qe do degjosh ne katin e dyte te
shtepise ,mbi bodrum, atje jane zyrat e Kshillit Popullor,ndoshta
vjen dhe dikush te mare kashte per kafshet, por ti do qendrosh ne
fund te haurit pa bere ze.Ne rast se diktohesh na more me qafe. Une
po shkoj te bej gati ngarkesen, ata s'dine gje mbi ardhjen time, dhe
une do t'a kem shume te veshtire komunikimin me ta se edhe mund te me
denoncojne nga frika e komunisteve...me more vesh adherfe...Po !... i
tha greku me gjysem zeri, por aman te lutem mos u vono se do me gjesh
te vdekur nga frika. Vendalliu e qetesoi dhe i tha se edhe une nuk e
kam te lehte.Ne fshat qarkullojne edhe naten roje me pushke, por fati
jone ishte qe nuk na hyri ne kembe as nje gjemb dhe mbritem
mrekullisht.
Mos u tremb. Une do perpiqem qe kur te bjere nata te te sjell
uje dhe sadopak ushqim.
Fli gjume dhe i qete, atyre kurre nuk do t'u ve mendja se nje
i huaj mund te strehoet ne bodrumet e kshillit,. Kete qilar e
perdoren disa nga te fisit tim, dhe ata marin kashte nje here ne dite
ndosha mbas dite per kafshet. Keshtu qe ti do te rish ne fund te
bodrumit i cili sic e shikon eshte i madh dhe plot me kashte. Kalo
tani sa jam une qe te regulloj gjurmet. Mirembetsh!
Greku po dridhej i teri,mallekonte veten per kete nisme dhe e
quante nje aventure qe do t'i merte jeten, ishte bere pishman por
ishte teper vone.Vendalliu e kuptoi,se c'bluante ne mendje Greku, i
dha hake por qortoi edhe veten se edhe ai ishte frikuar dhe mund te
pesonte ate qe mendonte . S'qe e veshtire te hante nje plumb kokes
edhe ai.
Mbasi u largua nga bodrumi, kaloi disa capa nga ruga kryesore
mbasi u bind qe s'kishte njeri te gjalle, mori rrugen nga ullishtat,
nga mbrapa shtepise kaloi gardhin, dhe me qetesi u mundua te lidhej
me te shoqen qe e kishte lene me femije ne kohen qe ishte aratisur.
Sa mbriti pas avllise se shtepise, qeni per cudi degjoi hapat e te
zotit dhe nuk lehu fare vetem bente heee heeee me ze te cjere dhe te
ulet,ai dridhte bishtin nga gezimi.
Qeni e njofi plotesisht,dhe ashtu sic ishte i zgjidhur ju tur
pa bere fare zhurme, ai, kuptoi si nje kafshe e zgjuar meshhtesine e
misionit te zotit...dhe u shkeput direkt dhe u hodh tek dritarja e
katit perdhe ku flinte e shoqja me femije. qepenat prej druri te
dritares ishin te mbyllura...qeni si me porosi pa lehur filloi te
gryente me dhembe dhe me thonje derasen...ger ger ger...ger ger....!
E shoqja per gjumesh, ndjeu gerveren e qenit ne dritare dhe mornica i
shkuan ne trup, u tremb dhe mendoi se ndonje e keqe do te kete
ndodhur...deshi te alarmoje femijet ose te bertiste qe brenda, por u
perqendrua e tera, ajo ishte nuse e re me tre femije dhe ahere mund
te ishte vetem 33 vjece,ishte e bukur, dhe mbahej shume serioze mbas
ndodhise qe i shoqi ishte aratisur ajo nuk fliste me kerkend, ajo
kishte frike te tmereshme nga Pushteti, dhe ato kohe behej fjale per
nje internim te saj te dyte bashke me femije...Te kunatin ja kishin
futur ne burg me ikjen e tij dhe familjen ja kishin internuar ne
Kruje dhe nuk i kishin kthyer akoma,Pushteti gjithe dyshimin e kishte
tek vellai i tij se mendonin sikur ai dinte mbi aratisjen , gje qe
s'ishte fare e vertete.!
Aratisja e PG-ese ishte e sforcuar ne rethana jo te mira e
kishin detyruar te linte femijet per te shpetuar koken. Femijet dhe
gruan i donte si jeten e tij, ai ishte bere ndermjetes i nje meseleje
qe kishte ndodhur mes dy fshatrash, Sasaj-Pilur,ku te paret kishin
qelluar dhe vrare tete persona, ai organizoi nje takim per pajtim
gjaqesh, por ne ate bicim takimi plasi pushka dhe Pilurjotet moren
hake duke vrare gjashte sasanjote..ahere ishte praglufte dhe mund te
haje plumbin.Me pas kur pushteti erdhi ne fuqi dhe kjo ndodhi do
ndeshkohej me gjithe interesimin e kryepleqesive te fshatareve te
bregdetit qe te mos behesh hakmarja ajo ndodhi qe ndodhi. Shume nga
autoret e hakmarjes lane femijet e shtepine e katandine dhe kaluan
kufirin, nder ta ishte edhe "mysafiri i sotem".
Gruaja u llahtaris dhe nuk donte t'u besonte vesheve kur
matane qepenave degjoi zerin e te shoqit se bashku me gerveret e
qenit i cili pushoi sa mori vesh qe e zonja u ngrit nga shtresat dhe
kerkoi te vishte fustanin ne ter te plote....!
O perendi..jam ne ender mermeriste e llahtarisur zonja e tij,
apo me bejne veshet o zot shpetona...mbajti perseri veshin tek
dritarja e vogel dhe u bind plotesisht se ishte i shoqi...!
C'me bere a une e mjera...me more me qafe femijet...c'te
solli sonte..hapeee deren jam une, PO, moreeee, po prit pak...dhe ajo
celi deren dhe i ra ne krahe e vilanosur...!
"Mysafiri" e permendi te shoqen me nje ilac qe mbante ne rast
nevoje e nxori nga xhepi i xhupit dhe ja vendosi nen hunde, e terheq
ne dhomen e zjarit dhe ashtu si i frikuar i rrefen historine...duke e
perqafuar e puthur me mall,ishte cast shume emocionant nje takim qe
s'pritej..! Kam ardhe t'ju mar, me piku malli, kam vene koken time ne
rezik besome, s'bej dot pa Ju ,pa femijet jam i helmuar deri ne
shpirt prandaj mora edhe kete aventure besome...te dua dhe filloi te
qante ne gjirin e saj ! Bure e grua kaluan per disa caste ne gjendje
depressive. Katekorikisht nuk duhet te me marin vesh femijet i thote
te shoqes, kishte gati tete vjet i ikur, vajzat dhe djali ishin te
ritur,ai fliste dhe lotet i vareshin curk, kerkoi te shkonte ne
dhomen e femijeve ti puthte e t'i perkedhelte...por mos ndodhte
ndonje e pa pritur dhe beri durim...nuk shkoi,u perqafua me te shoqen
mbasi piu nje kafe dhe hipi mbi tavanin e katit te dyte te shtepise
nga nje baxha me shkalle. Nga ora nende e darkes do me flasish, kam
pune tjater per te bere, pa tjater qe neser mbrema duhet te
nisemi...C'pune tjater ke o i zi i thote e shoqja aman te lutem mos
na ngatero me njeri se do na vrasin neve edhe femijet...!
Po ! te kuptoj drejt i tha i shoqi...po ne s'kemi ku vemi pa
ata, dhe i tregon te shoqes misionin,se kishte ardhe te merte grate e
bosave ...Elenen, Vasiliken, Toren me femije...bobo booboo c'me thua
na more me qafe femijet...po c'mendon zotrote se hane bar keta miqte
ketu, apo s'ka edhe fshatare edhe njerez te tute qe te
spiunojne ...c'eshte kejo marezi...te mjeret ne..aman more burre ke
llogjike apo ke vendosur te na vdesesh.
"Mysafirit" ju shtua frika edhe me , perpiqet te qetesoje te
shoqen dhe avash ngjiti shkallet e drujta dhe u fut ne vendin
sekret...!
Me pas vuri veshin me kujdes dhe degjoi zerin e femijeve te
cileve u beri e ema pak mengjes dhe i nisi te tre per ne shkolle, u
perpoq i ati "mysafir", t'ishikonte nga ndonje e care tjegulle por
ishte e pa mundur. Ahere filloi te lotoje si nje femije ! E kishte
munduar malli !
E shoqja mori kafshen dhe u drejtua nga shtepia e te emes dhe
bashke me kunatat vazhdonte jeten e zakoneshme ne mbledhjen e
ullinjve.
Nje care frike e kishte pershkuar te teren...ajo kishte frike se
fytyra do t'a tradhetonte...!
4_Censura,ne ato kohe ishte teper e rrezikeshme, populli sa kishte
dale nga lufta dhe ishte shume i varfer, komisaret e Partise,
propagandonin me te madhe dhe me force ruajtjen e Pushtetit nga armiq
brenda e jashte vendit. Partia kishte denuar me vdekje, grupin e Koxi
Xoxes, ne popull ishte hapur nje panik i tmershem.
Ne cdo fshat te lekundurit politike shikoheshin me bisht te
syrit, sigurimi ishte i tmershem, atij nuk i shpetonte asgje, spiunet
ishin me, edhe pa pagese, te gjithe vigjelonin, keto mendonte
mysafiri atje mbi tavanin e shtepise dhe priste me ankth oren sa te
kthehej e shoqja, te cilen e porositi qysh kur u ndane, qe as me te
emen te mos hapte goje, se i mori lumi te gjithe me pas.
Ajo,e shoqja premtoi se nuk do fliste me njeri, por e quajti
kete nje aventure qe do t'u merte jeten e tyre edhe te femijeve. Si
mund te besohej se mund te realizohesh aratisja, ne nje kohe qe
patrullat e kufirit detar ishin ne gadishmeri te plote dhe te eger
per te mbrojtur ate vije qe quhet ane deti...por kejo vije quhet e
shenjte dhe kush e shkel e paguan me koke...!
Mirepo, i shoqi per te treguar deshiren e mire i thote ashtu
si erdhem edhe do ikim moj e dashur grua, perendia do te jete me ne.
Ndersa e shoqja ate dite u kuptua se kishte dhe vuante nga
dicka, dhe kunatat e pyeten pa te keq se fytra e tradhetonte.., sikur
s'je mire, por ajo me qetesi thote, po jam e semure kam gjithe naten
me dhimbje te tmereshme barku...kunatat shikuan njera tjetren dhe i
thane...mos je gje me bare... moj korbe..! Me vjen keq qe shpreheni
keshtu, me bare ngeleni ju qe keni burrat ketu, ndersa une...! Ahere
me keq fytyra e saj e bukur i mori nje ngjyre ne roze te
kuqeremte...dhe nuk i erdhi hic mire me "shakane" qe donin te benin
ato, por nuk e zgjati muhabetin.
U larguan nga puna me thaset me ullinj ngarkuar ne kafshe
dhe ne kuriz te tyre nga nje thes ngarkuara me litar, rruges qe vinin
nga Buneci, u takuan me patrullen e kufirit.Te tre ushtaret dhe
kapteri pershendeten fshataret dhe u drejtuan per ne poste. Nuses, qe
ishte me "dhembje" barku per pak sa i ra te fiket sa pa ushtaret,
asaj ju drodhen kembet,dhe mezi mbante veten, zemra i rrifte me furi,
mornica rrenqethese i kaluan ne trup. Ajo, pershkoi ne mendje se
c'mund t'u ndodhte kur pa ata ushtare armatosur deri ne dhembe me
mitralozat ne kuris dhe ne shpine...!
Ku na shpie more derezi, c'na bere, do na maresh me qafe foli
neper dhembe me veten e saj...!
Femijet, erdhen nga shkolla, dhe babai i tyre i degjoi zerat
me shume mall, nje rrjedhe loti i ra mbi fytyre .Vajza e madhe, u
pregatiti buken me vaj e krype dhe ai degjonte kshillat e saj per me
te vegjelit,hani shpejt dhe filloni mesimet, se ja per pak vjen mami.
Ah, o zot shpetona tha me vete i ati, duke bere kryq ashtu i
shtrire ne tavan, mos i le gjithe ne kete sketere vend, leri te marin
fryme e te kene liri, si gjithe popujt...Ah te shkretet Shqiptare, i
shkreti im vella me femije...c'heqin te mjeret...!
E shoqja, sa u fut ne oborin e shtepise, shkarkoi kafshen dhe
u foli me ze shume te larte femijeve sikur i qortonte,
qe "diversanti" te merte vesh ardhjen e saj. Ishte problem i madh, si
do komunikonin me femijet, ata ishin te mitur dhe cdo gje mund te
prisje nga ata, me e madhja ishte 12 vjece, tjatra, 10 vjece dhe
djali 6-7 vjec, ishte shatezane e shoqja kur u aratis PG-ja, bile
s'vonuan as fjalet e keqia ne shtatezanesine e saj, por i shoqi dinte
cdo gje, ai iku i sforcuar dhe te shoqen e la shtatezane !
Mbasi u er mire e mire, dhe nata ra gjithekund,ishte nate e
eret si e djeshmja, vetem here pas here fari i marines, hidhte
kollonen e ndricueshme mbi ullishtat dhe mbi fshat, kur rrezja e tij
binte si tagente ne suprinen e detit, mijera drita dhe ngjyra
vezulluese shkelqenin si nje ylber jo me i harkuar, por drejt
brigjeve te Korfuzit, ishullit Grek, karshi fshatit.
Femijet i vuri ne gjume me shpejt se heret e tjera, pastroi
dhe mbushi fenerin me vajguri kundra eres e beri gati, dhe filloi me
ze te ulet te qante me ligje...c'qe kjo gjeme qe me gjeti a une e
zeza../burrin m'a hengri kurbeti a une e mjera /...femijet m'i mori
dreqi a une e varfera...uuuu uuuu. "mysafiri" zbriti nga tavani dhe i
prrusheruar nga malli, largoi friken dhe ju hodh te shoqes dhe e
pushtoi te teren me shume zjarr e pasion,haroi cdo ndjenje ankthi,
fiku fenerin me vajguri, e ngriti ne duar dhe e hodhi ne krevat. Pse
qan, une te dua ty dhe femijet, mos te lutem...do sjelle cdo te mire
Perendia...ashtu qofte i tha e shoqja dhe ajo filloi t'a puthte me
shume zjarr dhe e permalluar. Sikur te shpetojme...cdo bejne
tanet...do vuajne per ne gjithe jeten...Po e di mjaft mire, te pakten
te shpetojne nje pjese, se keshtu do t'i mare lumi te gjithe, mase
behen te mire keta tanet te ndihmojne edhe keta ketu...! Kurre nuk
ndodh ajo gje, keta s'e leshojne sa te kete jete i tha e shoqja, nuk
di ti, c'behet ketu mo i shkrete, arestime , burgime, internime e
vrasje per dite..po dridhet femija ne bark te nenes..! Edhe njeriu me
i afert joti mund te te spiunoje, mua me provokojne te gjithe,
femijeve ne shkolle nuk u flet njeri, vajzat nuk i shoqeron asnje
shoqe, mesuesit i vjen gjynah po s'ka c'te beje, kur me takon nga nje
here ne rruge, kur vete ne Shtodher per te mbushur uje me kafshe, me
thote ke vajza te zgjuara, ato mesojne mire...dhe ashtu me frike ul
koken dhe largohet.
Edhe ne kishe, me mua afer nuk ri as nje shoqe, une rri vetem
me Elenen me Vitorine, me Vasiliqine.. dhe syte e grave te
komunistave neper dhembe belbesijne...ja armiket, rrine bashke si
zakonisht, ne i kuptojme dhe s'ndihemi...Vasiliqia, e kupton dhe kur
dalim jashte ne rruge u a keput.. e u a perplas ne fytyre pa frike
fare...c'thoni moj te shkreta, na qani hallin, s'u vjen zor, mo jeni
nikoqire, pa na s'kemi ku veme dollaret..e ju vdiqet per buke...disa
here e kishin thirur ne kshille, por ajo thonte qe bejne mire te mos
na provokojne...qeveria e di vete kush jemi ne !
Vasiliqine e kishte lene i shoqi vetem 17 vjece, ai kishte
merguar qysh ne vitin 1926, dhe qe bere i kamur ne Amerike,para
clirimit kishte derguar dhe nje shume parash per fshatin, per
kishen,per shkollen,bile edhe kambana qe sot mbledh besimtaret me
paret e tij eshte blere kishte derguar nepermjet Greqise miell,
bakallaro, batanie, fill mbas luftes. Ajo, Vasiliqia kur iku i shoqi
kishte ngele shatatezane, lindi nje djale i cili jetoi dhe vdiq 14
vjecar.
Ajo, ka nje histori te dhembeshme,po ne le te kthehemi,tek
dialogu qe bene ate nate cifti i mbytur me zjarrin e dashurise dhe
malli per njeri tjatrin!
Te dish planin i thote PG-ja te shoqes, qe te pakten deri
neser a pas neser mbrema te nisemi me shprese te zotit...!
Dhe nisi rrefimin. Qysh kur ika, me breu malli, me dilnin cdo
darke femijet ne ender.Greket me shtrengonin te vija diversant dhe te
punoja per ta, ne qofte se nuk pranon me thoshin do te dorezojme tek
Enver Hoxha, isha mes dy zjarresh,s'dija c'te beja, u perpoqa qe ata
te me besonin se kisha ike nga halli, dhe po te kthehem me nje here
me vrasin, jam denuar me pushkatim...po ku degjonte greku...ishte e
pa mundur te besonin, ata, kishin mbledhe shume Shqiptare te aratisur
dhe nen kercenimin e tyre i vune ne sherbim te asfalise dhe i
pregatisnin per spiunazh, duke u dhene edhe disa te holla, bile ata
qe s'kishin njeri, me ato siguronin jeten.
Keshtu qe edhe une u vura ne sherbim te tyre, por kurre s'kam
bere asnje te keqe, kam ardhe tre here te tjera ne Shqiperi, bile
edhe ketu ne Piqeras, edhe ne Bunec, vrojtuam tre dite e tre nete, sa
ushtare jane ne poste, kur dalin patrulle, sa e sa dalin, kur
nderohen...c'fare armesh kane.? Kjo ishte detyra jone. Une s'munda te
vija dot tek TY, se ashtu e kisha urdherin ne ishim tre vete, nje
grek dhe ne, dy Shqiptare.
Diten e trete, u them dhe u lutem, te shkoj deri ne shtepi,
te mar nje pagur raki dhe te kthehem per dy ore e jo me shume, po
grekut s'ja kish qejfi, ndersa nje mik i imi Vangjeli nga Mursia, me
tha ike o derezi, erdhe kaqe afer e te mos vesh tek gruaja ti qofsh,
me foli shqip, ike se behem une garant...mos e caj bythen nga ky, po
e teperoi e rregullojme vete..nje mendje me thoshte te vrisja grekun
dhe te vija te dorezohesha, bashke me Vangjelin, se edhe ai i ziu
kishte lene gruan dhe djalin ketu,dhe e kishin trembe fshataret, do
te vrase Partia qe dezertove ne lufte prandaj mbathia, ishte partizan
i shkreti po krisi e iku nga brigata se nuk duronte me dot ne mal.
E quajten dezertor.Sa mbriti ne Greqi e vune ne sherbim te
tyre, o do te punosh per ne, o te dorezuam...dhe ja, gruan e djalin
ja kane internuar ne Kruje. Vangjeli vete e vjen si ne shtepi te tij,
me mire te me vrasin thote se sa jetoj..!
Keshtu qe une ate nate per dy ore erdha, mora nje pagur raki
dhe u ktheva...c'me thua thote e shoqja, dhe s'erdhe ne shtepi te
shikoje femijet ?
Ku vajte...me thuaj..i thote e shoqja e permalluar, dhe nje
fare xhelozie i reshqiti neper mendje e ne trup, ai e perqafoi me
mall dhe ashtu sic ishin ne krevat si dy te dashurar rishtas i thote:
Besome per perendi e per koken e atyre qe flene poshte, une te dua
dhe vdes per TY, e shtrengoi e puthi fort e fort.
Vazhduan per disa caste pa folur duke u shtrenguar ne gjirin
e njeri tjatrit si nje cift i ri, ishin shume te malluar...!
He me thuaj, tha e shoqja me pas kur u clirua nga nje
frymemarje e ngrire ...!
Kishin gati tre ore bashke ne krevat, te mbeshtjelle nga nje
zjarrm i pa pare. Te dy kishin te drejte !
Rakia, ishte sebepi per te genjyer grekun dhe Vangjelin,une
kisha pregatitur me kohe dhe pranova te isha i besuar tek greket,
mbasi kisha hyre ne lidhje me kohe me piqerasiotet_amerikane
BV.QG.QK,e ndonje tjater, duke u mare persiper qe t'ju sillja
familjet dhe femijet e tyre, ne Greqi, e me pas ata i mernin vete qe
andej per ne Amerike, a me paguani u thashe ?...qe te realizoja edhe
marjen tuaj po e po, edhe te vellait me femije, por fati i tij i zi e
burgosen dhe femijet ja internuan...mire po ke takove dhe ku vajte se
me plase i thote e shoqja...???
Prit, mos me nderpre,Piqerasiotet me premtuan se do me
paguanin shume mire do me jepnin nje dore te majme dollaresh, me
dhane gjysmat e parave qe s'jane pak, dhe gjysmat kur te coj familjet.
Po me habit, i tha e shoqja !
Erdha, bizetova me Elenen, mora rakine, dhashe porosite si
dhe qysh do veprojme, ajo, do bizetonte vetem me Vasiliqine dhe me
Vitorine, me juve do lidhesha vete, se po te shikonin qe ajo te vinte
tek shtepia jote ahere deshtonte cdo gje.
Keshtu, qe Elena, sonte ose neser pret sinjalin tone ajo
eshte bere gati per udhetim,nuk di si ka vendose me te tjerat, por
besoj se edhe ato do vijne. Me duhet te ngrihemi se kemi edhe nje
mysafir qe dridhet ende si miu...Me c'mende, pse s'me thua te drejten.
C'eshte ai mysafir ?
Kam ardhe me nje grek qe eshte motoristi dhe i zoti i motoskafit,
edhe ate e paguajne Piqerasiotet e Amerikes ? Me motoskaf ???
Sa e poshter ajo Eleni, shume e thelle..as gje s'me ka thene,
me vjen cudi...as gjysem fjale, shume e tmereshme...une t'e dija gje,
do t'i rrefeja ! Po habitem ???
Besome, te kam shpirt e te dua shume, e puthi dhe e perqafoi
nderkohe filloi te vishesh, grekun e kam strehuar ne katoq te
Qendrajve, atje ku vene kashten Kociajt..je ne vete apo s'je ne
vete...ku do shkosh..po te te shikoje njeri na mori perupia dhe
mbaruam...mos u tremb ka Perendia.
E shoqja me pertese filloi edhe ajo te vishesh, kishte gati 7
vjet pa u takuar me te,dhe natyrisht dashuria e tyre u rrindez
perseri,ata duheshin pa mase,jeta aksidentalisht i kishte ndare,por
ky zjarrm nuk ishte kurre shuar !
Ora eshte 2 e nates, greku... rrezik te jete felliqur ne
breke, nga frika i tha te shoqes duke qeshur, une i thashe qe deri
nga ora 12..1 e nates do vij gjalle vdekur, me duhet te nisem, po ke
pak buke e ullinj dhe pak uje se mund t'i jete mbaruar paguri
fukarase.! I tmereshem je, i thote e shoqja dhe nuk e leshonte nga
gjiri duke e perqafuar gati sa se mbyste...Ai mbasi u vesh e puthi ne
balle ! te dua i thote me gjithe shpirt. E shoqja, e lumturuar, haroi
edhe friken dhe filloi te qante me denese ne krahet e tij,duke e
puthur ne buze me shume mall ajo nuk mund te shqitesh prej tij.
Shpetona o zot tha me gjithe shpirt.Sa shpejt po iken..Rri edhe pak
te lutem, rri edhe pak..!
Femijet, si engjej, flinin ne qetesine e tyre te lodhur nga
lodrat e dites, i ati i puthi te tre ne balle, mori trasten qe
pregatiti e shoqja dhe u nis per tek qilari duke kaluar mbas gardhit,
neper ullishta duke shtrenguar ne dore pistoleten me selencator
kunder zhurmes...!
Nata ishte plotesisht ne terr !....Ne qiell nuk ndriconte
asnje yll, vetem zhurma e dallgeve te detit degjohej me feshferimat e
perjeteshme, ullinjte ngjanin si njerez...Te dridhurat,ju shtuan me
shume se para disa oresh kur ishte ne krevatin bashkeshortor, mbas 7
vjetesh, pa pare dhe pa shijuar dashurine e tij !
Sa e veshtire eshte jeta...belbezoi dhe mori kuraje !
5_Ashtu,neper nate,duke u maskuar ullinjve,dhe duke survejuar
se mos dikush e vinte re dhe ahere mirte fund gjithcka,ai,mori
kuaraje te madhe ne shpirt,dhe ishte i bindur qe zoti do ishte me te
dhe do perfundonte kete ndermarje kaqe te rezikeshme.O zot,shpetome
mua shpetome dhe femijet e mi te pa fajshem,keto peshperiste ne vet-
vete,donte te bente kryq por duart i kishte te zena me trastat dhe
paguren me uje qe do t'i conte grekut.
Me kujdes,shkoi,nga mbrapa katoqit te kashte, e jo nga dera
kryesore,tek nje dritare qe ishte jo me lart se nje meter nga toka e
cila ishte me nje kanate te kalbur dhe mbrapa mbyllej me nje gur,
mbasi gervishi me kujdes me thonje mbi kanate... gerr gerre te
shurdhera sipas kodit qe kishin lene me pare,Greku hoqi gurin nga
brenda, mori trastat dhe tha:tre here o... theos o... theos o...
theomu..(o zot o zot o zoti im) me ze te ulet,irthe adherfe..(erdhe
vella).c'vella more tutkun i tha ne shqip PGja,nga te mora me vete.me
mire te kisha ardhe vetem,me hoqe nga krevati more te qifsha
nenen,Greku i mutit...ti les qireie ti mu les (c'thua zoteri c'me
thua...) ate qe thashe i thote me plot inat OGja.Sidoqofte,ja ktheu
ne Greqisht e pyeti si kaloi,a erdhi njeri te merte kashte,a kishte
degjuar ndonje zhurme.por Greku per sa kohe ishte vetem as fryme nuk
kishte mare nga frika,edhe shuren ndoshat ne breke e pat bere...se
atje kashte ishte.
Mbasi foli me te, Greku kembengulte ikje te menjeheresheme se
po i pushonte zemra nga frika,mi.. vjazis mi... vjazis tha to
kanunisume, (mos u nxit,mos u nxit,do ta ndreqim) pote ?,filemu tha
Greku gati me te qare (kur ? more mik ?) Papse s'u ipa (pusho te
thashe) i foli me ashpersi OGja,meri keto dhe rri e me prit mua, te
jesh gati kur te vij une degjove ? hajt ike pirdhu....i di une punet
e jo ti...endaksi endaksi,mi lastimis...(ne regull,mos malleko) tha
greku qe kuptoi nga ashpersia e fjales qe e shau...,pa vonuar,hoqi me
kujdes gurin nga dritarja,shtyu kanaten dhe zbriti perseri me
kujdes....klise apo mesa...(mbylle nga brenda) i tha, dhe serish mori
rrugen per tek e shoqja,e cila u cudit kur u kthye kaqe shpejt,sa i
hapi deren ai e rrembeu perseri dhe e hodhi ne krevat ku shtresat
ishin ende te ngrohta...po binte mengjezi,dhe dita sa filloi te
cele...ata, i zuri perseri gjumi,nje gjume i lumturuar ne krahet e
njeri tjatrit te pushtuar nga zjari i dashurise ,sa as femijet
s'moren vesh qe e ema ende nuk ishte nisur ne pune,ata u zgjuan, kur
te therituarat nga jashte te se emes dhe te kunates,te cilat ishin
shqetesuar per vonesen e saj...ja erdha,u foli ajo nga brenda dhe
doli ne dritare,kam qene pak pa qejf gjithe naten...he moj kallogre i
tha e ema e cila ishte futur ne obor te saj me kafshen per
dore...PGja,u pershendet me te dhe me shume kujdes priti sa ato u
nisen per pune dhe serish hypi mbi tavanin e drujte,duke u kacavarur
mbi senduk.pa bere as nje zhurme..te vegjelit ishin regulluar e nisur
per shkolle si zakonisht.
Mendja i rrinte tek motoskafi,a mos kishin diktuar gje
kufitaret,se edhe maskimi qe bere per gjithe nate, se dinte mire qe
maskimi i teper eshte demaskim dhe e maskoi lehte dhe ne rremuje ne
nje gji te vogel,neper disa shkembenj te ashper ,si ne forme
kllape,dhe me ndihme e valeve e shtyne deri ne rere,e lidhen,dhe e
mbuluan me nje carcaf plastik qe kishte sjelle qellimisht me vete,
me nuance dhe ngjyren e reres e te shkembenjve e mbuluan,por dhe tek
lidhja me Elenin dhe me te tjerat...si do kombinonte me to...me keto
mendime,u kumbis mbi tavan dhe donte te dremiste ,por bente kujdes
edhe nga gozhdet e ndryshkura qe ishin te dala jashte...mbi
tavan,mezallah se e zuri gjumi,keshtu kaloi diten sa erdhi e shoqja
ne mbremje dhe kur rane ne gjume femijet...filluan te thurnin planin
hall i madh e kishte gjetur,tani haroi edhe kaparin qe kishte mare
nga "Amerikanet"dhe tha te shpetoje koken e femijet,pa sikur as nje
kacidhe nuk u kerkoj me,do jem i lumtur te shpetoj femijet e mi,me
vjen keq per femijet e vellait qe po vuajne internimeve per mua ashtu
si edhe vellai ne burg...o zot c'eshte kjo jete kaqe e poshter...pse
e mallekove kete vend !
Te shoqen, e cila u hoq si e "semure" ,mbas nje nate te
veshtire,nuk e angazhuan shume ne pune si e ema dhe kunatat,te
cilat,pa as me te voglin qellim e qesendisen....shiko moj korbe mos
na ben ndonje hata se gjithmone semuresh nga barku...! Uuuu, pse moj
u tha me se fundi, eshte ndonje cudi,a s'jam edhe une si Ju grua me
burre ? Ha haaa haaaa qeshi me te madhe,si e ema dhe kunatat happen
syte dhe nuk u ndien me ...e teperuat,une jam e semure e ju hidhni
romuze,u lutem shume,dhe ti mama me ben sehir...neser nuk vij me ne
pune me ju,do dal vetm ne ullinjte mi,moret vesh mos me bini ne
qafe. Kunatat e qepen dhe e ema u merzit me to...neser mos me prisni
ne pune dhe mos me flisni me tha e inatosur me lini ne hallet e mia
te ris femijet...pak halle kam mbi koke po do degjoj edhe dengelat
tuaja sikur ju kam burre, ikni nuk u dua me as ne dite te vdekjes,as
ti mama, edhe Ju si te tjeret jeni s'me trajtoni s'me afroni,po eshte
aratise burri im le ta zere nema e femijeve te mi dhe plumbin te mare
ne balle nuk me vjen keq ai tradhetoi femijet mua vendin fshatin nuk
dua me boll nuk e kam me burre ta mare vesh gjiuthe fshati tradhetari
i mutit...u be si e cmendur dhe nuk dinte te kontrollonte fjalet me
gjithe nderhyrjen e se emes dhe te kunatave dhe te disa grave te
tjera...qe mblidhnin ullinjte ne sinore afer tyre...zenka e tyre
mbasi u degjua nga disa bashkefshatere qe punonin rrotull,dhe nga ato
grat' e tjera beri jehone dhe u perhap rrufe llafi.
Sa mbriti ne shtepi,ne kohen qe do bente darke duke zier pak
lakera te mblidhte femijet,vjen korjeri i fshatit i cili e theret se
e kerkonin ne kshille...operativi dhe kryeplaku me sekretarin e
Partise...! Ajo,nuk u tremb,mbasi mlodhi veten,foli dhe bertiti
me ze te larte..ta degjonte dhe "diversanti" mbi tavan...nuk kam pune
me njeri,pse s'me lini te ris femijet...c'kane me mua o
perendi....c'kane me mua...c'kane me mua,u thuaj se nuk vij po duan
le te vijne te me marin bashke me femijet...le te me pushkatojne nuk
vij nuk vij...une,dua femijet e mi,burri im te thyeje zverkun andej
nga eshte se po te ishte i mire ai s'do hiqnim keto te zeza nuk dua
s'kam pune me te...atij i takon nje plumb ne balle more vesh xha
Nacooo, ashtu thuaju atyre,une e urrej s'e kam me burre,s'dua te
degjoj me per te as per memen time nuk pyes pse ma nxini shpirtin...u
perpoq korieri njeriu i mire xha Nacua,t'a qetesonte,bile disa
fshatare e fshatare qe kalonin per ne dyqan ngadalesusn kembet dhe
perpiqeshin me shenja t'a qetesonin gruan e shkrete e cila
po "shakllonte"por ishte e pa mundur ajo bertiste...mire me prit te
vishem dhe do vij...s'ka pune operative e kshilli me mua,une jam grua
e ve as burre e as njeri kam O perendi po kam faj ndeshkome mua dhe
femijet...c'eshte kjo pune keshtu...?
"Diversanti" degjonte ne heshtje dialogun dhe mendoi...shume
gjera,i shkoi mendja dhe per ndonje tradheti te mundeshme te
saj...filloi te dridhej dhe kuptoi qe gruaja,mbas nje nate te
hardlisur ne endra dashurie...kishte kaluar ne gjendje
depresioni...nga do anonte nga tradhetia bashkeshortore apo
luante "estrade" me ta...Kur hyri ne dhome per te veshur,foli vajzes
me ze te degjonte edhe "ai" atje lart...te keqen mami mos u
merzitni...me kerkojne ata te sigurimit ne kshille dhe do kthehem
perseri,une dhe juve jemi te pa fajshem...dhe perndia ne do zoti te
na shpetoje njehere e gjithmone ...dhe kam shprese tek ti o perndi qe
je lart....(mbi tavan) se do na shpetoje, zoti eshte me ne.Prisni e
mos u trembni,te shikojme cdo te na thone...me mire te na pushkatojne
se sa dite per dite e njejta gje ...qysh kur ka ikur ai,babai
juaj ,por eshte nje zot qe u shikon e na shikon !
Le te shpresojme...o xha Naci,erdha erdha.me fal se fola me
inat dhe pak teper si e shkalluar,por kam te drejte...burri im e theu
xverkun pse te vuaj une e femijet e mi,ai te ishte i mire se bente
ate qe beri ! Apo jooo ? Ke hake bijoooo....po edhe ai vete e ka
ditur hallin e tij...si dhe qysh, e pse iku.....tha neper dhembe xha
Nacua!
6_ Xha Nacua para dhe Marika mbrapa,hyne ne deren e kshillit
pas pak minutash,njerezit e shifnin Maron,dhe dicka shprehnin neper
dhembe...se lane te shkreten qysh kur ka ikur i shoqi po e marin
neper kembe,e c'dreqin e duan qe e therasin ne kshille,mos ndoshta do
t'a internojne edhe kete se bashku me femijet e te kunatit ? C'i
gjeti te shkretet !
Hapi deren e kshillit xha Nacua,i tha Marikes hyre dhe mbylli
deren nga jashte.
Atje ne krye te tavolines ne forme T,ishte ne vendin kryesor
kryetari,pak sa ne te majte ishte Ganiu,operativi dhe me te djathte
te tij rinte i krekosur sekretari i Partise,Myfiti,ky ishte nga nje
fshat fqinj,por edhe mesues ne fshat.!
Kur Marika hyri dhe pershendeti mirembrema,as nje nga keta
burra nuk foli.Per pak caste....Marika, e theu ate heshtje vari dhe
me kurajo u thote me keni thirur... ?
Po !...te kemi thirur, i tha kryeplaku dhe do te japish
llogari,pse je bere objekt bizete ne fshat,ju e dini qe jeni nje dru
e shtrember dhe jeni nje armike e betuar e pushtetit,prandaj edhe te
kemi thirur,sot ju keni bere fjale me njerezit e tu ne pune dhe keni
prishe harmonine e fshatit,ju duke llapur lart e poshte coni uje ne
mulli te armikut e dini kete apo jo ?
Shoku kryetar,te lutem shume fole me ckoqur se une as jam
grindur e as grindem me njeri,pse me bini me qafe e me provokoni...!
Me nje here cohet me kembe operativi,me revolen ne dore e
kercenon... e i thote:..do te hedh trute ne ere,reaksionare grua e
tradhetarit...mendohu mire s'ta ka borxh Partia degjon apo jo,ti
sjell ne fshat trubullira dhe pakenaqesira,mblidh mendjen..?
Me vjen keq po me akuzoni padrejtesisht,une ris femijet ne
hallin qe kam,pse s'me lini te qete,c'ju kam bere ?
Operativi filloi te ngrere zerin dhe ti binte tavolines me
grushta,Myfiti,nderhyri si pak me bute,por edhe ai i kujtoi
internimin...Shume gjera mendoi Marika ne ato caste...a mos nuk do
kemi kohe te mbarojme ate hall qe kemi nisur....dhe per pak caste
ndenji e hutuar....degjo ketu i thote operativi...kemi te dhena qe yt
shoq ka ardhe diversant disa here...,po qe se meson gje dhe nuk na
lajmeron...e mjera ti dhe femijet e tu,ku do veni e cdo pesoni....me
more vesh...!
Marikes gati si ra te fiket,kujtoi per nje moment se keta
dinin gjithcka...kembet nuk i mbanin me fytyra po e
tradhetonte ...gati t'i binte te fiket,por shpejt u perqendrua,
mblodhi veten edhe tha: S'eshte nga ata burra ai,po te qe
ndryshe nuk do linte femijet e te shpetonte koken e tij...une jam
gati te bej ndarje me te c'e dua,as dua t'i degjoj emrin,se ma nxiu
jeten,u lutem shume c'faj kam une e c'faj kane femijet e mi,mos me
merni ne qafe,ose me internoni a me fusni edhe mua ne burg bashke me
ta ! C'faj kam une e shkreta ? Ju pyes c'faj kam une e shkreta...?
C'faj kane te shkretet femije ?
Ke s'i nuk ke faj,a je ti qe ne kishe ri me Elenin, me
Vasiliqine me Hajdhicen...a di ti qe edhe ato jane armike te betuara
te Pushtetit...Po e di tha Marika,por me mua nuk ri as nje njeri,edhe
mema ime,edhe kunatat e mia,e dini kete apo se dini...dhe dy pika
loti i rreshqiten faqeve te saj.
Ne regull foli operativi,per c'te thame na sinjalizo
menjehere po pe ose dyshove per dicka...ne kemi borxh te te
paralajmerojme,dhe me pas dime vete c'bejme....Hajd qerohu..te mos
te te shikoj bojen,armike....! Me vjen keq,nuk i flitet keshtu nje
gruaje,e aqe me teper nje nene me femije....une do divorcohem sa me
shpejt prej tij...do hap gjyq ! Dhe Ju s'keni pse te mereni me me
mua ! Faleminderit per fjalorin qe perdoret...!
Kshilletaret,shikuan njeri tjatrin dhe Myfiti hapi deren dhe
gruaja doli e perlotur...!
7- Me darke vone,Marika me frike ne zemer,pergjonte mos dikush kishte
nuhatur dicka,dhe i beri syte kater duke vrojtuar here nga dritarja e
here nga e cara e deres s e ballkonit,u bind plotesisht se dikush kur
pat bere pak fjale me kunatat dhe te emen kur ishin duke mledhur
ullinj, kishte lajmeruar ne kshille dhe s'dihet c'kishte molloisur.
Femijet i vuri per te fjetur,dhe vone vone fare,beri
shenje "diversantit"te zbriste poshte...ai ishte bere meit,dhe fytyra
ne driten e vogel te fenerit e bente dhe e tregonte te
frikuar...Marika mori zemer e i tha: Mos u tremb o burre,jemi une e
ti qe duhet te shpetojme keta femije,oret po ikin,motoskafin mund t'a
zbulojne me cdo cast.hajde rrembejme femijet dhe o vdekje o
liri...c'presim akoma ? Te lutem...dhe i tregon fill e per pe c'i
kishin molloise ata te kshillit...!
As Lenin,e as Vasiliqine,mos lajmero,ka ardhe koha cdo kush
te rruaje bythen e tij apo jo,i tha Marika ! Po ke te drejte,te
kuptoj,fliste me ze shume te ulet dhe me shume frike "diversanti",pa
tjater,sonte do vendosim...JOOOO tha Marika sonte do ikim thuaj,nje e
nje bejne dy...Mire do ikim tha "diversanti" po me pare te mendojme
planin...si e qysh...s'ka kohe per plane tha Marika,ato,mund ti
prishi Ganiu ne moment...me degjove ti nuk di o i zi c'behet
ketu,prandaj vendos,une do te ndihmoj...sonte eshte edhe koha e
mire...ne qiell nuk ka hene...leviz ! Shko mer grekun se po vdes nga
frika ne mos ka vdekur i tha e shoqja....afise kakomirin (lerete
shkretin) tha "diversanti"PG !
Kembenguli Marika ate nate,per te levizur,por i shoqi ishte
ujk i vjeter,donte qe mjergulla te ishte e plote e pastaj te
turrej...ai thuri kete plan !
Sa,te gdhihet,ti e dashur do besh si e semure...nga barku,
ashtu sic edhe u ke thene kunatave keto dite..,do marish femijet e ti
cosh tek joteme ne mengjez,ajo ti coje ne shkolle,ndersa ti do nisesh
per Sarande me posten e Borshit,atje shko ne dyqan,e mer gjasme
dicka,po te pyeti njeri u thuaj qe jam shume e semure...kam dite me
dhemb barku..dua te bej nje vizite ne Sarande,nuk e ndiej veten
mire...te hapet lajmi se je e semure...ndonjeri do beje edhe komente
se je shtatezane...se njerezit e ligj do thone c'te duan,por ne do
bejme punen tone...mundohu te vish sonte,ose shko deri ne Lukove dhe
kthehu,pa vajtur tek doktori,mundohu kur te kthehesh te mos te te
shikoje njeri,hajde ne shtepi...me darke shko tek joteme mer
femijet...e i thuaj sa erdha...te krijohet mendimi se je ende ne
Sarande ! kete ide e pelqeu edhe Marika vete dhe ashtu beri...krijoi
alibine sikur u semur...! Shkoi e vajti per mrekulli tek "doktori".
Ne darke vone,mori nga e ema femijet,ajo e pyeti c'te tha
doktori? Marika,i tha me tha je shtatzane....mos moj qyqe...po c'tju
them tjater,jam semure.
Sa mbriti ne shtepi me femijet Marika,i vuri ata per te
fjetur dhe se bashku me "diversantin"i cili u vesh si grua,neper
ullishta nga poshte kopshterave behu tek dera e Elenes,e cila e
kishte shtepine ne fund te fshatit.Elena e hapi deren,me shume kujdes
sipas sinjalit te dhene me pare .Sa i pa ne dere,me pare Mariken dhe
me pas "gruaja"e dyte kuptoi gjithcka....erdhet...jam gati ne cdo
kohe...Ju prisja...po te tjerat ?? Ne s'mundem te lajmerojme,sonte
urgjent duhet te nisemi...shko tek Vasilika,i thuaj o tani o kurre,i
thuaj edhe Hajdhices...dhe pas nje ore nisemi...mer vetm pak nderesa
dhe asgje tjater...per pak ore mbrijme ne do zoti...me degjove ! PO !
une jam e vendosur tha Elena nuk e di cdo bejne te tjeret ! Mire ne
regull,tha burri i veshur si grua,nuk vonuan dhe u larguan me nxit ne
terrin e nates.
Sipas planit qe kishte hartuar "diversanti" do prisnin qe
femijet ti zinte gjumi,te paken te vegjelit ndersa vajza do kuptonte
dhe do i ndiqte si manare.Dhe ashtu bene. Te vegjelit i moren me
krahe,duke u dhene edhe nga nje hape te vogel per gjume,njerin e
mbajti,Greku,te cilen e nxoren nga vendi ku ishte strehuar,moren pak
buke e ullinj ne nje torbe pak uje dhe u nisen ne ter...! Motoskafi
nuk ndodhej shume larg,tateposhta,lehtesoi levizjen e tyre.
Elena kishte me se dy ore qe ishte bere gati dhe priste mbas
portes se oborit te degjonte hapat e tyre dhe te nisesh
urgjent,kishte lajmeruar edhe Vasiliken...edhe Hajdhon,te cilat
kishin hezituar dhe trembur...! Ato, kurre nuk e moren me mend se ky
operacion do dilte...me sukses.Ndersa menjehere erdhi Kostandua me
femijet te cilen e priste burri ne Kasop !
Ashtu neper terr te plote,motoskafin e nxorren nga vendi,e
leshuan ne uje... mbasi zune vend te gjithe gra e femije...per disa
minuta voziten me kupi,ne lufte per te shpetuar jeten...anija ikte me
shpejtesi duke krijuar nje zhurme te lehte fesht fesht....mbas pak
ndezen motorat e fuqishem dhe per pak minuta....u futen ne ngushticen
e kanalit te Korfuzit...kufirin e kaluan pa problem...! Ushtaret tane
kete rradhe deshtuan,ata e pane anijen shume shume larg.
Nje anije luftarake u pa te dilte nga gjiri i Sarandes me
uturime dhe sirene e cila lajmeronte per shkelje kufiri.
Diversantet,per pak mbriten ne Kasop....!