| E premte, 05.11.2010, 11:00 PM |
Kori i Misionit Katolik Shqiptar në Stuttgart
Nga aktiviteti kulturor i mërgimtarëve në Gjermani
Reportazh nga manifestimet e 100 vjetorit të lindjes së Lumës Nëna Tereze
KRENOHEMI ME VLERËN TONË KOMBËTARE
Nga Lekë Preçi
Edhe mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani e kanë kuptuar dhe po e realizojnë me vullnet dhe sinqeritet që viti 2010, i shpallur si viti i Nënës Tereze, të kalojë me organizime të ndryshme kulturore. Mërgimtarët shqiptarë, nga trojet etnike, të organizuar përmes Shoqatave, Shoqërive dhe Klubeve Shqiptare kanë organizuar shumë aktivitete kulturore që ky përvjetor të shënohët në mënyrë sa më të mirë dhe të dinjitetëshëm. Muajtë shtator dhe tetor ishin përplot me organizime kulturore nga mërgimtarët në Gjermani dhe shtetet tjera në Europë. Kështu, në shtator, në Göppingen të Gjermanisë, në kuadër të Shoqatës Kulturore që mbanë emrin e bëmirësës dhe humanistës sonë Nëna Tereze, u organizua një mbrëmje përkujtimore në nivelin më të lartë lokal. Kryesia dhe antarët e kësaj shoqate, me kohë kishin filluar përgatitjet në mënyrë që ky përvjetor të kaloj sa më mirë. Gjetën mënyrën dhe formën më të mirë të organizimit. Patën përkrahjën e plotë nga institucionet e qytetit të Göppingenit. Dhe në kuadër të të javës kulturore për të huajt që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet, organizim ky, që bëhët për çdo vit, kjo shoqatë paraqiti kërkesën për këtë manifestim. Nuk kishte nevojë që zyrtarëve të qytetit tu shpjegonim për Nënën Tereze thonë antarët e Kryesisë së Shoqatës. Thanë se është nderë për ne që të jemi pjesëmarrës të një përvjetori të tillë. Ky përvjetor filloi me Meshën e Shejt në Kishën e qytetit ku ishin prezent të gjitha komunitete fetare të këti qyteti. I pari mori fjalën dhe i përshëndeti të pranishmit zotri Sylë Sylaj kryetari i Shoqatës Nëna Tereze në Göppingen, për të vazhduar më tej për jetën dhe veprën e Nënës Tereze. Përshëndetën, recituan dhe kënduan në gjuhë të ndryshme nga tërë bota, Afrika dhe Azia për nobelistën tonë Nëna Tereze. Më të bukurat recitime tingëllonin në gjuhën e Nënës, në gjuhën shqipe. Këtë përvjetor e nderoj edhe pjesmarrja e Konsulit të Republikës së Kosovës në Stuttgart zotri Faket Kajtazit. Përshëndetja dhe fjalimi i ti ishin shpresë dhe besim për mërgimtarët. Mbresëlënëse ishte ekspozita e fotografive për jetën dhe veprën e Nënës Tereze e përgatitur me shije dhe kujdes të Profesorit të nderuar Mazllum Hasimja. Myswafirët dhe zyrtarët gjerman në fjalimet e tyre shfaqen ndjenja dhe poërshtypje të mira lidhur me këtë organizim. Të pranishmit u shërbyen me ushqime tradicionale shqiptare.
NË SINGEN
Shoqata kulturore shqiptare RINIA në Singen, për nderë të 100 vjetorit të lindjës së Nënës Tereze, organizoi një mbrëmje festive më bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet me rrethinë. Të pranishmit i përshëndetën përfaqësuesit e kësaj shoqate kulturore shqiptare si Hasan Hajdari dhe Marash Gojani. Këtu ishin përfaqësues nga klube , shoqëri dhe shoqata të ndryshme nga krahina Baden-Württemberg, nga Heilderbergu, Rottweili, Albstadti, Tuttlingeni. Në të gjitha fjalimet si të Luz Thaçit, Çerkin Bytyçt, Xhavit Muqakut etj u theksuan vlerësime për jetën dhe veprën e Nënës Tereze. Këtë mbrëmje festive e hijeshuan dhe i dhanë një vlerë të veçantë kombëtare vallet e grupit të vallëtarëve nga kjo shoqatë të përgatitur në mënyrë profesionale nga koreografi i mirënjohur Rrustem Selca. Këngëtarja e njohur Vjollca Buqaj vazhdoj programin me këngët e saja shumë të pëlqyeshme.
NË STUTTGART
Misioni Katolik Shgqiptar, si një subjekt shumë i rëndësishëm në Gjermani i cili vepron që 26 vjet në formën e plotë juridike, në muajin tetor pat një Meshë Shejte pikërishtë për këtë përvjetor. Para shumë besimtarëve dhe mysafirëve këtë Meshë e celebroj Pater Marjan Lorenci, famullitari i famullisë Nëna Tereze në Stuttgart. Që në fillim ai përshëndeti të pranishmit e pasaqerisht zëvëndës Konsulin e Konsulatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart zotri Ymer Lladrovcin. Po e fillojmë këtë Meshë Shejte me lutje për shpirtin e Nënës Tereze. Po e fillojmë këtë Meshë në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit Shejt. Ai i cili nuk dinë të festojë nuk dinë të jetojë Ne si shqiptarë dhe besimtarë jemi tubuar sot për të festuar dhe kujtuar përvjetorin e Nënës Tereze. Ky është viti i Nënës Tereze dhe ne përmes veprave dhe dashurisë së sajë duhët të krenohemi. Duhët të jemi krenar si popull shqiptar që kemi pasëp një nënë të tillë. Kemi pasë dhe do të kemi ne si popull që ti dhurojmë njorëzimit përsonalitete të tillë. Si bijë dhe bija të Nënës Tereze kemi edhe përgjrgjësi duke bërë vepra të mira, duke ruajtur dhe kultivuar gjuhën tonë amtare, të jemi në shërbim të vetës,familjës, kombit atdheut etj. I lutemi të Lumës Nënës Tereze për mirësinë tonë dhe dashurinë tonë. Ky ishte predikimi i Pater Marjanit në Meshën Shejte mbajtur për shpirtin e Nënës Tereze në Stuttgart.
Si gjithnjë, kori i Misionit Katolik Shqiptar në Stuttgart me programin e pasur artistik, recitime dhe recital, i përgatitur nga motrat Terezina Paluca dhe Roza Qerkini, i dha një hijeshi dhe bukuri kësaj Meshe. Duhët përshëndetur organizimin e mirë të Këshillit të Misionit për çdo detal. Në fund për të pranishmit u dha një koktel rasti. Dhe më të vërtetë krenohemi me vlerën tonë kombëtare të Lumën Nena Tereze.
![]() |
Pjesëmarrisit në Meshën Shejte në Göppingen |
![]() |
Pater Marjani gjatë Meshës Shejte |