| E premte, 05.11.2010, 10:12 PM |
Hasan Qyqalla
ORGJISË
Në themele kulle, në dritë vajguri
Kalitë me ninullat, në djepa druri.
Arat mbjellë, me parmend, me qe
Çdo krismë pushke, për lindje të re.
Abetaren thurrë, n’ palcë Manastiri
Kambanat në zemër, mishërim Krishti.
E pollën shartimin, në ditë të zisë
Mundëm perdhosjen, emblem orgjisë!
FTESA
Me buçetë lulesh, dremitem tej deti
Në pritje të FTESËS, nga dit’ e parë
Porosi në vazo, kartolin post trageti
E lotët pikë-pikë, përlahen në valë...!
Sa urimet zihen, sa t’pergëzuan sot
Sa argëtohen n’aheng, sa ngren dolli
Me dritë shandani, do pres gjer në mot
Moroze hijerëndë, pasqyrë n’ ardhmëri!