| E enjte, 04.11.2010, 07:42 PM |
MBI KRAHËT E ENGJËLLIT
Me fuqi privilegjesh
Ia marrim këngës
Dhe e bëjmë gjithnjë e më të bujshme
Kremten e dashurisë
Fusim në vallen festive
Të gjithë qiejt e lumturisë
Me buqitje të gëzueshme
Të mbarë njerëzisë
Garlate (Lecco), 13 tetor 2010
NË GËZIMIN E ZEMRËS SIME
Në vendin e parë
Dhe në fjalën e parë
Është përherë
Dhe në çdo reliev
Dashuria
Dhe vetëm dashuria
Që m’i sjell
Dhe i glorifikon
Të shenjtat tradita
Që i kam trashëguar nga të parët
Garlate (Lecco), 13 tetor 2010
N’ATË BUZËQESHJEN TËNDE
Ndjenjat e mira të dashurisë
Dallohen
Dhe shkëlqejnë si qirinjë jetësorë
Të stinës së re
Garlate (Lecco), 13 tetor 2010
FRYTE DASHURIE
Në marshimin tonë
Sytë e njerëzve kanë parë plot puthje
Ledhatime t’ëmbëla
Gjithçka që kënaq shpirtin
-
Të gjitha këto
Janë fryte dashurie
Garlate (Lecco), 13 tetor 2010
PARA KUVENDIT
Njerëzit merren vesh
Dhe betohen
Njëri me tjetrin
Lidhin aleanca
Dhe përgatiten për vendime
Garlate (Lecco), 13 tetor 2010
MBI KRAHËT E ËNDËRRAVE
Fluturojmë
Dhe kurrë s’ndalemi
Qiejve të dashurisë
Unë edhe mbretëresha
Siç kanë thënë profetët
Jemi gjithmonë
Në shërbim të njerëzisë
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 13 tetor 2010
DUKE SHKRUAR HISTORINË
Shumë dhembje
Por edhe shumë këndje
Dhe gëzime
Prekin mendjen time
Dhe ma riaktivizojnë këtë zemër
Në të bekuarat valle të dashurisë
Gjithnjë kërkoj
Pambarimin e kënaqësisë
Dhe amshimin e dashurisë
Rehatimin shpirtëror
Të mbarë njerëzisë
Në parajsën e amshuar të lumturisë
Garlate (Lecco), 13 tetor 2010
SHIGJETË DASHURIE
E nisur
Nga qiejt e besës
Vjen e u mëshon grumbujve t’intereseve
I shpartallon
Me ëmbëlsi hyjnore
Të mrekullisë
Këtë regjim të dashurisë
Shumë e përforcon
Garlate (Lecco), 13 tetor 2010
SIPAS RREGULLAVE
Rreth nesh hapet vallja
Stina e parë paralajmëron mot të bereqetshëm
Historia mbledh faktet
Dhe niset drejt amshimit
Më së shumti gëzohet
Parajsa e dashurisë
Garlate (Lecco), 13 tetor 2010
MES DËSHIRAVE
Dikush ka kërkuar paqe dhe dashuri
Në të gjitha pëllëmbët e rruzullit
Dikush kërkon luftëra dhe tollovi
Të tjerët duan vetëm spektakle
Sa për të thënë
E për të bërë diçka
...
Dikush
...
Të gjithë në lëvizje
Plot marrëveshje
Por edhe fërkime
...
Garlate (Lecco), 13 tetor 2010
NË T’ËMBËLAT KUJTIME
Gjyshërit më vijnë me pushkë
I ati im me çifteli
Kurse unë ia tingëlloj këngës së dashurisë
Garlate (Lecco), 13 tetor 2010
KUSH NGUTET...
Mirë thotë populli
Kush ngutet
...
Punë të mira kurrë s’kryen
As projekte dashurie kurrë s’realizon
...
Kush ngutet
Asgjë të mirë nuk ndërton
Por vetëm shkatërron
Garlate (Lecco), 13 tetor 2010
T’I BASHKOJMË FORCAT
Që të mund t’ia tregojmë botës
Rrugën e vërtetë të dashurisë
Dhe derën e të gjitha sukseseve
Duhet t’i bashkojmë të gjitha forcat
Bashkë t’i nisim
Dhe bashkë t’i mbarojmë
Të gjitha vallet festive
Të gjitha punët e përditshmërisë
Të gjitha aktet e dashurisë...
Garlate (Lecco), 13 tetor 2010
SYTHA DASHURIE
Kudo
Në kopshtin e panverës së re
Mbi betimet e dashurisë
Vërehen sytha dhe filiza
Të jetës së re
Me një rend të vlerave njerëzore
Kudo vlon dashuri
Garlate (Lecco), 14 tetor 2010
MES LULEVE TË DASHURISË
Marshojmë me mbretëreshën
Të përqafuar
Në defileun historik
Dhe ngrisim lartë
Në qiejt e lumturisë
Flamuirin e së mirëfilltës dashuri
Të njerëzisë
Garlate (Lecco), 14 tetor 2010
DUKE PRITUR VENDIMIN
Andej e këndej bëhen kalkulime
Studjohen të gjitha rrethanat
Dhe ndërmerren masa
E hapa të duhur
...
Garlate (Lecco), 14 tetor 2010
QËLLIME DHE REALIZIME
Ata kanë pasur qëllim
Të na shkelin në qafë
Të na vrasin
Të na lënë edhe jashtë varreve
E të na i marrin trojet
Ne kemi pasur qëllim
Ta fitojmë lirinë
Për ta realizuar lirshëm
Të shenjtën dashuri!
Garlate (Lecco), 14 tetor 2010
ME SHIJE DASHURIE
Veprat më të mira
Deri në kryevepra i bëjmë
Me udhëzimin e njerëzve
Në binarin e drejtë dhe të sigurtë
Të besimit reciprok
Dhe të kuptimit të botës me dashuri
Garlate (Lecco), 14 tetor 2010
NISEMI ME PUTHJE
Në misionin tonë të dashurisë
Unë me të lumen mbretëreshë
Në sytë e të gjithëve
Nisemi me të bekuarat puthje
Mrekullitë hyjnore
Gjithherë i kemi me ne
Shumë i ëmbël
Ky mjalt i dashurisë
Garlate (Lecco), 14 tetor 2010
MES DËSHMIVE
Kur na e kërkon shpirti
Ndërprejmë rrëfimin
Dhe ndalemi
Për të ëmbëlsuar zemrat
Me mjalt dashurie
Të gjithë na kuptojnë
Se ne jemi
Drejtues të parë
Të fronit të dashurisë
Garlate (Lecco), 14 tetor 2010
NUK TREMBEM UNË
Çfarëdo qofshin sfidat
Kërcënimet
Dhe rrethanat e stinës
Në rregulla loje
Jam i patrembshëm
Dhe i palëvizshëm
Fronin e kam të siguruar
Dhe të garantuar
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 14 tetor 2010
NË PËRPJEKJET TONA
Para së gjithash
E kemi në kujdes
Dhe në vendin e parë
Lisin e madh të besës
Me gjethet gjithmonë të freskëta
Të dashurisë
Gjithçka bëjmë
Brenda vullnetit
Dhe të qetësisë
Së shpirtit
Garlate (Lecco), 14 tetor 2010
PIKA DASHURIE
Në të gjitha arat tona të njerëzisë
Rriten dhe kultivohen
Bimët e domosdoshme të dashurisë
Për të pasuruar
Stinën tonë të lmturisë
Sa bukur
N’oqeanin tonë të amshimit
Ujin e bekuar
E ëmbëlsojnë
Shumë pika dashurie
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 14 tetor 2010
MES NDJENJAVE
Pa u turpëruar kurrë
Me mbretëreshën time
Vëhemi në shërbim të stinës së pestë
Me t’ëmbëlat akte te dashurisë
Minutat i ndajmë
Me t’ëmbëlat puthje
Dhe me përkëdhelje të pambarim
Garlate (Lecco), 14 tetor 2010
PREZENTIM
O njerëz të mirë
Gjithçka kam shkruar
E kam bërë me dashuri
Dhe për dashuri
Me shumë gëzim
Dhe ne kënaqësi
Bëj në mesin tuaj
Prezentimin e librave të mi
Ju dua afër
Plot me besë
Dhe me dashuri
Garlate (Lecco), 14 tetor 2010
DOMOSDOSHMËRI
Në procesin e intereseve
Janë të domosdoshme gënjeshtërat
Dhe mashtrimet
...
Në procesin e dashurisë
Është e domosdoshme besa
Dhe besnikëria
Garlate (Lecco), 14 tetor 2010