| E merkure, 03.11.2010, 10:27 PM |
NËSE NUK ZGJEDHEN NË NJË PARTI SHKOJNË NË TJETRËN
Nga Halit Bogaj
Në një mëngjes në emisioni ’’Hajt pak…’’më pëlqeu thënia e lartëpërmendur të cilën nuk mund ta luajë as topi..Kjo është një e vërtetë e madhe e cila tanimë është bërë përditshmëri bajate e cila na I vret sytë dhe veshët!.Kjo ka ndodhur dhe po ndodhë me ata të cilët, kinse kanë qenë dikushi në partitë e tyre, e sidomos me ata të LDK-së, si:Bujar Buksohi, Edita Tahiri, Edi Shukriu, vocërraku Shatri/I cili para disa mujave shkoi në AAK, Melihate Tërmkolli/e cila e frustruar që u la pas dore në LDK dhe që nuk ia varte askush , gjithashtu shkoi në AAK, Teuta Sahatçiu e cila e kishte humbur cenzusin në zgjedhjet paraprake/anipse e kritikonte sa muundej para dsa vitesh LDK-në, shkoi edhe ajo atje, natyrisht për ta bërë ndonjë vend me rëndësi në atë parrti/e cila është në shkatërrim të mëtejmë, tanimë e bërë në tri pjesë, pikërisht duke mos ia lëshuar vendet kryesore askujt përveç klanistëve të saj të ngushtë!!!Pra Teuta/ e rënë nga dynjallëku, pasi lideri I saj Veton Surroi kishte dhënë dorëheqje nga humbja katastrofale, u përpoq të ngjitej prapë shkallëve të larta të ëmbëlsirës piramidale të quajtur pushtet!.Por të gjithë ata duhet ta dine farë mirë se pushtet nuk mund të ketë për të gjithë ata që pretendojnë të futen’’Nën dardhë’’.Kështu ndodhi edhe me Gjergj Dedajn e ngratë por shumë shpejtë/me rastin e njëfarë termit të panjohur për ne’’Riformatizim’’ u shkarkua nga posti dhe mbeti si gjynah!.Ajo që përfitoi nga këto ‘’shkuarje-ardhje’’ishte dama megalomane Edita Tahiri e cila/menjëherë pasiqë u fut në PDK, u bë ministre në vend të Arsim Bajramit/Por ajo, nga dashuria që ka ndaj botës së jashtme, ngase ia ka lënë ëmbël para disa vitesh kur shkollohej në Amerikë me paratë e lDK-së, ka pretendim shumë më të lartë , të bëhet hiç më pak se ministre e punëve të jashtme/domethënë Hilari e Kosovës/!.Ashtu siç është duke ecur mbase edhe do ta arrijë këtë qëllim të lartë ngase Hashim Thaçi /I cili është duke mësuar nga gabimet e të tjerëve/do t’I fitojë sërish zgjedhjet/madje madje dikush ka filluar t’ia merr inat se përse nuk kishte kundërkandidat kur u zgjodh sërish kryetar I PDK-së!.Por kjo do të thotë, edhepse ia ke inat, jepja hakun.Pra, në favor të Thaçit ka punuar dhe po punon sapo mundet parasëgjithash, vetë LDK-ja të cilën kurrë nuk mund ta shpartallonte aq shpejtë askush ,ashtu siç e shpartalloi ajo vetëveten?!.Këtë e kanë kuptuar edhe vremçat.Me rënien e mëtejme të LDK-së, Thaçit po I shtohet edhe më tepër autoriteti edhe në popull por edhe tek simpatiziesit e LDK-së të cilët kishin qenë të lajthitur nga besimi që kishin pasur tek njerëzit e Rugovës të cilët na bënë horë pas vdekjes së liderit tone historik.Dhe duke u thirrur akoma në emrin e tij, ata nuk mund të na bindin fare se ishin në rrugën e trasuar prej tij, përkudrazi, siç kemi thënë shpeshherë, ata ia bën humnerën LDK-së, të cilën po e rrezikojnë akoma, duke mos u lodhur fare nga veprimet e tyre skandaloze të cilat janë të tejdukshme dhe të njëpasnjëshme.Hapësirat e errëta në të cilat parakalojnë kalorësit e saj janë tejet të tejdukshme.
Futja e tyre në partite tjera është bërë e rëdomtë dhe nuk çajnë kokën për dinjtetin e vetë të cilin e hedhin në lojë të mëtejme për ta humbur edhe atë trohë autoritet që e kishin ose që mendonin se e kishin fituar në shpinë të presidentit tonë të dashur për pjesën më të madhe të popullit tonë...Ai të gjithë I mbulonte sikur të ishte ndonjë jorgan magjik dhe nuk lejonte që të kundërmonin në popull dhe t’I nxirrnin jashtë pisllëqet e tyre si në ‘’Kuvendin e turpshëm të karrigave’’.Pra sa ishte gjallë Rugova/ata që kishin pasur pretendime të tilla/ nuk guxonin të dëgjoheshin fare, ngase atë e çmonin dhe e respektonin edhe burrështetasit më të mëdhenj të botës, I cili, pikërisht duke e përkrahur ata, nga një njeri I thjeshtë u kthye në një personalitet mitik.Atë e panë edhe mistrecët e ndryshëm të cilët përpiqeshin të thoshin diçka kundër tij , por që në fakt nuk mund të thoshin asgjë!.
Prandaj, duke I njohur rrjedhat e zhvillimeve tona politike, sidomos ato që janë duke ndodhur tani dhe luftën e këtyre për pushtet, në të ardhmen nuk do të çuditemi fare dhe asgjë nuk do të jetë ndonjë befasi e paparitur.Tani me të drejtë shtrohet pyetja:Se në çfarë përqindje do të dale populli në zgjedhje , ngase jemi të dëshpëruar nga të gjitha partitë.
29.10.2010