Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Valentina Dafa: Kthim në shtëpi

| E marte, 02.11.2010, 08:56 PM |


Valentina Dafa

 

Kthim në shtëpi

 

 

Sot, aty dhe loti mbetet i paemër

 

dhe pengjet ecin me kthimin e kokës pas

 

të të arrijnë, ndoshta... në hap...

 

...aty, ku dhe pse burrë mbetesh prapë femijë

 

në prehrin e nënës, ledhatimet e saj ...

 

...Një çast

 

dhe gjaku në deje s`di të ndajë dashuritë

 

dhe qeshja në shpirt, padashje ndihet në faj...

 

Asnjëherë, askush asnjë përgjigjigje s`të jep

 

për mungesat,

 

për pritjet,

 

për kthimet me emrin hall

 

që dashje padashje binjakëzohen me mall.

 

Sot, sesi ndihem ngatërruar në fat

 

femije apo e rritur s`e di....

 

s`e di! ?