| E marte, 02.11.2010, 10:20 PM |
Shqiptar apo Kosovar?
Nga Faik Krasniqi
Personat që propagandojnë për gjoja etninë kosovare, si pandan të asaj shqiptare, të shumtën e herëve janë persona shume naiv, të paditur dhe të ekzaltuar. Edhe mund të mirëkuptohet naiviteti i një të riu, i cili nuk bënë dallim ne mes të etnisë dhe shtetësisë, por janë disa ujq pleq që e kanë për interes këtë punë. Të bësh një dallim të tillë, është marrëzi .Është njëjtë sikur të pyesësh një nga labëria : A je Lab apo Shqiptar, ose një Tropojani t'i thuash; a je Shqiptar apo Tropojan ?
Ishte një kohë kur serbët bënin dallime nënçmuese mes shqiptarëve nga Shqipëria dhe atyre nga Kosova , të parët i quanin "Albanci" , ndërsa shqiptarët e Kosovës " Shiftari" , dhe ketë dallim e bënin me qellim të na e mohonin çdo lidhje me shtetin amë. Dikur ata për qëllime nacionaliste të tyre, dolën me tezën se ne ('' Kosovarët'') jemi të ardhur në Kosovë nga Shqipëria dhe se serbët ishin banorë autokton të Kosovës.
Sot këto dallime për fat të keq po i bejmë ne vetë ! Me apo pa dashje, me qëllim apo nga mosdija po çojm? ujin në mullirin e armiqve. Në këtë mënyrë ne po konfirmojmë vetë ndarjen (që na kanë bërë të huajt) nga shteti amë. Vetëm ndonjë i lajthitur apo bashkëpunëtor i sllavit e grekut , mund të thotë se një ''Kosovar'' nuk është Shqiptar.
Të mohosh që kemi traditë, kulturë, dhe gjuhë të përbashkët është shumë armiqësore dhe baraz me tradhti. A ka më turp se të mohosh identitetin tendë kombëtar, ashtu siç shumë shqiptar të Kosovës po mundohen ta paraqesin veten e tyre si ''kosovar''.
Shtetësinë mund ta ndërrosh, por kombësinë JO. Nëse bazohemi në shtetësi, atëherë
(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)