| E hene, 01.11.2010, 09:37 PM |
DISA FJALË TË AUTORIT RRAHIM GANIUT
Linda në fshatin Mateç të Kumanovës, aty kam kryer pesë klasë fillore, ndërsa pjesën tjetër të arsimimit tim fillor deri në klasën e tetë e kam kryer në Kumanovë. Kjo ndodhi kështu për shkak se fshati Mateç, diku para viteve të ’60-ta, u zbraz për disa ditë, meqë banorët e tij, ndër ta, edhe një pjesë e madhe e familjes s'ime, si lumi që rrjedh, mjerisht migruan në Turqi dhe kështu shkolla fillore pothuajse u mbyll. Është e njohur s'e këtë fat e përjetuan të gjithë shqiptarët që jetonin në Jugo - sllavitë të mbretit të Titos të Millosheviqit. Unë u detyrova që shkollimin e mëtejshëm ta vazhdoj në Kumanovë, edhe pse duhej të udhëtoja 20 kilometar në ditë.
Fundi i luftës 1941-45 solli tragjedi për popullin shqiptar. Ky shtet artificial, Jugosllavinë që e formuan sllavët e jugut të diriguar nga Moskovi në tokat ilire u bë ndërkohë fatkeqësia dhe golgota më e madhe për popullin shqiptar, njësoj si në fund të shekullit XIX, kur nga sërbët u bë pastrimi etnik makab i shqiptarëve nga tokat e tyre atërore. Shkretirën që e filluan sllavët që kurrë i pushtuan tokat ilire në shekullin shtatë dhe tetë pas Krishtit, tani njësojë si atëherë e vazhduan prap. Edhe këto Jugosllavi, qoftë e Titos Rankoviqit apo ajo e Millosheviqit, kishte për qëllim zhdukjen dhe pastrimin etnik të shqiptarëve në tërë hapsirat e ish Jugo-sllavisë.Këto terrore i ka ndier në kurrizin e vet edhe familja ime që me ardhjen e sërbve në Karadakun tim në vitin 1912 po edhe më parë në kohën e sundimit barbar të Nemajniqëve para se të vijn Osmanlinjët,pasatj vazhdon me formimin e Jugosllavisë Mbretërore të Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve më 1919. Atëherë një pjesë e madhe e familjes s'ime janë dëbuar nga pronat e tyre dhe janë detyruar të shpërngulen në Turqi, ndërsa në shtëpitë dhe pronat e tyre vendosen kolonistët serbë. Në atë kohë është likuiduar edhe gjyshi im Rrahimi dhe shumë shqiptarë të tjerë të fshatit Mateç të rajonit të Karadakut të Kumanovës dhe më gjërë. Familja ime, ashtu si edhe shumë familje të tjera shqiptare, e pati të njëjtin fat edhe pas Luftës së Dytë Botërore, pas “çlirimit” të vendit. Më 1945 në mënyrën më mizore likuidohet nga policia jugosllave xhaxhai im (Afuz) Ajet Ganiu të cilit edhe sot nuk i dihet varri. Babai im, i cili gjatë luftës 1941-46 ka udhëhequr një grup luftëtarësh për mbrojtjen e pragut të shtëpisë nga terrori çetnik dhe komunist, pasi bashkë me grupin e luftëtarëve dorëzohet në besë nga fundi i vitit 1946, nga maltretimi fizik dhe psikik vdes më 1947 në moshën 36-vjeçare. Çfarë fati i keq, babai im ngelë jetim në moshën 3 vjeçare, ndersa unë në moshën 5 vjeçare. Kështu ishte fati i shumë prindëve dhe fëmijve shqiptar nën okupim të egër serbo- sllavë.
Në luftat e fundit shqiptare kemi pasur qëndrim dhe pjesëmarje aktive dhe angazhime konkrete pro luftave çlirimtare kombëtare,sidomos në betejën e Mateçit në vitin 2001. Si gazetar dhe redaktor vazhdimishtë me shkrimet gazetareske dhe me aktivitetin redaktorijal kamë kontribuar në avansimin e të drejtave të popullit tim, pëfshih këtu edhe kontributin që kamë dhënë në themelimin e Univerzitetit të Tetovës në zgjërimin e programit në gjuhën shqipe të Radio Shkupit prej 3 orë sa e gjeta në 09 orë,themelimin e disa festivaleve s'iç ishte në vitin l993 ,,Këngë jeho'' të Strugës, zgjërimin e rrjetit të korespodentëve edhe në botën e jashme si dhe në Shqipëri në Kosovë, si dhe në afirmimin e çështjes së Kosovës në takimet me ndërkombëtarët dhe çështjen shqiptare në Maqedoni...Afro dhjet vjet për çdo javë kam pregaditur emision special kushtuar Kosovës emision që titullohej,KRONIKË PËR KOSOVËN’’në këtë emision kan marrë pjerë shumë faktor relevant nga Kosova,Maqedonia,dhe faktor ndërkombëtar për çka edhe më ndëshkuan në RTM duke më ndërruar nga posti redaktor përgjegjës dhe dënime tjera materijale...Si mësues i ri në fashatin tim Mateçin kam formuar shoqërinë e parë Kulturo artistike ,,Rinia'' në komunën e Likovës dhe sa isha me punë në Mateç isha edhe kryetar i të njëjtës. Kam formuar edhe klubin futbolistik po në fshatin tim. Rrjedh nga një familje e pasur bujqësore. Prindërit e mi kishin shumë tokë pjellore dhe një kopsht shumë të bukur me një sipërfaqe shumë të madhe.
Rreth kopshtit kalon lumi i fshatit Mateç, i cili me të vërtetë e zbukuron këtë pjesë të pronës sonë.
Shkrimtarët e njohur Murat Isaku dhe Abdilazis Islami gjat një vizite familjes s'ime i inspiruar nga bukurija e kopshtit i patën kushtuar diçka nga arti i tyre.
Fshati Mateç ka dhënë shumë intelektual nga sferat e ndryshme. Shumë më herët, flitej se, për shkak të konfiguracionit të bukur gjeografik të fushës pjellore e sidomos të vreshtave me rrush nga i cili është prodhuar verë me cilësi të lartë, kanë qëndruar në këtë fshat Filipi i II, Aleksandri i Madh, Konstantini i Madh, Justiniani I, Skënderbeu gjatë kthimit në Krujë dhe personalitete të tjera të njohur. Gjat luftës së vitit 2001 në Mateç uzhvilluan përleshje shumë serioze luftarake ku u vran edhe 11 luftetra heronjë të popullit tonë.Thuhet se familja ime rrënjët i ka nga Skupi, ndërsa fshatin Mateç e kanë themeluar vetë ata për shkak të vreshtave, rrushit, fusha shumë pjellore, mali i dendur me druj uji i pastërt i lumit të fshatit dhe kullosave të pasura për bagëti...
Pasi mbarova shkollën fillore arsimimin e vazhdova në Shkollën Normale në Shkup. Mund të them s'e k'jo shkollë në vitet ’60-të ishte si një universitet arsimimi në gjuhën shqipe. Kam pasur arsimtarë të shkëlqyeshëm që zhvillonin me vetëdije të lartë njerëzore, profesionale dhe patriotike procesin edukativo -arsimor. Më vonë, po në Shkup kam kryer Fakultetin Filozofik, degën e filozofisë. Kam pasur fatin dhe nderin të dëgjoj ligjërata nga sfera e filozofisë, etikës dhe estetikës te profesori i madh Vuk Pavlloviq nga Zagrebi me origjinë hebreike.
Jam diplomuar në temën: “Monadat e Lajbnicit” te profesorët Vuk Pavloviq, Zagorka Miçiç nga Beogradi dhe Ferid Muhiq nga Shkupi.
Kam punuar si mësues katër vjet në fshatin tim, pastaj 6 muaj në administratën publike në Kumanovë si nënpunës, gjersa pa pritur një ditë pa asnjë
shkak më dëbuan nga puna dhe ma morrën banesën po sa ma kishin ndarë dhe që të mos kuptohet këjo më detyruan të shkoj ushtar. Kurr u ktheva nga ushtria as që donte të më pranon ndokush nga pesonat zyrtarë, të bisedoi që të kthehem në punë. Kam pas biseduar me një faktor të lartë në piramidën shtetërore në Maqedoni me komb shqiptar, ai mirë më pranoi dhe premtoi, se do të zgjidhë problemin tim. Mirëpo, kur shkova për së dyti as që pranoi të bisedon. Asnjëherë nuk më dhanë ndonjë dokument zyrtar se jamë i përjashtuar nga puna as pse ma morrën banesën edhe pse kërkova disa herë gjerë në instancat më të larta. Më vonë kam kuptuar se shkaku ka qenë pse kam folur shqip me palët dhe e kaluara e prindit tim...
Pasi mbarova fakultetin në vitin 1970, u punësova në Radio-Shkup, Programi në gjuhën shqipe, ku kam punuar gjerë në vitin 2005 kur edhe u pensionova.
Në këtë institucion kam kryer detyrën e gazetarit, pastaj redaktor i redaksisë, komentator dhe redaktor përgjegjës i Programit, detyrë që e kam ushtruar më shumë se tetë vjet,pastaj dhe përgjegjës i programit shkencor.
Gjatë punës s'ime kam emetuar shumë përmbajtje të zhanreve të ndryshme gazetareske, si lajme, informata, intervista, reportazhe, vështrime e komente, emisione shkencore. Kam përgatitur mëse 1000 emisione shkencore të sferave të ndryshme që janë emetuar në emisionin të njohur “Horizontet e diturisë” .
Prej vitit 1990 e gjer më vitin 1999 kam emetuar ç'do javë informata vështrime intervista komente javore etj. kushtuar çështjes së Kosovës. Në program kam emetuar edhe një sërë recensionesh. Me punime publicistike dhe shkencore jam paraqitur edhe në gazetat “Flaka” , “Fakti,”“Rilindja” e Prishtinës, si dhe në revistat “Jehona” dhe “Vlera.”Kam marrë pjesë edhe në shumë simpoziume shkencore dhe publicistike në shumë takime letrare duke u prezentuar me punime nga sfera e publicistikës, filozofisë dhe estetikës poezisë... Gjer më tani kam botuar pesë libëra me poezi titulluar:,,KTHIM NË PELLAZGJI.'',,MARAMENDJE KOHE'.' '' SYTË DHE YJET'' ,,KUSHTRIM SHKËMBI’’,,,TA VODHA SHIKIMIN’’,nga sfera e estetikës ,, MARRAMENDJE METAFIZIKE E ARTIT’’ MENDIME FILOZOFIKE E ESTEIKE PËR ARTIN’’(Nga antika deri më sot) e tani dual në dritë libri me poezi,,HOMERI I GJALLË’’.Ndërkaqë,në dorëshkrim kam edhe 7 libra dy romane katër libra me poezi dhe një nga sfera shkencore shqiptare.Gjashtë libra i kam botuar me mjetet finaciare personale të miat, vetëm një libër me ndihmën e Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë.
Rrahim Ganiu
KUSHTRIMI TE SHKËMBI I KAVAJËS
1
Të shikoj, o gjurmë kohe
Shkëmb i Kavajës
Fytyrën vigane
Kthyer nga kaltërsia
Sa shekuj, mileniume
Ke numëruar
Ti je zjarr i logosit
Që rrjedh
Nga zemra e titanit
Ti je dallgore
Ku u përplasën stuhitë
E tmerrshme
Dallgët u tretën, ti ngele
Këtu, ku je dëshmitar
I kohës
Ti i sfidove dallgët e egra
Dallgën e zezë që ta brejti
Ashtin
Ti prapë e sfidove kohën
Ti je dallgë mbi dallgë
2
Ti nuk je mister
Je i dukshëm, i lartë
Te ti, o Shkëmb i Kavajës
Nuk ka zë
Të ngrënë llahtarie
Të humnerës
Ti je yll që jeton
Rrëfen
Ti je vend i ngjarjes
Së lavdishme kohë
Dhe hapësirë
,,O Bubullimë te Shkëmbi
I Kavajës’’
Dramë e vërtetë e krenarisë
Së etnisë ndër kohë
Dramë e ekzistencës
Njerëzore
3
mbështjellë nëpër
Kohë
Me këngën tënde
Tingëllimë kushtrimi
Plot adhurim për liri
Unë ua futa tmerrin lanetëve
E ugurzinjve
Që më rrethojnë
Ma ndaluan këngën
Ajo jetoi në shpirt
Tani ripërtërihem
Ribashkohem
Bashkë me këngën
E shpirtit
4
I dhashë fund durimit
Nga gremina e thellë
Gjeta koraqin e vjetër
E mbatha kalin e amshuar
E di rrugën ku më shpien
Do ta këndoj kthjellët
Këngën e vjetër
Ti qëndro, ku të krijoi
Perëndia e madhërishme
Nga gjurrat e bardhë
Trego edhe më për ngjarjet
Ta shuaj etjen e gjatë
5
Trimat e fisit në kohë
Ta ngritën lavdinë
Ndër yje
Tani shikoje qetë në horizont
Paskajshmërinë e kaltërsisë
Shqiptare
Ty stuhitë nuk mundën
Të të përkulin
O pllajë diellore
Sot unë jam me ty i gjallë
Nuk kam frikë
Nga krrokatja e korbave të zinj
6
Më shikon, kam derdhje
Lotësh gëzimi
Qëndroj me ty i fortë
Fati ma zgjati dorën
Tani më mirë e kuptoj
Zërin e nderit
Që më vjen
Nga lartësia e malit
Pranoj
Urdhrat e Zotit
Se gjeta një copë
Të tokës së premtuar
Më tregon se jam
Pjekur për këngën
E këndezit
Për pasditen time