| E diele, 31.10.2010, 07:24 PM |
Ushqimet tona në sofrën e Singenit...
Nga Xhevat Muqaku
Pregaditjen e ushqimeve e përcjellë tradita, përzgjedhja, shija, dashuria, mjeshtria e gatuemjes etj. Dreka në tryezë- sofër, me rrethin e familjes dhe praninë e mysafirëve është më e shijshme. Përkrahja reciproke mes komunitetit shqiptarë dhe shoqatës " Shujtë për mysafirët ", solli edhe kontaktet dhe gadishmërin e disa familjeve tona, çë me knaqësi të zotërojnë kuzhinën e " Tryezës së Singenit ", në drekën e datës 25 tetorë.
Zonja Braunbarth, rrëfen për përkrahjen e ndërmarrjeve shoqërore të qytetit, çë dhurojnë gjëra ushqimore e të cilat mysafirët i shijojnë në Restaurantin tonë dhe i blejnë në shitorën tonë. Aksioni; " Të ziejmë për Tryezën ", përcjellë drekën në sofrën tonë afër pesë vite. Kuzhinjeret tona planifikojnë, pregadisin ushqimet dhe ambientin ku servohet dreka. Çdo përkrahje dhe drekë për neve dhe mysafirët është festë madhështore. Në tryezën e Restaurantit pesë ditë radhazi shtrohet drekë për 40 deri 60 mysafir, ndërsa kushton bashkë me një pije, 1.50 euro.
Me pjesëmarrjen aktive në javën interkulturore të qytetit Singen me Menytë: tamile, arabe, franceze, italiane, dhe aktivitete tjera, kjo shoqatë i bëri zyrtarët e qytetit të mos mendohen shumë për qmimin; "Agjenda 2009 " - shpërblim me të cilën u nderua kjo tryezë- shoqatë.
Nuk hezituam fare, çë t' i përgjigjemi këtij aksioni dhe kësaj dreke. Gëzohemi se jemi të pranishme sot në këtë ambient të mrekullueshëm, dhe lexoni ju lutëm titullin dhe tekstin përcjellës në tabelën e ekspozuar para kësaj ndërtese, than një zërit zonjat; Hanëmshahe, Marte, Luljeta dhe Nadire, anëtare të shoqatës " Shujtë për mysafirët ".
Kjo tryezë është vendtakim i qytetarëve nevojtarë, ndërsa dreka në përgjithësi dhe kjo shumëllojshmëri e kuzhinës shqiptare sot në veqanti, bartin në vehte zhvillimin dhe rritën e kësaj tryeze në vazhdimësi. Falenderoi me këtë rast zonjat, mike të mijat, me të cilat bashkpunoi ngushtë, pa i harruar edhe zotrinjët, Sadriun dhe Marashin për angazhimin e tyre të madhë. Shumica e mysafirëve të drekës së sotme,(ishin gjthësejt 70), vlerësuan ushqimet tuaja me notat- komplimentet më të larta të mundëshme e ato janë; ushqim i shijëshem POEMË dhe ANDËRR. Ju përgëzoi shumë dhe uroi shëndet dhe suksese juve dhe familjeve tuaja. Do të flitet gjatë për flinë, pitet, supën e pasulit, sarmet dhe ëmbëlsirat e Kosovës të datës 25 tetorë 2010, ndërsa fajtorë jeni vetë( mahi), përfundoi zonja Möhrle, udhëheqëse e shoqatës " Shujtë për mysafirët".
Historiku i tryezës së qytetit në Singen, daton çë nga vjeshta e vitit 1997. Në fillim nga vetëiniciativa e të mbeturve pa punë, me të vetmin qëllim, zbutjen e situatës së palakmueshme sa do pak, pastai gjërat morën një zhvillim të mbarë. Puna e përbashkët është program i mirë, të cilën e përkrahin individ dhe organizata të shumta në Regjion, me gjëra ushqimore të vlefshme. E ngrisin zërin tek tema e varfërisë, ndihmojnë edhe punësimin në rrethin Konstanz.