| E diele, 31.10.2010, 02:54 PM |
FJALA E ARMATOSUR
Nga Rrustem Geci –
Poeti dhe patrioti Mehmet Bislimi u lind në Prekaz të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Drenas. Pas shkollës së mesme, Mehmeti regjistrohet në Universitetin e Prishtinës, në Kryeqytetin e betejave të Kosovës. Fillimet poetike të Mehmetit nisin që në moshë të re. I edukuar me frymën e grushtit dhe të pushkës, Mehmet Bislimi lexon gjithçka që i bie në dorë. Ngadale, por sigurtë pjeket dhe formësohet poeti dhe patrioti i zgjuar. Në vitet e vlimeve të mëdha, Mehmet Bislimi ishte në ballë të betejave të kohës. Kjo stinë kaq e zymtë/ kaq e pistë/ e drodhi bishtin edhe kësaj radhe/ në kërkim të stacionit të fundit…/ stinë e reshjeve me gjak/ kot e ke vonuar pranverën…këto dhe vargje të tjera tregojnë shpirtin shpërthyes të poetit . Në kryeqytetin e betejave të Kosovës, në Prishtinë, Mehmet Bislimi nuk rri duarkryq, por angazhohet në grupet ilegale kundër pushtuesit serbë. Në Prishtinë, ai kryen një serë aksionesh kundër armikut. Në jetën time tregon Mehmeti, kurrë nuk janë futur njerëz të papërgjegjshëm. Në kërkim të një lufte më të mirëfilltë kundër makinës vrasëse të Beogradit, Mehmeti merrë rrugën e mërgimit. Në mërgim Mehmeti shquhet për shpirtin luftarak të tij. Poezitë e Mehmet Bislimit janë poezi të angazhuara, poezi të stinëve me gjak. O mik/ o shok/ a ke pak lek /se më duhen/ për t´ia vënë një guri/ tim birit mbi varr: këto dhe qindëra vargje të tjera tregojnë për shpirtin e plagosur të poetit. Ngasjet poetike të Mehmet Bislimit për fatin e dheut dhe të atdheut nuk reshtin; Eh, sa e sa trima/ ikën me sy hapur/ e sa e sa trimëresha nuk i mbyllën sytë…/ Shqipëria prapë nuk u bë, as sot…Dhimbja e poetit për fatin e vendit vazhdon, nuk ndalet; …Që nga sëpata e Ahmet Delisë/ e deri tek mitralozi i Adem Jasharit/ Kosovë, një shekull histori e përgjakur…Poeti Bislimi ka një jetë që është i pafjetur. Ai që në moshë të re ishte pjesë e fjalës së armatosur, ndryshe liria do ishte vetëm dëshirë dhe emër kuptimi. Brezi im shprehet Mehmeti, edhe fjalën edhe qëllimin e armatosi s´i asnjë brez tjetër. Ne edhe shkruanim edhe qëllonim, shkruan Mehmet Bislimi. Zemërimi thotë shkrimtari ynë, ta imponon dorën ta bësh grusht. Robëria nuk i shkon kësaj toke të gjithmonshme, kësaj toke me 45 lufta dhe beteja të pareshtura. Vendi im thotë Mehmet Bislimi ishte pjesëmarrës i Luftës së Trojës ( Troes ), pjesëmarrës i luftave rajonale, dhe pjesëmarrës i dy Luftave Botërore. Në angazhimet e mia poetike dhe patriotike, unë e dija sa dritë ka fjala, sa peshë ka grushti dhe sa jehonë ka plumbi. Me vëllimin e fjalës së armatosur, e armatosëm edhe lirinë, që ajo kurrë më të mos jetë e pandehur përpara askujt. Shikuar nga këto pamje, Mehmet Bislimi është poeti që me poema pluskon. Jo njëherë, por, disa herë kam folur me barin, me ujin, me ajrin, me gurin dhe drurin e vendlindjes, për të thyer heshtjen brenda vetes, brenda guximit që fshihej. Jeta është kjo që është, shkruan Mehmet Bislimi. Unë kujtoj thotë shkrimtari Bislimi se fjalën e armatosur, nuk ka luftë që mund ta thyej. Orët e liga erdhën/ përsëri para kohe/ zhurmshëm si gjithmonë…/ por, farën e ligë/ se pranoi as toka / se ndër vite e dogjën../ të mbjellat e nënëlokes / mbjellur që më parë..Në vitet e rinisë sime tregon Mehmeti, Prishtina ishte djep i patriotëve të Kosovës. Aty ne merrnim dhe jepnim detyra, që Lëvizja jonë të shumëzohet në shumë fshatra, në shumë qytete. Shkrimet e shkrimtarit Mehmet Bislimi i gjejmë kudo në shtypin e kohës. Temat e tij të preferuara ishin temat për heronjtë, dhe patriotët, temat për çelësin e çështjes kombëtare. Lufta e poetit Bislimi, ishte luftë me terrin, me të padukshmen e atij pushtuesi. S´është histori kjo që na e shkruan armiku. Lirinë duhet ngritur me duar, me gjak, ndryshe ky armik nuk ia mbath prej këtu. Në një kohë kur unë isha dallëndyshe, lufta me terrin ishte beteja ime e preferuar. Poezitë, “Pushka”, ”Koha”, ”Malli”, ”Mësuesit tim”, ”Shokëve”, “Drenicës” , dhe qindra poezi të tjera, shprehin mesazhin kryengritës të një brezi. Motivet e poetit Bislimi, për Bashkim kombëtar, për një qiell tonin të përbashkët vazhdojnë të shpërthejnë edhe tani. Nuk duam më të reshura me gjak, se njëqind vjet u bënë që ne po vdesim në këmbë, në fusha të betejave. Liria është hapësirë e gjerë, pa të cilën edhe gjërat e rëndomta me vështërsi zgjidhen. Çdo luftë Çlirimatre shprehet Mehmet Bislimi i njeh heronjutë e vet, të rënët e saj. Ishte shumë i ri / kur tingujt e luftës i dëgjoi / por shpejt u burrërua.. / me tinguj përjetësie../ jetë, liri, atdhe!../ mbi dheun e atdheut… Shkrimtari Mehmet Bislimi deri më tash ka botuar këto vepra; 1 ) Anekdota dhe satira autoriale 2 ) Trëndëfila maji 3 ) Fjalë dhe gurë 4 ) Këtu i thonë Drenicë 5 ) Ironi e verdhë 6 ) Stinë e vonuar 7 ) Shkrime publicistike 8 ) Anekdota popullore dhe satira autoriale II Në këtë ese të shkurtër është e pamundur të kapi tërë veprën letrare dhe patriotike të Mehmet Bislimit. Me këtë rast autorit, Mehmet Bislimi, i uroj shëndet dhe sukses!..