| E diele, 31.10.2010, 07:56 PM |
Në sfondin e persiatjeve dhe reflektimëve të ndryshme historike dhe kulturologjike nga mërgimi:
Të lindësh në "nenqiellin e vogël" të Forcës dhe Një Besimit të Madh...
-Duke menduar në Lekën tonë të Madh dhe Farën e pavdekshme iliro-shqiptare kudo nepër botë
Nga Agron Shabani, Gjermani
1.Është një natë e ftohtë vjeshte me shi dhe një erë të fortë kumbuese që fryen gjithë tërbim prej nga gjithëkah dhe gjithandej dikund në mërgim.Gjermani...Përjashta nga dritarja nata i derdhë pameshirëshëm të ftohëtit dhe hështjen e rëndë misterioze që i përndjek dhe gudulisë madje edhe ato ëndërralla të pafajshme të femijëve të mi në gjumë.është muaj nëntori.Muaji i Festave të njohura të Flamurit dhe Pavarësisë Shqiptare...Në dorë kam fragmente, shënime, histori dhe antologji të ndryshme mbi Aleksandrin(Lekën) e Madh dhe rrënjët e tij iliro-shqiptare që e pushtuan dhe mahnitën botën e lashtë-antike.Dhe..shih ti!Si për cudi dhe një koincidencë të pashkruar e të pathënë asgjëkundi:E bukur, sharmante, viskoze, ekselente, brauroze, madhështore, hakmarrëse, kryengritëse, e xhindosur, brutale, supersticioze, bakante dhe tepër ekstravagante! Me tërë lukin dhe madhështinë e saj prej mbretëreshe me shfaqet sërish Olimpia(Olimbia) e famshme. E ëma e shquar dhe tepër krenare e Leksës së Madh nga Iliria e lashtë-ANTIKE:Ajo princeshë e bukur dhe tepër kryengritëse e luftarake me gjene dhe gjak të pastërt shqiptari.Duke i bluar dikund thellë në zemrën dhe shpirtin e saj hakmarrës e luftarak xhelozinë dhe hakmarrjenh e tmerrshme dhe vdekjepruese ndaj burrit(bashkëshortit) të saj fals(Filipit të Dytë nga Maqedonia) dhe "ortakësë së saj të pakurorëzuar"-Euridikës .Me mërrola në ballë dhe do hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrën dhe portretin e tij prej heroit të njohurepiko- mitik:Aty është edhe i biri i saj i famshëm, Aleksandri(Leka) i Madh me tërë potencialin dhe fuqinë e tij të njohur fizike, ushtarake(luftarake) dhe politike.Gjithmonëe i gatshëm për të shpërthyer dhe eksploduar si vullkani me tërë zemëraten dhe kushtrimin e tij skeletor dhe gjenetik-ndaj cdo rivali ose kundërshtari të mundshëm në kohë dhe hapësirë."Ti je si Akili! I dënuar nga forca dhe madhështia jote! " I kishte thënë një ditë Lekës së Madh e ëma e tij (Olimpia) tek po flisnin dhe kuvendonin bashkë në buzëmbremjen e një natë të nxehtë korriku dikund në Iliri para se ky i fundit (Leka i Madh) të fillonte më marëshimet dhe ekspeditat e tij të famshme luftarake dhe ushtarake në Azi. Thonë se kur kishte lindur atëbotë Leka i Madh(në korrik të vitit të largët 356-para epokës së re) një vetëtime e madh e shoqëruar dhe përcjellur me murmurimë dhe do gjëmime të fuqishme të motit e kishtë carë përgjysmë qiellin e kaltërt(blu) të Ilirisë së Lashtë-Antike! Duke paralajmëruar këeshtu një lindje të përbotshme dhe profetike( të Lekës së Madh) që nuk do vdiste as perëndontë kurrë në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme nacionale dhe historike të shumë popujve, kulturave dhe civilizimëve të ndryshme gjithandej rruzullit tonë tokësor.Atë natë thuhet se ishte djegur edhe tempulli i njohur i perëndeshës Diana të Efesianëve.Thonë kështu në deftesat dhe shënimet e tyre kronistët dhe historiografët e ndryshëm.Se këndejmi, të bartura, transmetuara dhe interpretuara në formë mitësh, eposësh dhe legjendash të shumëta herokie dhe baladiko-dramatike:Që nga Homeri i Madh-Antik dhe gjër në ditët tona:Historitë e njohura mitike dhe epiko-dramatike mbi trimat dhe heronjët e ndryshëm iliro-shqiptar vazhdimisht sikur i ngjajnë njëra tjetrës në një konteskst të gjërë politik, ushtarak(luftarak) dhe patriotik. Ashtu ishte në kohën e Akilit-mbretit të shquar të fisit të njohur ilir të Mirmidonëve(Përndryshe, stërgjyshit të njohur të Lekës së Madh) që ra(vdiq) heroikisht në luftën e Trojës.Ashtu ishte edhe në kohën e Pirros së Madh, ne atë të Aleksandrit(Lekës) së Madh dhe legjendar...Në kohën e mretit Agron dhe mbretëreshës Teutë...Të Gjergj Kastriot-Skendërbeut...Ashtu është mbase edhe sot e kësaj dite.Mitët, eposët, legjendat dhe historitë e njohura mbi trimat dhe heronjtë e shumtë iliro-shqiptare që nga Antika e hershme dhe gjër me sot vazhdimisht e ndjekin dhe shoqërojnë njëra tjetrën në kohë dhe hapësirë.Në këtë sfond të njohur epik dhe historiko-dramatik , Xhorxh Fred Uilliiams pos tjerash atëbotë do të shkruante:Sa zbulime dhe njohuri të shumëta shkencore, arkeologjike dhe historiografike i presin arkeologët, antropologët dhe historiografët e ndryshëm vëndor dhe ndërkombëtar poqëse Toka e lashtë shqiptare do ti hapte "portat" e njohura të thesarit të madh kulturor dhe arkeologjik të kulturës dhe historisë së lashtë pellazgo-iliro-shqiptare." Ndërkaq, Xhoxh H.Blakelsi dhe G.Stënli Hill nga ana e tyre do theksojnë se:Iliro-shqiptarët i kanë dhënë botës Aleksandrin(Lekën) e Madh, Pirron, Krispin, Gjergj Kastriot-Skendërbeun, Napoleon Bonapartën, Xhuzepe Garibaldin, Mustafa Qemal Ataturkun, Ali Pashë Tepelenën dhe shumë e shumë trima dhe burrështetas të tjerë me famë botërore.Gjithashtu thuhet se edhe mbretërit e lashtë të Babilonisë, Asirisë, Mesopotamisë etj.Sargoni, Hamurabi, Nebukardenazori etj...Ishin me origjinë të lashtë pellazgo-iliro-shqiptare.Në ketë menyrë mbreti i njohur i Babilonisë, Hamurabi në kuader te "kodesksit" të tij të famshëm administrativ dhe juridik në Babiloninë e lashtë-antike atëbotë i futi në përdorim edhe kodët e njohra administreativo-juridike sipas traditës së njohur iliro-shqiptare nën formulën dhe sloganin e njohur "syri për sy, gishti për gisht, dora për dorë, gjaku për gjak dhe koka për kokë!. Apo?!...
Në anë tjetër ndërkaq, Leka i Madh qysh në rininë e tij të hershme(kur ishte madje edhe nxënës ose student i dalluar në Akademinmë e Aristotelit dhe Platonit) kishte filluar ta identifikonte vetën si bir të Zotërave(Zeusëve) të ndryshëm dhe Perëndive.Në këtë sfond Leka i Madh në vlugun(zenitin) e tij politik dhe ushtarak në Azi:Në Indinë e largët asokohe i ngrit 12 Tempujt e famshëm të "12 perëndive", respektivisht, stërgjyshërve të tij iliro-shqiptar.Ndonëse, edhe e ëma e tij (Olimpia) gjatë tërë kohës e kishte ushqyer dhe predikuar Aleksandrin(Lekën) e Madh me mite, epose, legjenda dhe bestytni të shumëta mbi lindjen e tij nga "dragoi", gjësisht, nga një "orë e hyjnishme dhe profetike" në bazë të forcës dhe një vullneti të metamorfizuar të Zeusit-Zot!(...). Për me tepër ndërkaq, Leka i Madh ndërroi jetë shumë i ri në Babiloni.Kur i kishte vetëm 33 vjec .S Jezu Krishti në Nazaret që u kryqzua në kryq në Emër të Fjalës dhe Urdhërit të Shenjtë të të Lumit Zot.Duke lërë pas vetës mbretëri, pasuri, teritore dhe trashëgimi të shumëta nacionale, kulturore dhe historiografike që vazhdojnë t´iu bëjnë dritë dhe një shkëlqim të vërtetë thesarit të gjithëmbarshëm kulturor dhe historik kulturës dhe historiografisë së përgjithshme kombëtare dhe ndërkombëtare.Gjurmëve të mësipërme të Aleksdandrit(Lekës) të Madh një arkitekt i njohur shqiptar atëbotë e ngriti dhe sendërtoi tempullin e famshëm "Taxh Mahall" në Indi.Gjurmëve të Lekës së Madh vajti në Misionin e saj në Kalkutë të Indisë edhe Misionarja jonë e famshme-Nëna Terezë...Apo:Nga i afërmi tek i afërimi, nga i njohur tek i njohuri...Nga gjaku tek gjaku...Gjaku nuk bëhët ujë.Në ketë frymë të shkëlqyer sociokulturore dhe antropogjenetike, studiuesi dhe antropologu i shquar brianik, V.Pëkok në kuader të librit të tij të famshëm me titull "Albania:the Foundling State of Europe" pos tjerash do të shkruante se :"Njerëzit që mësyen në Babiloni, Përsi dhe Indi ishin shqiptar.(Lexo në anglisht:The men ëho marched to Babylon, Persia and India ëere ancestor of the Albanians"). E pavdekshme dhe tepër e lashtë është fara e njohur iliro-shqiptare.Ndonëse, e shkepur dhe shkapërderdhur kudo nepër botë.Me gjuhën e lashtë të Lekës së Madh( në gjuhën e bukur shqipe pra!) tani e me tepër se 27OO vjet rrjesht flasin, lutën dhe predikojnë shqip banorët e njohur të luginës së famshme të Hundëzës në -rrënzë atyre bjeshkëve të thepisura dhe tepër kreshnike të Himalajëve, Hindukushit dhe Karakorumit në Azinë e largët.Thonë se janë pasëardhësit dhe trashegimtarët e pavdekshëm dhe dinjitoz të Lekës së Madh dhe komandantëve të Tij që atëbotë e morën dhe pushtuan me tepër se gjysmën e botës. Fundja iliro-shqiptarët në Antikë i ngritën dhe themeluan Romën, Spartën, Athinën dhe Aleksandrinë...Ndërkaq, dikur me vonë në Persi, Babiloni, Asiri, Mesopotami, Indi, Itali dhe në vende e rajone të tjera ngritën dhe themeluan qytete, shtete, bibloteka, universitete, tempuj, pallate, faltore dhe monumente të shumëta.Iliro-shqiptarët janë si Feniksi! Nuk vdesin as nuk zhdukën kurrë.Ata i dhanë botës madje edhe etër të shenjtë(papë), prelat dhe atlet të njohur të Krishtit, famulltar të shumtë(engëllor), kompozitor të famshëm, predikator, mediator e kështu me radhë.
2. Sic e kemi cekur dhe trajtuar shpesh: jetojmë në një "botë gloale" të vlerave të përbashkëta ose universale të kulturave, civilizimëve dhe kapitalit botëror.Mbase në një botë të sofistikuar dhe ultramoderne të arritjeve dhe këtyre zbulimëve e përparimëve kaq të fuqishme industriale dhe teknologjike që disa kanë zënë ta quajnë dhe identifikojnë si "Lindje e Re" , "Agim i Ri", "Fillim i Ri" dhe kështu me radhë. Aty janë edhe mikrosofët, mikrocipët dhe softverët e ndryshëm digjital dhe elektronik së bashku me "supermenët" e ndryshëm industrial dhe teknologjik që me leksikun , gramatikën dhe dialektikën e zbulimëve dhe përparimëve të lartëpërmendura industriale dhe teknologjike: njihen shpesh madje edhe si "njerëzit rrobot" ose "njerëzit makinë".Në anën tjetër ndërkaq, të profilizuara dhe sintetizuara sipas Maksimës dhe Idiomës së njohur filozofike dhe metaestetik mbi të "përbashkëtën"(Universalen) dhe të vecantën(monologjikën ose unilateralen) e të gjitha feve, besimëve ose kulturave të ndryshme gjithandej rruzullit tonë tokësor:"Supstancialiteti Antik" dhe "Subjektiviteti Modern" sikur paraqesin supstratin dhe nukleusin me të rëndësishëm ose kryesor në kuadrin e Një Besimi të gjithëmbarshëm ose universal në Hyjin(Zotin)-Krijuesin Suprem të jetës, botës, natyrës , logjikës dhe vet shpirtit tonë.Se këndejmi, nën përcjellje dhe në një shoqërim të përhershëm hyjnor ose profetik:Besimi dhe Lutjet tona të gjithëmbarshme ose universale në të Madhin Zot ! Vazhdimisht sikur pucën dhe bëjnë "kryq" në qiellin e madhërishëm të Zotit! Feja, lutjet dhe besimi se këndejmi, janë të pranishme(prezente) dhe gjithmonë aktuale e koherente tek të gjithëa shoqëritë, kulturat dhe civilizimet e ndryshme kudo në botë.Roli dhe kontributi i besimit ose religjonit në jetën e përditshme individuale ose kolektive janë të një peshe dhe rëndësie të madhe dhe multidimenzionale në domenin e gjithëmbarshëm metafizik, sociopsikologjik, sociofilozofik, sociofizik, biofizik etj. Ata i ndihmojnë njeriut për ti njohur, kuptuar, akceptuar, konceptuar, definuar dhe anticipuar shumë me mirë procesët ose fenomenët e ndryshme natyrore, mbinatyrore, fizike, metafizike dhe të tjera të jetës dhe botës sonë.Besimi dhe religjionin janë kulturë dhe një mësim i brëndshëm("Religio Interna Lecitae Est") që kanë funksione të shumëta(esenciale dhe supstanciale ose intrinznike dhe ekstrinznike) në ngritjen, formimin dhe përsosjen e vazhdueshme të personalitetit të njeriut.I ndihmojnë njeriut gjatë të të mesuarit, kuptuarit, akceptuarit dhe anticipuarit të gjithëanshëm dhe esencial mbi jetën dhe vdekjën si procese dhe fenomene të natyshme( dhe të mbinatyrshme) në kontekstin e njohur fizik dhe metafizik.Si dhe përse(pse) kemi lindur? Pse(përse) jetojmë? Përse(pse) duhet të vdesim? A ka jetë pas vdekjës dhe si "zhvillohet" jeta përtej "anës tjetër" të vdekjës? Janë këto vetëm disa nga pyetjet, dilemat dhe parashtresat e shumëta filozofike dhe metafizike që i takojnë kryesisht fushave ose disiplinave të njohura të epistemologjisë, ontologjisë, antropologjisë së përgjithshme të religjonit etj. Në të kundërten, sipas Boris Malinovskit, E.Durkhemit etj.Si ngjarja ose zhvillimi më i rëndë dhe me destruktive në jetën dhe botën tonë vazhdon të ngelët vdekja.Ndaj, mu për këtë:Të jetojmë duke vdekur apo të vdesim duke jetuar? Këtu qëndron esenca.Ndryshe nga kjo feja, lutjet dhe besimi sipas vlerësimëve të shumëta të filozofëve, psikologëve dhe socioantropologëve të ndryshëm fetar dhe kulturor janë një "psikologji e brëndshme" interaktive dhe ataraktiovo-inkarnative që i ndihmojnë njeriut kur ndodhët në kriza ose vështirësi të ndryshme fizike, shpirtërore, metafizike, psikologjike, sociale, ekonomike etj.Në anën tjetër ndërkaq, psikologët dhe sociologët e ndryshëm (ithtarë të funksionalizmit të njohur struktarilst dhe antropogjenetik) janë të mendimit se besimi ose religjioni janë në funksion të paqës, harmonisë dhe një stabiliteti të gjithëmbarshëm shoqërore, fetar, social dhe kulturor në vendët dhe shoqëritë e ndryshme përkatëse ose respektive.Duke e vërë theksin këtu në "Religjionin Integral", "Religjionin Intrinznik", "Religjion Funksional dhe Pozitivist" e kështu me radhë.Shih për këtë:Sociologu dhe antropologu i njohur francez, Zhorzh Balandie në stilin dhe cilësinë e njohur të një studiuesi dhe analisti të spikatur të procesëve dhe fenomenëve të ndryshme të stabilitetit dhe instabiletit(destabilitetit) të përgjithshëm shoqëror ose qytetar:Atëbotë do të fokusohej në cështjët ose aspektët e ndryshme fetare, kulturore, sociale dhe ekonomike të stabilitetit dhe jostabilitetit(instabilitetit) të mesipërm shoqëror ose qytetar në kuadrin e "dinamikës" së njohur sociale dhe ekonomike, gjegjësisht, industriale dhe teknologjike të botës dhe kohës sonë moderne ose bashkohore.Ndërkaq, kolegu dhe homologu i tij , Pjer Klasters është i mendimit se në bazë të parimëve, premisave dhe postulatëve të njohura shkencore, filozofike dhe metaestetike gjithëcka mund të ndryshohet, transformohet, determinohet dhe supstituohet në të mirë të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në qoftë se politikën dhe filozofinë e përgjithshme fetare dhe kulturore i kuptojmë, definojmë, konceptojmë dhe anticipojmë në funksion të ngritjes dhe krijimit të vazhdueshëm të strukturave dhe superstrukturave të njohura shkencore, intelektuale, akademike, fetare, kulturore, politike, sociale, ekonomike dhe të tjera në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme përkatëse ose homonime.Për me tepër ndërkaq, është thënë dhe shkruar shpesh se filozofia në radhë të parë i nënkupton studimet dhe analizat e përgjithshme mi fillet dhe kuptimin e jetës, botës dhe natyrës sonë.Gjegjësisht, studimet, hulumtimet dhe analizat e thella mbi dukuritë, fenomenët, procesët , nëvojat e gjithëmbrashme ose kërkesat në njerën anë së bashku me përvojën e njohur njerëzore ose qytetare ndaj dukurive dhe fenomenëve të ndryshme objektive dhe subjektive në anën tjetër.Madje, zhvillimët, procesët dhe fenomenët e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore.Në këtë kuader i kemi Dialogun dhe Dialektikën e njohur jetësore, shkencore dhe metodologjike së bashku me logjikën, metafizikën, metodikën, ontologjinë, epistemologjinë, gneseologjinë, empirizmin, materializmin, idealizmin, marksizmin, monizmin, dualizmin, pluralizmin, senzualizmin, racionalizmin, iracionalizmin,
kriticizmin, intuicionizmin etj.Aty janë edhe shkencat ose disiplinat e posacme të filozofisë si etika, estetika, antropologjia, logjika dhe metodika.E thënë dhe dëshifruar ndryshe kjo donë të thotë se filozofia në radhë të parë është një "Mësëim universal dhe ordinar" mi jetën, përvojen, nevojat e ndryshme dhe kërkesat e njohura të racës njerëzore.Mbi të qenurit(jetën), ekzistencën(ekzistencializmin) , formën, strukturën dhe kuptimin e saj.Ndonëse, pa i harruar këtu fenomenët(fenomenologjitë) e ndryshme të shpirtit dhe natyrës etj.etj.Në këtë sfond edhe gjuha, struktura dhe materia e njohur e filozofisë në të shumtën e rastëve janë të logjikshme, diskursive dhe dialektike.Në këtë sfond ekzistojnë edhe metoda dhe diskurse të shumëta shkencore dhe filozofike për të cilat është bërë fjalë edhe me herët.Ndaj, për t´u gjegjur(përgjegjur) me konkretisht dhe praktikisht në pyetjët, kërkesat dhe parashtresat e mesipërme fetare, shkencore, sociale, kultuore, politike, ekonomike etj.Në radhë të parë duhet të përgjigjëmi në pyetjet dhe dilemat e ndryshme shkencore dhe sociopsikologjike si më poshtë:Cilat janë raportët ose marëdhënjët e ndryshme empirike, eksplikative dhe organike në mes "revolucionëve" të ndryshme shkencore ose industriale-teknologjike dhe atyre shoqërore, fetare, kulturore dhe politike? A është dhe si është e mundur që në shkencat e ndryshme kulturore ose filozofike të parashtrohen pyetje, kërkesa, prognoza ose parashikime të njëjta si në shkencat e njohura astronomike, astrofizike ose termodinamike? Apo mos ndofta në këtë spektër të gjërë pyetjësh, dilemash, kërkesash dhe parashtesah të mesipërme etike dhe metaestetike duhet menduar dhe reflektuar një trohë me thëllë në "Matematikën Universale" dhe "Gjeometrinë Analitike" të Rene Dekartit, Isak Njutënit etj.Përkatësisht, në Ligjët dhe Principët e njohura " të Filozofisë së Natyrës dhe Diskursin e Metodave të njohura Induktive dhe Dialektike në kuadrin e njohur të "Filozofisë Universale dhe Analitike" ?...Si zhvilloohen dhe si përparojnë në këtë sfond arsimi, shkenca dhe teknika? Me racionalizmin e njohur shkencor dhe metodologjik si parime dhe postulate themelore shkecore dhe humaniste? Apo, mos ndofta me anë të "instrumentëve" të ndryshme pseudoshkencore, antihumane dhe quazimetodologjie ?! A mund të jenë dhe si mund të jenë në themel të besimëve ose religjionëve të ndryshme fetare ose kulturore konceptimet, formulimet dhe anticipimet e gabuara të tezave dhe teorive të ndryshme shkencore ose metafilozofike? Dhe, kjo sidomos atëherë kur flasim dhe mendojmë mbi religjionin si utopizëm, apsolutizëm dhe ideologji.Gjegjësisht, në arsimin, shkencën , kulturën dhe religjionin si ideologji shtetërore ose nacionale.Aty i kemi edhe sistemin shoqëror ose politik, modernitetin e njohu bihejvioral, kulturën e njohur integrale dhe komparative, subkulturën, kontrakulturën, antikulturën, modelët dhe konceptët e ndryshme sociokulturore, transkulturalizmin, këmbimet e ndryshme dhe reciprocitetin e njohur ndërfetar ose ndërkulturor, besimin e ndërsjellë ose reciprok dhe kështu me radhë.Sidoqoftë, studimet dhe analizat e thella antropologjike dhe metafilozofikë mbi religjonin kishin filluar dikund në fillim të shekullit tetëmbëdhjetë(18) në Gjermani dhe Francë.Ndërkohë që në në fundshekullin nëntëmbëdhjetë(19) , respektivisht, në fillimshekullin njezetë(2O) të mbiquajtur si "shekull të dritës, etikës, estetikës, humanizmit, renesansës dhe disipinës së gjithëmbarshme shkencore dhe akademike:Si të atilla cfarë janë u ngritën, përsosen dhe afirmuan disiplinat e njohura filozofike dhe humaniste si arti, kultura, letërsia, etika, estetika, antropologjia etj.Mbase, me itinerarin dhe formën e njohur diskursive, dialektike dhe evolutivo-organike të vëzhguesve ose observatorëve të njohur participant(lexo:Participant Obbservation") në kontekstin e njohur të ravijezimit, konturimit, eksplorimit, konvencionalizimit dhe unifikimet të vlerave të përbashkëta dhe universale të të gjitha feve, besimëve, kulturave ose civilizimëve të ndryshme anëkënd globit tonë tokësor.Pra: jashta "orbitës së ngushtë" të shtetëve, kulturave dhe "shoqërive të larta" industriale dhe kapitaliste.Në funksion të nje Antropologjie kognitive, kompetente, konvencionale, kontempocionale, profesionale, racionale dhe analitike.Ndonëse, pa i harruar këtu edhe strukturalizmin, funksionalizmin dhe tradicionalizmin e njohur fetar, kulturor, historik dhe nacional-gjenetik të Klod Levi Shtrausit dhe të tjerëve në funhksion të periodizmit dhe institucionalizmit të Antropologjisë si shkencë dhe një disiplinë e vecantë e filozofisë.Shih për këtë:Erih Volfi në këtë frymë të njohur eksplorative dhe iluministe me plot të drejtë atëbotë e konsideronte Antropologjinë si disiplinën me të ngritur, me të avansuar, me shkencore, me racionale dhe me humaniste nga të gjitha shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose filozofike.Kjo aq me tepër kur flasim dhe mendojmë në holistikën, profecinë, primatologjinë, bukurinë e brëndshme dhe dashurinë e gjithëmbarshme dhe universale të Besimit të njohur njerëzor ose qytetar.Me të gjitha mitët, eposët, legjendat, hyjnitë dhe profecitë e tyre njerëzore, fetare, kulturore dhe historike:Aty janë edhe iliro-shqiptarët. Të besosh, të duash, të falësh, të lutësh, të pendohësh, të mëshirosh dhe sakrifikosh për tjetrin. Ky është kuptimi esencial i jetës dhe besimit të njohur njerëzor.Në fund të fundit:" Famën dhe pasurinë po ua fali njerëzve dhe miqve të mi, ndërsa për vetën time po i ruaj shpresën dhe besimin." Thoshte dikur Leka ynë i Madh.