| E diele, 31.10.2010, 07:56 PM |
Nga Eduard M.Dilo
Lume M. Juka
Ne nje bisede qe kisha pase ne telefon me Znj. Lume M. Juka kisha marre ne shenim ne nje fletor cfare me kishte thene te cilen e gjeta papritmas dhe me duket interesante ta percjell ketu. Uroj qe dhe lexuesit ti duket aq interesante sic me duket dhe mua.
Zonja Lume me tha:
"Mbasi lexova krejt rastesisht "Shpetimi"*, aty ne Shkodren qe e due fort, tuj sodit Kalane e bukur te Rozafes,heret ne mengjez ku dielli sapo
kjo jo vetem ne Ballkan, por dhe me gjere), ne bllokun e shenimeve qe shpesh e kam te pa ndare, me nje laps te vogel, e mbushun plot emocione nisa te shkruaj:
ROZAFA
Tre vllazen punojshin,ndertojshin nji kala
Ishin fort t'merzitun, s'dijshin cka me ba ma;
Cka u ndertonte dites, naten u zhgatrronte,
E n'e nesre puna prap u rifillonte.
S'bashku, tre vllaznit nji njeri t'dijshem kerkuen;
E gjeten-dhe me vemendje ate e ndigjuen:
"NE
NJI GRUE NE MURET E SAJA DUHET M'E FLIJUE"
Keshtu foli dijetari, dale nga dale,
Me dhimbje
Ne mbramje, vllaznit u kshilluen e lidhen bese:
"NUSJA QE DO T'SJELLE BUKUN NESER N'MUR TE MBESE"
Dy te mdhajt, mjerisht besen e tradhetuen...
E grave te tyne, gjithcka i diftuen.
Nuses se vogel, ROZAFES, m'u flijue i takoi,
Dhe ajo me vetmohim kete e pranoi.
Fale tejet, Rozafa, kjo kala asht cue,
E gjithnji-gjate shekujsh- vazhdon me jetue,
Ty t'kujtojme gjithmone me mirnjohje e krenari
Jo vetem Shkodra e jote por mbare kjo Shqipni.
Vetflijimi per nji ideal kuri s'shkon kot,
Keshtu ka kene perhere, Keshtu asht edhe sot.
LUME M. JUKA
Dino Buxati
Shkruaj, te lutem! Te pakten dy rreshta, edhe ne se shpirti eshte i trazuar dhe nervat nuk mbajne me.Por cdo dite.
Me dhembet te shternguara, qofte edhe dokrra pa pike kuptimi, mjaft te shkruash.
Te shkruash eshte nje nder iluzionet tona nga me qesharaket dhe me patetiket.
Kujtojme se c'bejme tek shkarravitim rreshta qe prerdridhen te zinje mbi letren e bardhe.
Sidoqofte, ky eshte zanati yt, qe nuk e zgjodhe vete, por ta solli fati, vetem kjo eshte porta nga e cila ti, mbase,do te mund te gjeshe shpetim.Shkruaj, shkruaj.
Ne fund te fundit, mes tonelatash letre per t'u hedhur,nje rresht do te mund te shpetoje.(NDOSHTA).