Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Hymni i flamurit

| E diele, 31.10.2010, 07:01 PM |


HYMNI I FLAMURIT

 

Larg flamurit të përbashkuar

me një dëshirë e një qëllim,

t'i qeverisim të korruptuar

si Kosovën edhe Shqipërinë.

 

Prej mashtrimit kush largohet

nga varfëria s'ka shpëtim,

partisë veç ai i shmanget

që nuk njeh dinakrinë.

 

Kush s'e do rrugën e Evropës

populli e njeh për të marrë,

dy kombe me flamuj kemi,

kombin shqiptar e kosovar.

 

Oooo karrigë e qeverisjes

ma e shtrejta je për ne !

Për ty sot e bëjmë vdekjen

sikur dje për atdhe.

 

Jusuf Zenunaj, 27 dhjetor 2010