| E diele, 31.10.2010, 07:34 PM |
Dhembja për nënën e “asaj”.(R)
Nga Redan Bushati
E djeshmja kaloi, ndërsa e sotmja me një zënkë përfundoi nga e cila as një “Të Dua” nuk u tha. E ndjej vehten të poshtëruar, edhe pse faj s’kisha. Ndjehem shumë ligsht dhe i plogësht, edhe pse puna ime e përditshme shpeshherë ka edhe të papriturat e qëndrimit deri në orët e vona të darkës. Gjithsesi, edhe pse asgjë nuk rëndon mbi mua gjej forcën e arsyes për të imponuar fajin që realisht nuk më takon ta mbaj, ta hedh padrejtësisht përmbi mua. E bëj këtë, pasi dhembja e ditës që do të vij është shumë e madhe. E di që vuajtja e muajit tetor është më mizorja, më hileqarja, e ndoshta edhe më vdekatarja e secilit prej ne të dyve…
Nesër, në të 31-tën ditë të këtij muaji tetor nëna e “asaj” mbush plot 15 vjet nga bashkërendja me hënën, diellin, yjet dhe me “I”. E shkreta që nga larg e bekon përherë, është me të kudo, qesh kur ajo qesh, qan kur ajo mërzitet dhe a thue do kënaqet për përzgjedhjen e bashkëudhëtarit të saj, që (për fat të keq dhe të mirë) më rëndon mbi supe mua?! “R” ka ikur, e s’kthehet më. Fjalët e fundit të asaj që akoma ushtojnë
Ora shënon 04:30… Ajo po rend në gjumin e saj, ndërsa unë po shkruaj. Po pres me padurim që ajo të vijë sot tek unë, që ditën e nesërme t’a kalojmë disi duke qenë mes një “ure” lidhëse bashkimi, por edhe ngushëllimi. E di që nuk e ka të lehtë, madje do thoja shumë të vështirë, por në jetë edhe pse mund të na këputet një tel duhet të dimë të vazhdojmë të krijojmë melodinë e jetës së jetuar. Vuajtja, mjerimi, dhembja janë për njerëzit ashtu siç janë edhe guximi, kurajoja dhe ambicia për të kaluar çdo situatë. “I tha gurit e ndau, I tha pemës e thau, I tha njeriut dhe e mbajti”. Pra, kështu na qenkësh jeta. Ajo ndonjëherë na merr personin, për të cilin as mendja nuk na shkon se do vdesë ndonjëherë përpara syve tanë, e ndoshta lë përreth “ujqër” të lig që nuk e meritojnë as të marrin frymë. Edhe pse mund të ndodhi (shpeshherë) kështu, ne duhet të vazhdojmë të jetojmë duke kapur ritmin e kohës së humbur.
Eh, zemra e shkretë. Një vajtimtare e kohëve të liga. Një shtrigë e poshtër e tinzare. Një vjedhacake e kohës sime. Grabitqare deri në vdekje. E lodhshme pa punë. E goditur “rrufeshëm”. Vdekja e gjyshes më mori shumçka dhe që nga ai moment vendosa të shkruaj më shumë, por edhe librin e parë ta botoj për të. E ndërsa vitet kaluan, nuk ma merrte mendja se do kishte më lot në sytë e mi, por “lotët” e dhembjes së “asaj” më trondisin aq thellë, saqë më thumbojnë në plagët e vjetra të shpirtit tim, duke i hapur ato edhe më fortë. Realisht, nuk di në çfarë faze mjerane ndodhem. Dhembje dhe servilizim shikoj kudo, ç’thurje dhe imoralitet e fundja gjithçka ibret e mosmëkeq.
Të nderuar lexues të mi, duhet edhe 19:17:25 për të shënuar dt. 31/10/2010 përvjetorin 15-të të shkeputjes së një ylli nga toka, i cili la pas një galaktikë me emrin “I”.