Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Kërcet lahuta në fshatin Brus

| E shtune, 30.10.2010, 07:57 PM |


Kadri Mani

 

Kërcet lahuta në fshatin Brus

 

Fshati Brus është te Janjeva

Për të mirë zanin ia ndjeva

Po jua paska fut do kunja

Kryetari sot Shukri Buja!

 

O fatzi, o i pagdhend,

Pse nuk mblodhe mend!?

 

Kulaç rrenash ju ka gatue

Pleq e plaka e kanë votue

E kanë votue pleq e plaka

Pasurisë tënde i daltë flaka!

 

O fatzi, o i pagdhend,

Pse nuk mblodhe mend!?

 

Na pate ardhur me saze-daulle

Por ti bëre shumë do kabulle

Asfaltimin e rrugës premtove

As sot e kësaj dite s’e shtrove

 

O fatzi, o i pagdhend,

Pse nuk mblodhe mend!?

 

Mikrobusi nuk na u pru-e

Mbetën çikat pa u shkollue!

N’këto votime ti mos u duk

Se ta bajmë shpinën pambuk!

 

O fatzi, o i pagdhend,

Pse nuk mblodhe mend!?

 

Mund ta hedhim helimin n’gjellë

Ore ju të dreqit një soj pjellë

Frenoni pak edhe ma ngadalë

Kush jua dha gradat- gjeneralë!?

 

O fatzi, o i pagdhend,

Pse nuk mblodhe mend!?

 

E paske blerë në Lypian pjacën

Ke rritë barkun rrafsh sa kacën!

Luftëtarët kanë kurriz-fëtyrë

Nuk janë si ju fare mënxyrë!

 

O fatzi, o i pagdhend,

Pse nuk mblodhe mend!?