Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Rexhaj: Lidership i LDK-së mos na i shuani shpresat për Ardhmërinë Rugovine

| E shtune, 30.10.2010, 07:58 PM |


LIDERSHIP I LDK-së MOS NA I SHUANI SHPRESAT PËR ARDHMËRINRUGOVIANE

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Në vitin 1981, në demonstratat e athershme sudentore dhe popullore ishte hallakamë e madhe. Me datën 26 Mars pas dalldisjesë së shkieve nepër konvikta studentësh, ku përdorej pendreku, shkelmi, pjesa e fortë e kalashit e mjeteve të  tjera, na erdhi radha edhe neve disa studentëve në grup prej 13 vetash ku ishim strehuar në një dhomë, të na qesin jashtë dhome duke na rrahur si e ma keq. Në atë moment mua më gjeten një thikë në pallton që e kisha vesh dhe më morën për krahësh duke më rrahur, dhe une si i vogël që isha dhe jam, këmbët nuk më prekshin në tokë por më fluturonin si veshët e leprit... . Pas shumë rrahjeve në burgun e Prishtinës dikund kah ora 2.30 pas mesnate në dhomë ku isha i tëri i pshurrur dhe i përgjakur u fut një njeri me veshje të mirë në civil, ai më tha kështu: Une jam Filan Qerkini, nuk e kam ndër mend të të rrahi por po të pyes çka po kërkoni me këto demonstrata? Une i lodhur dhe i rraskapitur nga rrahjet disi shpejtë thash; paj Republikë bre! Ai shpejtë ma ktheu” Eu ta ç... republika nanën po edhe mua ma don me kanë por...” Kurr nuk do i harroi këto fjalë të këtij ish punëtori të sigurimit, i cili duke dalur prap se prap ma dha nji shuplakë të mirë, ja kam falë për gjithmonë.

 

Viti 1989, me rrufe dhe me gëzim të madh formohet partia e parë demokratike në trojet shqiptare dhe gjithandej në Evropën Juglindore, LDKja, filluam në fshatin Cerrcë, vendlindja e të madhit të kombit I. Rugova dhe prej athere jam aty, jam se e desha e dua dhe duhet ta dua, është fryma, vizioni dhe njerëzia. Qytetarët e Kosovës për herë të parë në mënyrë legale vërejtën se më në fund intelektualizmi dhe gjithë shtresat popullore u orientuan drejtë, dhe se rezultati përfundimtarë nuk do mungoi, vetëm se duhej durim dhe sakrifica, ashtu edhe ndodhi sot jemi shtet i pranuar formalishtë nga madhështia demokratike perëndimore në krye me SHBA, mikun e Ibrahim Rugovës dhe mikun e shqiptarëve në terësi.

 

Njeriu i shekujve, ka motivuar dhe motivon më tutje rininë shqiptare, Presidenti Ibrahim Rugova me djalin e tij Ukë Rugova
Njeriu i shekujve, ka motivuar dhe motivon më tutje rininë shqiptare, Presidenti Ibrahim Rugova me djalin e tij Ukë Rugova
Eh LDKja, shantazhohej, sulmohej, kërcënohej, por karvani vazhdonte, as nga brenda e as nga jashtë nuk lejohej të thyhej dhe shthurej një ndertesë e krijuar nga mundi, sakrifica e deri te vrasjet. Në vitin 2006 ndodhi ajo e papritura, ndërroi jetë Burri i Madh i kombit shqiptarë, pak kohë pas kësaj, vëllaznia brenda sikur të shtyrë nga nuset, pra kunatat filluan luftën brenda llojit të vetë, pra të shkatërrojnë vet vehten dhe me këtë e dhe shtëpinë e njohur dhe të bekuar nga qatetaria e Kosovës, rrodhën gjërat keq e më keq.

 

U nda LDKja, të dy thirreshin në emër të Presidentit Rugova të dytë punoni kundër vizionit dhe veprës së Dr. Rugovës, u humbën 3 pal zgjedhje u tkurr anëtarësia dhe u hidhërua elektorati, me këtë pësoi edhe qytetaria( populli) e Kosovës. Kryesia dhe klanet e tyre të gjithë u futën në institucione të ndryshme, siguruan rroga të majme aq sa ua lejonte partneri i tyre, ngase ata merrnin me thasë, e lanë anëtarësin e lanë strukturën organizative dhe u ndanë nga elektorati, shkurt e shqip e tradhëtuan votuesin dhe simpatizantin e LDKsë e më së shumti fanatikët e LDKsë, të cilët kishin bërë çdo gjë që në kohët më të vështira të mbijetonte LDKja.

 

Nejse, të shkuaar por jo të harruara, që prej zgjerdhjeve lokale të vitit të kaluar anëtarësia dhe simpatizuesit e LDKsë kërkuan me ngulm largimin e LDKsë nga koalicioni, kishte raste dhe shkaqe të shumta të bëhej ky largim, kërkohej përgjegjësia nga ata që kontribuan jo në fitore por në humbje të bastioneve të LDKsë, kërkohej mbajtje e KP së dhe zgjedhjeve ripërtëritëse brenda LDKsë, nuk ndodhi asnjëra. Disa figura të forta të LDKsë u larguan ose u përndjeken nga LDKja, Zanzibari tani më kishte arritur suksese edhe më të mëdha, i mbante pushtetatrët e LDKsë në ankth se kur ne të duam ju qesim jashtë qeverisë, e këta si ajo  anekdota popullore që thotë,”lepurin kur e kishte pas zanë breshkani në një birë të vogël duke ikur nga shqiponja ia bante atë punën për mbrapa, e lepuri thoshte, ski faj ti breshkan por ka faj ai atje lartë në qiell që po sillet rreth, pra këta për hirë të karrierizmit fatkeq lejonin që të përfeneshin nga prapa.

 

Më në fund kryetari i ynë, e njiherit ish Presidenti kur u gjetë në udhëkryq,  ku ishte futur në ngjyrën e kuqe të semaforit, i këshilluar dhe i garantuar nga koalicionisti, pësoi ndeshje dhe u shpallë fajtor, duhej të largohej nga pozita e të parit të vendit që ashtu e kështu ishte një pozitë dekori, i hidhëruar se e kishte tradhëtuar miku- armik politik, tha mjaftë më une smundem më kështu dhe u terhoq me sejmenet e vetë edhe pse në fytyrat e atyre ministrave shihej kjartazi një dëshpërim i madh që lëshonin zyret në ndertesen e madhe të qeverisë së koalicionit për shtetin?.

 

Momentumi ishte i papërshtatshëm, ose ndoshta i zgjedhur me vetëdije, LDKja ishte futur në proces zgjedhor, interesimi i jo vetëm anëtarëve dhe simpatizantëve por edhe i mijra qyetarëve ishte i madh se më në fund në LDK do të ketë ndryshiime dhe freskime kualitative me një regjenerim të bazuar dhe të kërkuar nga qytetaria kosovare, por pse mu në kohën më të pafavorshme kur ricikloheshin edhe zgjedhjet nacionale të bëhej ky hap i tillë, koha do e tregoi të vërteten. Pa marr parasysh të gjitha zgjedhjet kishin filluar dhe shihej se shumë figura të njohura dhe shumë të rinjë ofroheshin të jenë bartës, zgjedhës dhe të zgjedhur nepër forume partiake, konform statusit dhe programit, mirëpo ndodhi e pritura e papritur, klanet brenda Kryesisë dhe lidershipit vazhduan dhe po vazhdojnë me të njejten mënyrë, stopimin e ardhjesë kualitative dhe të domosdoshme në dhe për LDKnë, tandemi Sejdiu- Manaj me kompani( interesant Eçremi me vica ka humbur dikund) me shpejtësi po duan ta greminojnë të tërën LDKnë, po duan të varrosin shpresat e qindra mijra shqiptarëve për një LDK që do e udhëheq Kosovën drejtë ardhmërisë dhe mirëqenjës.

 

Nuk po anoi nga dikush tjetër në këtë shkrim, jam për të rinjët,  por po kërkoi që të jetë konkurrencë demokratike dhe duruese për udhëheqjenë e re të LDKsë, të jem i qartë, në këtë garë medoemos duhej dhe duhet të jenë dr. Isa Mustafa dhe i biri i Presidentit Rugova, Ukë Rugova, njeri i ri dhe karizmatik, i ditur dhe i urtë si babai i vetë, njeri që është rritur dhe edukuar me mund në një familje qytetare dhe kombëtare, njeri i ardhmërisë dhe i dashur e i kërkuar nga qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës. Sejdiu dhe Bukoshi duhet të rrinë mbrapa, të këshillojnë për hirë të ardhmërisë së LDKsë, janë të harxhuar dhe të lodhur, të plakur dhe të shpenzuar, pra mund të jenë në KP, pse jo.

 

Ka shumë netë që nuk ngopem me gjumë, pas gjithë obligimeve dhe problemeve familjare, punësore etj,por  kjo gjendje në LDK po ma prish përditshmërin, jam i sigurtë se ka të tillë me qindra e mijëra, andaj dr. Fatmir Sejdiu bëje hapin e duhur dhe të pritur nga shumë LDKista, dhe lësho rrugë, është njerëzore e sidomos intelektuale, nëse jo për asgjë, i ke humbur 3 palë zgjedhje morali intelektual dhe politik në demokraci nuk e hanë një gjellë të tillë, tërhiqu or Zotëri se edhe ato merita që i ke do të ruhen më tutje po nuk u terhoqe, qebesa nuk i dihet e athere ia humbë vetëvehtes të mirat tuaja.

 

Në fillim kam shkruar për një rastë timin para 30 vitesh, nuk po e lidhi aspektin politikë por atë njerëzor, ne e dijmë Zotëri Fatmir Sejdiu  se ju e doni shumë LDKnë, por kohërat janë tjera, rinia dhe gjeneratat e reja sikur ai djalë që ishte i ri në prehër të Presidentit Rugova duan ndryshime dhe zhvillime demokratike në përputhje me situatën dhe realitetin, pra ka qindra e mijëra të rinjë që janë rritur me LDK dhe me emrin e Dr. Ibrahim Rugovës dhe ata janë të pa shantazhuar dhe të çiltër mu si vizioni rugovistë.