Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Çlirim Uça: Versioni i historisë sipas Veton Surroit

| E premte, 29.10.2010, 09:04 PM |


Versioni i historisë sipas Veton Surroit

 

Nga Çlirim Uça

 

“Si u ndërtua politika ndaj Shqipërisë në Kosovë më 1990

 

Pas vitit 1992 politika e Kosovës duhej të ndiqte dy postulate. I pari është të tregonim se nuk ishim të dirigjuar nga Tirana, se nuk ekzistonte një projekt sekret i “Shqipërisë së Madhe” , porse me Shqipërinë po bisedonim si mes dy shtetesh, natyrisht, dy shtetesh që nuk janë fqinj të rëndomtë. Për këtë shërbenin vizitat e përhershme të presidentit Rugova dhe shfaqjet e tij në televizion së bashku me presidentin Berisha.

Postulati i dytë do të duhej të ishte mosanimi në luftën e brendshme politike në Shqipëri. Ky nuk u mbajt me aq disiplinë, dhe në fakt gjatë një periudhe u krijuan paralele ndasish në Shqipëri e Kosovë, ku LDK-ja lidhej me PD-në, ndërsa organizatat klandestine marksiste-leniniste të Kosovës (që do të themelonin UÇK-në) do të lidheshin më afër me PS-në.

Ndonëse tashmë e tejkaluar, kjo ndasi krijoi një çrregullim në marrëdhëniet Kosovë - Shqipëri pas vitit 1997.

E, 1997 ishte viti kur përtej postulateve dhe pozicioneve politike, gjëja më e rëndësishme për të shënuar në marrëdhëniet mes dy vendeve ishte shtrenjtimi i çmimit të gomarëve dhe mushkave. Shteti i Shqipërisë u shkri, depot e armëve u hapën, çmimi i tyre ra në mënyrë drastike, Kosova kishte nevojë për to dhe para për t’i blerë - e vetmja gjë që nuk u lirua, por përkundrazi ishte çmimi i mushkave dhe i gomarëve që duhej të shërbenin tregtinë e porsazbuluar.“

Me vie te pyse: kur, ku dhe nga kush ishin perpunuar keto postulate? Kujte donin ti tregonin keta diplomat, se nuk ishin te dirigjuar nga Tirana, e cila atehere ishte e zene pas ndertimit te piramidave dhe tregtise se karburanteve per Millosheviqin? Kujte donin ti fshihin projektin e „Shqiperise se madhe“, i cili kurr nuk ka ekzistu ndonjihere? Kete e dine jo vetem zyrat e popujve robruse, por edhe femija e tyre? Po per cilat shtete e ka fjalene Surroi kur thot“ po bisedonim si ne mes dy shtetesh“ ? A ishin dy shtete, apo bisedime te nje gjysem sheti me nje zero shtet? Nga kush frigoheshin, kur te gjithe e dinin se nuk ekzistonin e nuk po bisedonin dy shtete? Ç`rendesi ka patur animi ose mos animi i shqiptarve jashte atdheute, ne luften e mbrendshme politike per gjithe periudhen 1945 – 2010? Çfar çrregullimi na paska kriju ky anim i kosovarve ne mardhenjet Kosove- Shqiperi pas 1997-tes? Pastaj nga veshtrimi i Surrojt kuptojmi vetevetiu edhe gjene me te rendsishme te mardhenjeve ne mes dy shteteve pas 1997: shtrejtimin e mushkave dhe gomarve dhe shqetsimin e ti per mos renjen e çmimit te ketyre kafshve, te cilat i paskan sherbyere tregtise se porsazbuluar!

Kjo eshte Historija e Kombit tone sipas Surroit!

Te gjoret ushtare tane, ani qe edhe ata vete ishin ne detyren e mushkave e gomarve( te ngarkuar) dhe sa e sa jane vrare ne krye te kesaj detyre, sa keq e paskane pesuar: paskan mbetur fare nen hijen e rolit te ketyre kafshve, pa mundur te perfshihen ne” gjene me te rendesishme te mardhenjeve mes dy vendeve”. Perfundimi i Surroit, per roline dhe rendesine e kafshve ne historine tone, permbane edhe nje realizem trishtuse: edhe nje kafshe e vetme nga keto te permendurat ka mundur te kontriboje me shume se sa edhe burra te mendjese dhe penes. E trishtushme, por e vertete!