| E premte, 29.10.2010, 07:42 PM |
Dy poezi për Shvarcin e pavdekshëm*
Nga Përparim Hysi
S H V A R C !
Si ike kaq shpejt si zog në fluturim
Mos vallë ke zënë qiejt në ikjen e pakthim?
Se s'ka si të jetë ndryshe,të ikësh kaq shpejt?
Ah se sa vlera kishe,o i pavdekshmi,Robert!
Përkthimet qenë si mjaltë;si mjaltë pa vënë në zjarr
Dhe sa s'më zënë djajtë nga"ikja" kaq nxituar
Ti ike,po kush mbeti?A gjëndet një i dytë?
Jo nuk vdes Roberti kur shqip bërtiste: dritë!!! *
* thirrrje e fundit e Gëtes.
Ikja e "gjermanit"
Iku dhe "gjerman i fundit",fluturim e në pakthim
Jam goditur si prej plumbit,nga kjo ikje si gjëmimë
Nga Remarku më Remark,nga gjermanët më gjermanë
Robert Shvarci e ke hak:gjithë shqiptarët po të qajnë.
Në përkthimet qe brilant,si në prozë e poezi
Si lirikë e ëmbël mjaltë,ku ma gjen atë ëmbëlsi
Mjeshtër Pune,mjeshtër fjale,na le vepra aq të çmuara
Ah,moj vdekej,moj kobëzare,këtë radhë je më e mallkuara.
* poezitë janë shkruar më 26 prill 2003,kur vdiq përkthyesi i madh
dhe i sjell për lexuesit sot,kur pashë që miku i tij,Ami Kasaruho, Sapo ka dhënë për botim librin me poezi,të ndryme në sirtar,të të ndjerit, dhe të pavdekshmit Robert Shvarc.
26 tetor 2010
______
Mokrra ime e poezisë
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
Mokrra ime e poezisë zë e bluan dhe bluan veç vargje
Në tepsinë e vjershërisë,unë hap brumin e një magje
Magja ime është vet jeta,mbushur halle dhe gëzime
Dhe kështu "gatuhet" vjersha,herë me gaz e herë ankime.
Porse mokrra veçse bluan,nuk pushon si gur mulliri
Në se vargu del nopran,diku keq seç ka parë syri
Edhe mielli del i hidhur,edhe vargu krejt ashtu
Për asgjë nuk kma shpikur,t'më besoni,lexues,ju!
Ne se mielli del i bardhë,është nga grurë kuturli *
Vargu im këtë radhë zë këndon për dashuri
Dashurisë i kam kënduar si me duftet e një plaku
Se tani që jam moshuar,shtohet ca më shumë meraku
* grurë që bën petë të mira.
2.Dashuria
Dashuria e prish kalendarin e vitit
Dhe dimrin e kthen në pranverë
A s'është janari palcë e dmrit
Dhe nuk ngopeshim atëherë?
Se na mbante ngrohtë dashuria
As pyesnim, në qe janar?
Nuk pyet për stinë dashuria
Atë dimër ne qemë valë... *
* Jam martuar në janar 1962.
3.Analogji
Ky afshi i ngrohtë shëndeti
Më kujton afshin e plisave çarë nga plugu
Nuk di pse bëj këtë analogji prej poeti
Apo pse fshehur tek unë rri bujku.
Them që patjetër kështu do të jetë
Se çdo gjë unë e lidh me fshatin
Le të jem mësues ndoshta dhe poet
Asnjë vlerë nuk kam,në harroj fshatin.
4.Ti
Ti ke vështrimin e trishtë të një të veje
Se më duket se humbet si në mjegull
Mu si rreze drite,fshehur pas një reje
Ma hedh vështrimin dhe më kredh në mjegull
Pse ndodh kështu,merret lehtë me mënd
Humbja është e freskët,plaga s''ka vënë korë
Ky vështrim i trishtë më lë si pa mënd
Dua për atë plagë,të bëhem "doktor"
Se trishtimin tënd,dua ta marrë mbi vete
Nga ti ta dëboj,të fitosh qetësinë
Zëmrën krejt ta fala(gjen "këso recete?!")
Nga ti,moj e ve,dua dashurinë.
5.Je magjepse
Je aq magjepse sa të dehë
Shkëlqimi i syve i brilantë
Oh,po s'kam si e frenoj veten,de?!
Bëhem,i tëri,alarmant.
Je si flladë i butë që fryn korijeve
Pranverës,majit,në shpërthim
Mëndja ime lirohet prej "burgjive"
Dhe rend pas teje në të pakthim.
*poezitë janë shkruar në vitet 2004- 2005
28 tetor 2010