| E enjte, 28.10.2010, 07:41 PM |
FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR
FBKSH
Kukës, 23/tetor/2010
V E N D I M
Sot, më 23/ tetor / 2010, në Qytetin e Kukësit, Kryesia e FBKSH-së duke i’u referuar vendimeve historike të Kuvendit të III-të (Himarë, 24/prill/2010), statutit dhe programit të FBKSH-së, lidhur me implementimin e Platformës së re strategjike, të Bashkimit Kombëtar, për 4-r (katër) vitet në vazhdim (2010-2014), unanimisht vendosi:
· Ndryshimin e emblemës së FBKSH-së si vijon:
“Emblema e ndryshuar përbëhet nga dy rrathë në ngjyrë të zezë, në hapësirën midis tyre shkruhet me shkronja kapitale në ngjyrë të kuqe, “FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR”, fillim-fundi i së cilit kufizohet nga një pikë ngjyrë ari. Brenda rrethit më të vogël është pozicionuar harta e Shqipërisë Historike në ngjyrë të kuqe, ku është mbivendosur shqiponja me ngjyrë të zezë dhe përkrenarja me ngjyrë ari. Sipër hartës, brenda rrethit më të vogël, është shkruar, horizontalisht, sigla “FBKSH” me kapitale ngjyrë të zezë.
KRYESIA E FBKSH-së