| E enjte, 28.10.2010, 09:14 PM |
Xhevat Muqaku
Ekzaminimi
Qeni, macja dhe ujku, të lodhur
Lëvizin katerkandet në katrorët
E fushës tek liqeni i trubullt.
Konet e mëdha, mjegullë lëshojnë.
Bërthama e kaltërt streson,
Tri kandet e drejta çë nisin
Neuronet pasqyruese tek
Njoftimi çë rrethon harresën
Me servim të kujdesëshem.
Lodhja ndihmon për sherr terrin,
Me rrugën, zik- zake të mërzitshme.
Zgjedh varianten e shpejtë truri,
Gjumin sekondë, ndeshjen e sigurtë?
E gjatë, shumë, është minuta.
Barmelweid, 11.10. 2010
Muqë i babës,
foli gjyshi...
Kryengritës,
Fyshek, ideor,
Protestues kreativ,
Ai erdhi, një ditë,
U ngjit dhe fitoi,
Klimën globale kërcnoi.
Filloi me injorim,
Thyerje të ligjit,
Mbyllje të rrugicave.
Atje ku është friga,
Është edhe deriqka,
Radikale e lirisë.
Padrejtësia në drejtësi,
Me dorëzimin pa luftë,
Peshën leht të tepërt,
Bërllogun dhe bojkotin,
Është dhuratë me pasoja,
Çë nuk i lëvizë ndryshimet.
Jashtëzakonisht e vogël,
Është knaqësia subversive,
Konfrontimi me realitetin.
E penduar, nuk kthehet dot,
Fasada, Alkoholizmi dhe
Trimi i kriposur nga deti.
Singen, 15.10.2010
Unë...
Unë, kujtoi sot: kohen e kaluar,
Fëmininë, rininë, andrrën, zgjuar...
Unë, krahasoi sot: ardhjen në botë
Gjumin në djep, drekën në sofër.
Unë, i gëzohesha; rreshtit në shkollë,
Ziles pas çdo ore, notave shembullore.
Unë, i largohesha: lojrave në lartësi,
Tubimeve me të marrët, tymit të duhanit.
Unë i pëlqeja shumë; pushimet verore te dajët,
Fluturimin me aeroplan, kostumet e babait.
Unë e kundërshtova: shpirtin fantazmë,
Rrolin e kukullës, thashë, themet, rrugës.
Unë, provova; dashurinë, helmimet, urrejtjen,
Izolimin, pickimin, fotoshtëpinë e djegur.
Unë, përjetova mirë: rritjen, diplomën,
Operacionet, dasmën, pavarësinë e Kosovës.
Singen, 25.10.2010