Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ali D. Jasiqi: Dashuria dhe vdekja

| E enjte, 28.10.2010, 09:57 PM |


Erotika në poezinë shqipe: Din Mehmeti

 

DASHURIA DHE VDEKJA

 

Nga Ali D. Jasiqi

 

Njeri ndër poetët e gjeneratës më të vjetër të shkrimraeëve shqiptar që akoma është aktiv, për të mos thënë se vazhdon të shkruaj sikur të ishte në moshën e pjekurisë letrare, padyshim është Din Mehmeti. I njohur si krijues që angazhohet për trajtimin e çështjeve esenciale të të qenunit të kombit që i përket, duke u pëekujdesur që gjithnjë të shtrojë temat nga tabani kombëtar  edhe ai i ka kënduar dashurisë,për të  shkruar poezi në  temën e tij të paevitueshme,siç është,bie fjala, fenoimeni i vdekjes ,që e gjejmë në shumë poezi të tij, pra edhe në ato reotike. Poezitë e Din Mehmetit, përndryshe i karakterizon me një frymëzim të thellë, me një simbolik që vetëm ai di të shprehet:

“Dashunija s’ka me na përcjellë

n’arkivole të brejtuna prej vdekjes “

do të këndoi ai në vjershën“Recitale dashunije” duke i përseritë dy herë këto vargje,  në këtë poezi, të shkruar më herët, përkatësisht   botuar në përmbledhjen e tij të parë “Në krahet e shkrepave”  kur ishte   në moshën djaloshare. Në vitet e mëvonshme ai do të shkruaj edhe disa poezi të tjera me këtë motiv, që dallohen për ngrohtesinë e të shpallosjes se ndjenjave.

Din Mehmeti lindi në fshatin Gjocaj te Junikut më 7 maj 1929. Skollën fillore e kreu në Junik, kurse të mesmen (normalen) në Gjakovë. Studioi gjuhën e letërsinë shqipe në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në vitin 1959. Po aty regjistroi edhe studimet pasuniversitare dhe i dha të gjitha provimet, kurse punimin e magjistraturës me titull: “Nëna në strukturën e poezisë lirike familjare shqiptare” e mbrojti në Universitetin e Prishtinës në vitin 1976.

Din Mehmeti ka punuar : inspektor i shkollave në Lipjan në vitet 1952-1954, gazetar i rubrikës së kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1959-1962,  profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në normalen dhe gjimnazin e Gjakovës në vitet 1962-1967, kurse nga ky vit deri në pension punoi profesor i letërsisë shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë si dhe në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë. Vjershën e parë  Të resë s’anë, e ka botuar në numrin 2 të revistës letrare “Jeta e re”  me 1949, kuredhe ka filluar të dali kjo revistë. Pastaj ka botuar këto vepra letrar“Në krahët e shkrepave”,, 1961 “Rini diellore”,  1961 “Dridhjet e dritës”, 1969 “Heshtja e kallur”,  1972 “Ora” , 1974 “Ikje nga vdekja”, 1978 “Fanar në fortuna”, 1981  “Fatin tim nuk e nënshkruaj”, 1984 “As në tokë as në qiell”,, 1988 “Gjaku që këndon”,, 1993 “Prapë fillimi”,  1996 “Lumturia është mashtrim”, 1999 “Mos vdis kur vdiset”, 2001 “Verbim i bardhë”, 2004 “Zjarri i këngës” 2007 si “Agu” (dramë), 1982

Përveç disa përmbledhjeve me titull “Poezi” që janë botuae si lektyrë shkollore, poezitë e Din Mehmetit janë botuar edhe në këto vëllime të poezive të zgjedhura“Zogu i diellit, Prishtinë, 1982 “Mallkim gjaku, “8 Nëntor”, 1973 “Poezi (përzgjedhje) nga Fatos Arapi, “Naim Frashëri” Tiranë, 1985 “Klithmë është emri im “Toena”, Tiranë, 2004 “Antologji personale “ “Ora”Tiranë.2004

Poezitë e tij janë përkthye në shumë gjuhë botërore si në serbokroatisht, italisht, frengjisht, anglisht, polonisht,hungarisht e në disa gjuhë të tjera

Për veprën letrare dhe kontributin dhënë poezisë shqipe është shpërblye disa herë,duke filluar nga: Shpërblimi i Dhjetorit për librin “Heshtja e kallur” 1972, Shpërblimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për librin “Ikje nga vetja” 1978, Shpërblimi i “Rilindjesdhe Mitingut të poezisë për librin “Fatin tim nuk e nënshkruaj” 1984 si dhe  Shpërblimi Kombëtar “Azem Shkreli” për vepër jetësore në krijimtarinë artistike  nda nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës. 2005

Jeton né Gjakovë dhe është anëtar i PEN-it kosovar

 

Din Mehmeti

 

DASHURIA SE LE VDESË

Me emrin e tokës ngritët

Me emrin e tokës zbret

 

Diçka fik e diçka ndez

zemrën e vet

 

Herë avull herë flakë

E as vetë sdi çngjet

 

I bie çiftelisë mbrëmje

E lidh sulltan e mbret

Shpon një shkëmb e zgjatë një jetë

 

Hidhet e përhidhet

Pas dritës shket

Dashuria se le vdesë

 

PA DASHURI

 

E zverdhur është dita

Kur mungon dashuria

 

Nën lisat e kalbur

Do të ngrihem

 

Heroinë është fjala

Kur veten e gjen

Atje ku nuk shihet

 

Edhe pak blerim

Edhe pak blerim

Duan rreptimat e syve

Për ta përsëritur veten

Kur na pushton vetmia