| E enjte, 28.10.2010, 07:12 PM |
Janaq Pani
RRËFEN DESI - pa censurë
1. Pjatën ta mbaroj me supë
mamin shumë e kam duruar,
për çdo lugë e për çdo lugë
m'i lidh
2. Me babin shkoj në Librari
mend të më japë ç'libër të zgjedh,
por babi im hutuar rri
e për çdo titull supet i mbledh
e një buzqeshje pafaj më hedh.
3. Dikur bëri një gabim
në çast babi u bë trim,
tha: "Do heq rripin e mezit!"
frikën për t'i shtirë Desit.
Ia kthen çupa pa ngritë tonin:
"Si do ta mbash pantallonin?"
4. Ca fëmijë u vunë në garë
kush të rrëfejë më parë
kur ndodh të bëjnë gabime
nuk shpëtojnë pa dënime,
shkulje veshi e me shumicë
ca bace në prapanicë.
Vetëm Desi mbet pa gojë
se nuk ka se ç'të kallzojë.
E pyesin: "Si ke shpëtuar
asnjëherë pa u ndëshkuar,
kush i ndal babin e mamin?!"
...Është gjyshi që bën namin.
5. Xhepi i Desit dhe Bora
Arrat që u dha mamaja
Bora i hëngri të sajat,
kurse motra Desi tha:
"Pak më vonë do t'i ha,
po i shtij në xhep t'i ruaj
më presin shoqet të luaj..."
Mbas një ore ankohet Bora:
" Desi shih, më ngriu dora,
motër, a më bën pak vënd
që ta ngroh në xhepin tënd?"
Doçkë e Borës si një lodër
te xhep i Desit kullot,
hyri bosh pa asnjë kokër
e na del me arra plot...