| E merkure, 27.10.2010, 08:59 PM |
 NEHAT JAHIU
NEHAT JAHIU
VARGJET TI PUTHËM...
 
(Mikut dhe poetit Gjakush Tanës - Ferit Ramadanit)
 
Sa e sa lotë mbrëmë i derdhëm në sy
deshëm të bisedojmë , o mik me ty,
të kërkuam , o poet e nuk të gjetëm
trup e shpirt shtangur mbetëm.
 
Të kërkuam, o mik gjithëkund
e nuk të gjetëm ty askund,
të kërkuam mq e mike
shumë shpejt ti prej nesh na ike.
 
Seç na u hapën plagët në shpirt
vdekjen tënde, or mik nuk e kemi prit,
ta kërkuam vargun aty ku të mbet
tek poezia yte  ,o i madhi poet.
 
Lotët na mbetën të patharë në sy
vargjet ti puthëm dhembshëm në poezi,
vdekjen nuk ta besuam, or mik askush
mbetëm zemërkallur e zemërprush.
 
Të kërkuam, o mik  ku na  mbete
ku na ike ,o poet e ku na u trete,
eh, or mike sa shumë na brengose
si qiriu seç na kalle e na dogje.
 
Eh, mor mik do të gjejmë aty në kullë
trup e shpirt mbështjellur në flamur,
do të gjejmë në të lashtën Uskanë
që ti e thërrisje gjithmonë NËNË.
 
e diel, 24 tetor 2010