| E merkure, 27.10.2010, 07:47 PM |
 MBAHET KUVENDI ZGJEDHOR I KLUBIT LETRAR “ FENIKS” PRESHEVË
MBAHET KUVENDI ZGJEDHOR I KLUBIT LETRAR “ FENIKS” PRESHEVË
Nga Arsim Halili
Në lokalet e shtëpisë së kulturës  “ Abdullah  Krashnica” në Preshevë më 23.10. 2010 ishte ftuar anëtarësia e  klubit letrar për të mbajtur Kuvendin e saj zgjedhor, pas dorëheqjes së kryetarit Demush Berisha  dy javë më parë. Ai dha dorëheqje për shkaqe të natyrës objektive të cilën edhe e kishte arsyetuar me shkrim. Ai faleminderit anëtarët e këtij klubi për mbështetje të deritashme dhe lirimin e tij nga detyra.
Në këtë kuvend zgjedhor fillimisht fjalën e mori z  Demush Berisha,  ku  bëri një rezyme të punës së tij,  gjatë mandatit sa ai kishte udhëhequr .Sikur se u theksua edhe nga ai është përpjekur që të jap kontributin e tij për aq sa e kanë lejuar mundësit. Gjithsesi edhe anëtarët prezent përgëzuan punën e deritashme të ish kryetarit Berisha . Më pas Kuvendi kaloj në procedurë të rregullt të punës së saj,  zgjedhjen e udhëheqësisë së re dhe të kryesisë së ngushtë prej pesë anëtarëve.
Me aklamacion  për katër vjet vijuese për kryetar u zgjodh Bilall Maliqi  nga Presheva 
Ndërsa nënkryetar klubi u zgjodh Nehat Ramizi nga Tërnoci i madh  i Bujanocit.
Pesë anëtarët e kryesisë ngushtë u zgjodhën me sa vijon:
-           Demush Berisha- Preshevë
-           Ismet   Bajrami- Preshevë
-           Mejdi Shabani- Bujanoc
-           Halim Hasani- Bujanoc
-           Rexhep Abazi- Medvegjë
Gjatë këtij kuvendi  Klubit letrar “ Feniks” ju  bashkëngjitën  edhe dy anëtarët e rinj 
-           Ismet Bajrami, prof i Historisë dhe poet nga Presheva
-           Hajrullah  Kasumi prof  i Gjuhës angleze poet nga Rahovica e Preshevës
Për fund z Maliqi dha këtë prononcim:
- Zotohem se me aq mundësi  që kam do të punoj  në avancimin e kulturës  letrare në Kosovën Lindore, në kuadër të Klubit tonë letrar “Feniks”, natyrisht duke kërkuar edhe ndihmën institucionale. Ai falënderoi pjesëmarrësit e këtij takimi për besimin që  i dhanë. Bilall Maliqi,  përgëzoi dhe falënderoj për punën e deritashme të zotit Berisha, duke kërkuar që përsëri të jap kontributin e tij në këtë klub, për aq mundësi, sa ja lejojnë kushtet shëndetësore për shkak të moshës së tij. Vlen të theksohet se kuvendi kaloi  të gjitha procedurat në frymën demokratike.