| E merkure, 27.10.2010, 09:57 PM |
Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
P
PA
PA Ç’ PA fr.fol.- u shtrëngua të bëjë diçka dikush kundër dëshirës së vet, s’ kishte si t’ ia bënte ndryshe dikush,s’ e zgjati më dikush. (FGJSSH f. 1883). S. shih sin: nuk pati çare
U PA fr.fol.- shënim që vihet zakonisht në një shkresë, në një detyrë mësimore etj. nga dikush për të treguar se e ka shqyrtuar atë dhe ka bërë veprimet e nevojshme. (FGJSSH f. 1841)
PAANËSI-A
*ME PAANËSI fr.ndf.,fj.- paanësisht, objektivisht, realisht, pa i mbajtur anën asnjërit, në mënyrë të paanshme, me objektivitet.- Ta vëmë dorën në zemër e të flasim pa zhibla: duke lënë m’ manash kohën e sundimit turk... të vërejmë me paanësi periudhën historike ç’ prej Lidhjes së Prizrenit e deri me mbarimin e Luftës së Dytë botërore. (EKO-KE f. 233). S. shih sin: pa mbajtur anë
PABESË (I,E)
DEL I PABESË dikush fr.fol.,fj.- e shkel fjalën e dhënë dikush, tradhton dikush, e prish a e shkel marrëveshjen dikush, nuk e mban fjalën a premtimin e dhënë dikush, nuk i qëndron besnik marrëveshjes apo asaj që e thotë a që e premton vetë dikush. (ALSI te : Leka nr. 4/
*I DEL I PABESË dikujt dikush fr.fol., fj.- e tradhton dikë dikush, nuk ia mban fjalën a premtimin e dhënë dikujt dikush, ia shkel a ia prish marrëveshjen, fjalën, besën a premtimin e dhënë dikujt dikush, nuk i përmbahet dikush asaj që ia thotë a ia premton dikujt, nuk i përmbahet dikush diçkaje me të cilën merret vesh me dikë.- Të ngriti prej balte e të dha shkollë, të bëri hoxhë mbi hoxhallarët e tjerë e ti i dole i pabesë atij e ne. (PARB-V f. 351). S. shih sin : i del nga besa dikujt dikush
ME TË PABESË
E HA ME TË PABESË dikë dikush fr.fol.,iron.- e mashtron dikë dikush. (FGJSSH f. 836). S. shih sin: ia lë këmbët e arushës (në dorë) dikujt dikush
*ME TË PABESË fr.ndf.,fj.- tradhtisht, pabesisht, me tradhti, në mënyrë tradhtare. (FGJSSH f. 2011).- Na kanë rënë me të pabesë!...janë si mizat!...djegin e pjekin pa mëshirë! (AS-N f. 14). S. shih sin : me të dalë bese
PACËRK/Ë-A
PJERDHIN (PORDHIN) NË NJË PACËRKË fr.fol.,iron. - janë të pandashëm, intimë në mes vete, janë të një mendjeje, botëkuptimi, kanë pikëpamje e interesa të përbashkëta, janë të afërt e veprojnë së bashku, e njohin mirë njëri tjetrin , bashkëpunojnë ngushtë njëri me tjetrin . (QM-FSHRGP f. 60). S. shih sin : bien në (një) brazdë në mes vete
PAÇ
E BËN PAÇ diçka fr.fol.,id.- e shtyp, e ndrydh shumë, pa masë diçka dikush, e shtyp, e ndrydh krejt diçka dikush . (ALCEN-UL-I f. 40). S. shih sin : e bën bëlsi diçka dikush
PAÇAMUR-I
BËHEN PAÇAMUR (gjërat në mes vete) fr.fol.,iron.- përzihen, ngatërrohen, pështjellohen keq (gjërat në mes vete). (FGJSSH f. 1319). S. shih sin : bëhen byk e kashtë (gjërat në mes vete)
BËHET PAÇAMUR diçka (një punë, një çëshjtje a një situatë etj. ) fr.fol.iron.-ngatërrohet, përzihet, trazohet, ndërlikohet keq diçka (një punë, një çështje a një situatë), prishet fare (një punë etj.) .( FGJSSH f. 1319).S. shih sin : bëhet bërllok diçka (një punë, një çështje, një situatë etj.)
E BËN PAÇAMUR diçka (një punë, një çështje a një situate etj.) dikush fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e çrregullon, e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. (FGJSSH f. 1319). S.shih sin:e bën bërllok diçka (një punë, një çështje a një situate etj.) dikush
PAÇARIZ-I
E BËN PAÇARIZ diçka (një punë, një çështje a një situate etj.) dikush fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e çrregullon, e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. (FGJSSH f. 1319). S.shih sin:e bën bërllok diçka (një punë, një çështje a një situate etj.) dikush
PAÇAV/ËR-RA shm.PAÇAVRA-T
E BËN PAÇAVËR dikë dikush fr.fol., id.-nuk i lë gjë pa thënë dikujt dikush, e fyen e ofendon, e shan shumë rëndë dikë dikush. (FGJSSH f. 957). S. shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush, i thotë ars e qyrs dikujt dikush
PAÇAVUR/E-JA shm. PAÇAVURE-T
E BËN PAÇAVURE dikë dikush fr.fol.,id.- nuk i lë gjë pa thënë dikujt dikush, e fyen e ofendon, e shan shumë rëndë dikë dikush. (FGJSSH f. 957, 1319, 1681). S. shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush, i thotë ars e qyrs dikujt dikush
PAÇE-T
*I (IA) BËN PAÇET dikujt dikush fr. fol., iron.- 1. e përzë, e dëbon me mospërfillje a me përbuzje dikë dikush, e munxos dikë dikush. S. shih sin: i (ia) vë cipalin dikujt dikush ; ia bën bërryl dikujt dikush. 2. e kundërshton me mospërfillje, me përbuzje, me përçmim dikë dikush, e munxos dikë dikush. (FGJSSH f. 1197, 1319).- Ai ka një fshat të tërë mbi kokë e s’ i thonë shaka, moj motra. Disa i jepnin të drejtë, po disa, prapa krashëve i bënin paçet. (ZSA-VL-
I (IA) JEP PAÇET dikujt dikush fr. fol., iron.- 1. e përzë, e dëbon me mospërfillje a me përbuzje dikë dikush, e munxos dikë dikush. S. shih sin: i (ia) vë cipalin dikujt dikush ; ia bën bërryl dikujt dikush. 2. e kundërshton me mospërfillje, me përbuzje, me përçmim dikë dikush, e munxos dikë dikush . (FGJSSH f. 1197, 1319). S. shih sin: ia bën bërryl dikujt dikush
PADURIM-I
*ME PADURIM fr.ndf.,fj.- Po babai,-pyeti ajo me këmbëngulje dhe me padurim-a ka dijeni për këtë çështje? (APONA-K f. 89).
*PRET ME PADURIM dikush fr.fol., ftill.- mezi pret dikush.- Ai priste me padurim duke u munduar të kapte vështrimin e saj të lëvizur. (NAJORG te : KD, 22 dhjetor
*E PRET ME PADURIM diçka dikush fr.fol.,ftill.- mezi e pret diçka dikush.- Në këtë jetë të zakontë, monotone që përsëritej me të njëjtat ngjyra dita-ditës, isha mërzitur dhe prisja me padurim çastin… (AC-BJ f. 102). Daljen në dritë të veprës e kam pritur me padurim. (VEVE te : R, 25.VI.
PAFILL/Ë-A
IA HEQ PAFILLËN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,id.- nuk merret më me dikë a diçka dikush, heq dorë nga dikush a nga diçka dikush. (JNU-FPM f. 179). S. shih sin: e bën batall dikë a diçka dikush
PAFT/Ë-A
BËN PAFTË dikush fr.fol.,meton tëholl, tëhollon, hollon më tej një pllakë metali me makinë të posaçme dikush, paftëzon dikush. (SM f. 210, FGJSSH f. 1324) S. heq paftë dikush
HEQ PAFTË dikush fr.fol.,meton tëholl, tëhollon, hollon më tej një pllakë metali me makinë të posaçme dikush, paftëzon dikush. (FGJSSH f. 1324). S.shih sin : bën paftë dikush
PAGUAN
ËSHTË TË PAGUASH E TË IKËSH fr.fol.,ftill.-është një vend a një mjedis shumë i papëlqyeshëm. (FGJSSH f. 1326).
PAGUAR-IT (TË)
S’ KA TË PAGUAR diçka fr.fol.,meton.- është shumë e vlefshme,e çmueshme diçka . (FGJSSH f. 1326). S. shih sin : nuk paguhet as me ari diçka
PAH-U
*DEL NË PAH diçka fr.fol.,id.- 1. zbulohet diçka, del jashtë, del hapur diçka, nuk mbetet fshehur, diçka..-Nga këto ankthe e makthe të pikturuara... me akorde të errë-ta... del në pah individualiteti krijues i piktorit Arian Berisha. (MFE te: KD, 14 shkurt
3. bëhet e dukshme qartë diçka, spikat, dallohet, shquhet ndërmjet të tjerave diçka, shfaqet, duket, shihet, vërehet mirë, qartë diçka midis gjërave , del e qartë, haptazi, faqeza diçka, bëhet më e qartë, më e dukshme për të gjithë diçka (e vërteta, e drejta etj. (FGJSSH f. 1327). S. shih sin: del në dritë diçka
I HUMB PAHU dikujt fr.fol.,iron.- i bie, i ulet vlera, autoriteti, dinjiteti, personaliteti fare dikujt, bëhet fare i pavlerë, i parëndësishëm dikush, e humb emrin e mirë ose nderin, nderimin dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet brashnjë dikush
*NXIRRET NË PAH diçka fr.fol.- pasqyrohet, paraqitet diçka .-Në këtë pjesë nxirren në pah përpjekjet për një stabilitet politik dhe ekonomik...(SABKEÇBA te: KD, 11 tetor
* (E) NXJERR NË PAH dikush fr.fol., id.- 1. (diçka) e zbulon diçka dikush, e bën të ditur, të njohur diçka (të fshehtë a të panjohur) dikush, e tregon hapur diçka dikush. .-Po ky fakt mund të nxjerrë në pah një çështje tjetër. (ADAB te: Z, 19 shkurt
*NXJERRJE NË PAH .(e diçkaje)- . fr.em.,meton.-1.theksim, nënvizim i diçkaje, përqendrim i vëmendjes në diçka në mënyrë të veçantë, shquarje mirë e diçkaje nga gjërat e tjera, tërheqje e vëmendjes për diçka, dallim i veçantë i diçkaje,rëndësi e veçantë e diçkaje, vëmendje e posaçme e diçkaje. (FGJSSH f. 2055).S. shih sin: nxjerrje në dritë e diçkaje.- Sesione të tilla shkencore janë një ndihmesë e rëndësishme për vlerësimin dhe nxjerrjen në pah të figurave dhe të ngjarjeve historike , të vlerave materiale e kulturore të popullit tonë. (XHGOS te: GJJ nr. 1-4/
* (E) VË NË PAH dikush diçka fr.fol.- e spikat, e shquan, e dallon diçka midis të tjerave dikush, e bën që të bjerë menjëherë në sy , në dukje diçka dikush, e bën që të duket, të dallohet qartë diçka dikush, e tërheq vëmendjen për diçka dikush.-Kaptina e burimeve në këtë studim është shumë e rëndësishme për t' i vënë në pah pasuritë e mëdha, të çmuara dhe përrallore të kulturës sonë shpirtërore...(ZYNE-PLR f.5). Në këtë mes, lypset të vëmë në pah edhe bamurinë se poeti ynë e sheston, e projekton pavarësinë kombëtare edhe në suazën e pavarësisë universale, njerëzore. (BQ-PNF f.106). Për të vënë në pah shkrimtarë dhe vepra të harruara ose të lëna pas dore. (p.a. te: gr.aut. HLSH f. 10).S.shih sin: e tregon me dorë diçka dikush.
*VËNIE NË PAH e diçkaje a e dikujt fr.em.,id.- theksim, nënvizim i diçkaje, përqendrim i vëmendjes në diçka a dikë në mënyrë të veçantë, shquarje mirë e diçkaje nga gjërat e tjera, tërheqje e vëmendjes për diçka, veçim i theksuar i dikujt nga të tjerët, dallim i veçantë që i bëjmë diçkaje a dikujt .-Kjo ka sjellë si pasojë vënien më në pah të veçorive të shqipes në këtë fushë dhe një varg vëzhgimesh interesante e të thukëta për çështje të ndryshme të këtyre kategorive foljore. (EHY te : GJJ nr. 3-4/
*VIHET NË PAH diçka fr.fol.,id.- 1. shquhet, dallohet më mirë, më qartë diçka midis gjërash a prej gjërash të tjera, bëhet (më) e dukshme, (më) e qartë diçka, bëhet e njohur, e qartë mirë diçka, tërhiqet vëmendja për diçka duke u sqaruar më mirë.-Në vështrimet, esetë tona letrare shkruhet për veprën e një shkrimtari dhe nuk vihen në pah karakteristikat themelore të stilit të tij. (HYHO te: KD, 21 qershor
PAHA-JA
I BIE PAHAJA dikujt fr.fol.,meton.- i humb, i bie autoriteti dikujt, nuk ka më autoritet, vlerë,nder, prestigj, denjësi te të tjerët dikush, nuk është më me ndikim dikush, i bie vlera dikujt, zhvlerësohet, zhburrnohet dikush, njuk e dëgjon, nuk e pyet më dikë dikush, nuk i shkon më fjala dikujt, bëhet i pavlerë dikush. (FGJSSH f. 1327). S. shih sin: bëhet brashnjë dikush; i bie burrëria dikujt; i laget baruti dikujt
NUK KA PAHA diçka fr.fol.,meton.- është shumë e vlefshme,e çmueshme diçka . (FGJSSH f. 1327). S. shih sin : nuk paguhet as me ari diçka
PAH/Ë-A
IA MERR PAHËN dikujt dikush fr.fol., id.- ia kalon, ia kapërcen në një punë, veprimtari, qëndron shumë më larg (më lart) se një tjetër dikush për diçka . (ASU-VGJKMGJ f. 205) . S. shih sin : ia ha arrat dikujt dikush
PAHIR
*ME PAHIR fr.ndf.,id.-1.kundër dëshi-rës, vullnetit a mundësive, me dhumë a me detyrim, me forcë,me shtrëngim, me të keq, dhunshëm, me zor. (AXH-XLVII f. 169, FGJSSH f. 498,1327, IST f. 434). –Flamuri, flmuri, thoni ju. Epo me pahir nuk merret ! Ju pandehni se unë s’ dua. (ZSA-VL-
PAJ/Ë-A
I BËHET PAJË dikujt fr. fol.,iron.- e njollos, e damkos veten dikush para të tjerëve, para botës, i nxjerr nam të keq vetes dikush, i mbetet përgjithnjë njolla dikujt, nuk i hiqet më njolla dikujt. (FGJSSH f. 1328). S. shih sin : e bën me balosh veten dikush
BËHU PAJË fr.fol.,iron.-shporru,qëro-hu! (FGJSSH f. 1328). S. shih sin: baje bishtin!
IA BËN PAJË DREQIT (SHEJTA-NIT) dikë dikush fr.fol.,id.- e shporr dikë dikush . (FGJSSH f. 1328, 1822). S. shih sin: e bën def dikë dikush; i (ia) vë cipalin dikujt dikush
MBAN PAJË dikush fr.fol.,id.- punon, vepron me hatër,me subjektivizëm, me anësi dikush, tregohet i anshëm dikush, e përkrah dikush dikë a diçka pa të drejtë, anon nga dikush, është me dikë dikush.( FGJSSH f. 1328). S. shih sin: mban anë dikush
I (IA) MBAN PAJËN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,id.- e përkrah, e mbështet dikë a diçka (edhe kur nuk ka të drejtë) dikush, bëhet me dikë a me diçka (edhe kur nuk ka të drejtë) dikush. (FGJSSH f. 1328). S. shih sin : i (ia) mban anën dikujt a diçkaje dikush
I MBETET PAJË dikujt dikush fr.fol.,i d.- i shkon shumë shpesh, shumë dendur (në shtëpi), i qepet, nuk i ndahet për një punë a për diçka tjetër dikujt dikush, nuk e largon dot dikë dikush, e bezdis, e mërzit shumë, së tepërmi dikë dikush me vizita, me shjkuarje-ardhje të shpeshta. (JTH-FFGJSH f. 195). S.shih sin: ia ha llozin e derës dikujt dikush
E MERR PAJË ME VETE dikush fr. fol.,iron.- e njollos, e damkos veten dikush para të tjerëve, para botës, i nxjerr nam të keq vetes dikush, i mbetet përgjithnjë njolla dikujt, nuk i hiqet më njolla dikujt. (FGJSSH f. 1328, 2142). S. shih sin : e bën me balosh veten dikush
PAJTIM-I
*ËSHTË NË PAJTIM ME... pajtohet me... fr.fol.,fj.- Bazën përmbajtësore të veprave poetike Naimi e përcakton me titujt e tyre që janë në pajtim me përkatësitë tematike e motivore. (BQ-PNF f. 257). Procedeu i këtillë krahasues është në pajtim me procedeun mbizotërues romantik. (BQ-PNF f. 290). S. vjen në pajtim me...
*ËSHTË NË PAJTIM TË PLOTË fr.fol.,ftill.- pajtohet plotësisht.- Draftligji i prokurimit publik është në pajtim të plotë me direktivat evropiane dhe standardet ndërkombëtare. (LAVHA te: KS, 15 tetor
*NË PAJTIM ME fr.ndf.- pajtuar, përputhur,përshtatur me, duke u pajtuar, duke u përputhur, duke u përshtatur me. (FGJSSH f. 1329, RAHY f.15).- Edhe titujt e vjershave poeti ynë i sendërton në pajtim me përkatësitë motivore e ideore. (BQ-PNF f. 257). Ndryshimet në koncepte në pajtim me zhvillimet e tjera në shoqëri është diçka e pritshme. (RI te: KD, 31 maj
*VË NË PAJTIM fr.fol.,fj.- pajton.-Visar Zhiti shpalosi prirjen për për t’ i vënë në pajtim artistikisht natyrën e lirikut dhe tregimtarit. (AA
te: KD, 7 qershor
*VJEN NË PAJTIM me... fr.fol.,fj.- pajtohet me....- Fondi antroponimik i sotmë paraqitet mjaft i larmishëm, i hapur dhe me prurje të reja, që jo gjithmonë vijnë në pajtim me natyrën e shqipes. (ÇBI te: SF nr. 1-2/
PAJTON-I
IA SHTRËNGON PAJTONIN dikujt dikush fr.fol.,id.- e detyron dikë dikush të sillet a të veprojë në një mënyrë të caktuar, ia mbledh mirë dikujt dikush. (BQ-DSH).S.shih sin: ia shtrëngon burgjitë dikujt dikush
PAK
*PAK (E) NGA PAK fr.ndf.,fj.- dalë-ngadalë, jo menjëherë, përnjëherë, jo shpejt, ngadalë-ngadalë, gradualisht, dalëdalë. (FGJSSH f. 1330). - Pak nga pak i gjeti shtigjet për të dalë aty ku i dhembte dhëmba-lla. (SS-Z f. 290). Katër vjet me radhë zonjushë Hadoja na kishte njohur dhëmbë e dhëmballë, kurse tani pak e nga pak po e harroja zërin e saj të ngrohtë. (ASHA-P f. 134). S. shih sin : ca nga ca
PAK SE… fr.ndf.- jo vetëm që…, nuk mjafton që… (FGJSSH f. 1330).
*PAK A SHUMË fr.ndf.,fj.- deri diku, as më pake as më shumëi.- Synimet dhe përpjeket e Gramenos janë vënë në spikamë në mënyrë të përgjithshme dhe pak a shumë të konkretizuar, që të zbulohen e të luftohen në mënyrë të ngutshme dhe energjike ato që lëkundin nga themeli armosferën e mykur të shoqërisë ... . (BQ te: F nr. 7, korrik
PËR PAK fr.ndf., fj.-pothuaj, gati sa. (FGJSSH f. 1330). S. shih sin: për një fije
PAKIC/Ë-A
*ME PAKICË fr.ndf.,fj.- me sasi të vogël, nga një.- Shitje me shumicë e pakicë janë bërë sa të duash. (DHXH-D f. 133). Ant. me shumicë
PAKICË KOMBËTARE fr.em.,fj.- popullsi e huaj që bën pjesë në një shtet, ku shumicën dërrmuese e përbëjnë pjsëtarët e një kombi tjetër. (FGJSSH f. 853).
PAKTË (I)
NUK ËSHTË E PAKTË diçka fr.fol., ftill.- 1. është me pasoja të rënda diçka. 2. është diçka e madhe e me rëndësi, është serioze diçka. (FGJSSH f. 1333).
NUK ËSHTË I PAKTË dikush fr.fol., ftill.- është edhe dikush ndër ata që dallohen, ka edhe dikush aftësi aftësi e merita të veçanta ose vlerë, peshë jo të vogël në shoqëri. (FGJSSH f. 1333)
PAKU (MË SË)
MË SË PAKU fr.ndf.,fj.- të paktën, pak së paku. (FGJSSH f. 1123).
PALAÇO-JA,
BËHET PALAÇO dikush fr.fol.,iron.-1. .komprometohet, shpërnderohet, njolloset keq dikush, bëhet turp i botës dikush, turpërohet botërisht dikush. S. shih sin: bie në baltë dikush. 2. (dikush) i bie, i ulet vlera, autoriteti, dinjiteti, personaliteti fare dikujt, bëhet fare i pavlerë, i parëndësishëm dikush, nuk vlen, nuk vyen për asgjë dikush, i humb çdo vlerë dikujt. (FGJSSH f. 130). S. shih sin : bëhet brashnjë dikush
E BËN PALAÇO dikë dikush fr.fol., iron.- e shan rëndë dikë dikush, nuk i lë gjë (të keqe) pa i thënë dikujt dikush. (FGJSSH f. 1335). S. shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush
PALARA-T (TË)
I DALIN TË PALARAT NË SHESH dikujt a diçkaje fr.fol.,iron.- zbulohet dikush a diçka, zbulohet fytyra e vërtetë e dikujt a e diçkaje, e marrin vesh të gjithë dikë a diçka, demaskohet dikush a diçka. (FGJSSH f. 941). S. shih sin: i del bakri dikujt ; i del bishti diçkaje
*IA NXJERR TË PALARAT (NË SHESH) dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,iron.- ia zbulon të gjitha të metat, të këqijat, të fshehtat, dredhitë, qëllimet e fshehta, veset, gabimet etj. dikujt a diçkaje dikush, e demaskon dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 707, 1335, 1411). - Si polemist Konica u shfaq nga shumë anë qoftë kur demaskoi politikën grabitqare të qeverive turke, greke, italiane, ruse, serbe, malazeze, bullgare, maqedone, gjermane, austriake, qoftë kur u nxori në shesh të palarat disa arbëreshëve të Italisë, që bënin politikën e të huajit dhe ishin kolona e pestë e pushtuesve italianë në Shqipëri… (JKAS te : SF nr. 3-4/
IA QET TË PALARAT NË DIELL ( NË FUSHË, PËR FUSHE, NË LEDINË, PËR LEDINE) dikujt dikush fr.fol.,iron.-ia zbulon të gjitha të metat, të këqijat, të fshehtat, dredhitë, qëllimet e fshehta, veset, gabimet etj. dikujt dikush , nuk i lë gjë pa ia thënë, pa ia treguar, pa ia zbuluar dikush dikujt, ia zbulon fytyrën e vërtetë dikush dikujt , e demaskon dikë dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : nuk i lë baltë në (nën) thua dikujt dikush
PALA-VAL
E BËN PALA-VAL diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,iron.-e bën, e kryen shkel e shko, pa kurrfarë kujdesi diçka ( një punë etj.) dikush , e bën, e kryen me përtesë të madhe diçka (një punë etj.) dikush. (BQ-DSH).S. shih sin : e bën (si) angari diçka (një punë etj.) dikush
PALAVAQ-E
BËHET PALAVAQ dikush a diçka fr. fol.,fj.- ndotet, fëlliqet, ndyhet, përlyhet shumë, pa masë dikush a diçka, nuk e mban fare pastër veten dikush. (PAVHA-FPRRE f. 77). S. shih sin : bëhet berbat dikush a diçka
PALC/Ë-A
DERI NË PALCË fr.ndf.,id.- shumë thellë. (FGJSSH f. 837). S .shih sin: deri në palcë të ashtit
ËSHTË PALCË diçka fr.fol.,ftill.- 1. është shumë e butë diçka (një bimë, një perim). S. është palcë e butë diçka. 2. është shumë e njomë diçka . (FGJSSH f. 1336).S. është palcë e butë diçka
ËSHTË PALCË E BUTË diçka fr.fol.,ftill.- është shumë e butë diçka (një bimë, një perim). (FGJSSH f. 1336). S. shih sin : është palcë diçka
ËSHTË PALCË E NJOMË diçka fr.fol.,ftill.- është shumë e njomë diçka. (FGJSSH f. 1336). S. shih sin : është palcë diçka
*I FUTET NË PALCË diçka (frika etj.) dikujt, I FUTET DERI NË PALCË TË KURRIZIT diçka (frika etj.) dikujt fr.fol.,ftill.- i hyn, i depërton shumë thellë, e ndien shumë thellë dikush diçka (frikën, të ftohtit etj.).-Nuk na merrte mendja se do të bëhej ashtu, por frika na u fut në palcë. (HKS-OM f. 27). Ka pasur të tillë që frika u ishte futur edhe deri në palcë të kurrizit. (HKA-OM f. 24). S. shih sin : i hyn në (për) asht dikujt diçka (frika, të ftohtit etj.)
IA HA PALCËN dikujt dikush fr.fol.,id.-1. e mundon shumë, pa masë dikë dikush. S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush. 2. e shfrytëzon shumë, së tepërmi dikë dikush, e zhvat shumë dikë dikush. (FGJSSH f. 638, 1336). S. shih sin: ia heq një bashkë dikujt dikush
I HYN DERI NË PALCË (uji, shiu) dikujt fr.fol. ,meton.- laget, njomet shumë, së tepërmi, pa masë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1336). S. shih sin : bëhet bllacë dikush a diçka
HYN NË PALCË diçka fr.fol.,ftill.- hyn, futet, depërton shumë thellë diçka. (BQ-DSH). S. shih sin : futet gjer në eshtra diçka
*I HYN NË (PËR) PALCË dikujt diçka (frika, të ftohtit etj.) fr.fol.,ftill.- i hyn, i depërton shumë thellë, e ndien shumë thellë dikush diçka (frikën, të ftohtit etj.) . (FGJSSH f. 678). -Nesër, pasnesër... të më hyjë dashuria për palcë e të më mbërthejë për bark e për shpinë?! (SISHU-VAASH f. 322). S. shih sin : i hyn në (për) asht dikujt diçka (frika, të ftohtit etj.)
*GJER NË PALCË fr.ndf.,met.- shumë thellë.-Kur gotën efatit copëtoj kokës/ i gjakosi shpresat gjer në palcë. (QEJU te:KD, 21 qershor
I KALBUR DERI NË PALCË fr.mb., ftill.- i kalbur krejt, i kalbur fare. (FGJSSH f. 1336).
E LAG DERI NË PALCË dikë a diçka dikush fr.fol.,ftill.- e lag shumë, pa masë dikë a diçka dikush a shiu. (IST f. 364). S. shih sin: e bën qull dikë a diçka dikush a shiu
LAGET GJER NË PALCË dikush a diçka fr.fol.,ftill.- laget krejt (i tëri,e tëra) dikush a diçka, laget, njomet shumë, së tepërmi, pa masë dikush a diçka (nga uji a shiu i madh). (FGJSSH f. 2193).S.shih sin: bëhet bllacë dikush a diçka
I LAGUR DERI NË PALCË fr.fol., ftill.- i lagur shumë, pa masë. (FGJSSH f. 1336). S. shih sin: i qullur si dordolec
(E) MERR PALCËN dikush fr.fol.,id.- (dikush) mezi mbahet dikush, shkon drejt humbjes, pësimit, rënies, shkatërrimit, katandisë, falimenti-mit dikush . (FGJSSH f. 1063, 1336). S. shih sin : merr në çopur dikush
*NË PALCË të... diçkaje fr.ndf.- në mes të diçkaje, në thellësi të diçkaje .-Në palcë të krizave tona më të thella vazhdimisht është çështja e jetës dhe e vdekjes. (p.a. te: R, 12 korrik
PALCË GJËRI fr.em.,met.- pjesa më e mirë e diçkaje. (FGJSSH f. 616).
PALCË E KURRIZIT fr.em.,anat.,fj.- vargu i kockave a i kërceve si unaza që shkon përmes shpinës së njeriut e të shumë kafshëve dhe që është pjesë kryesore e skeletit, zgjatim nervor i trurit, që gjendet brenda unazave të kurrizit te kërbishtorët. (FGJSSH f. 927, 1336). S. shih sin : bosht i kurrizit
PALCË E SHTYLLËS KURRIZORE fr.em.,anat.- vargu i kockave a i kërceve si unaza që shkon përmes shpinës së njeriut e të shumë kafshëve dhe që është pjesë kryesore e skeletit, zgjatim nervor i trurit, që gjendet brenda unazave të kurrizit te kërbishtorët.. (FGJSSH f. 927, 1336). S. shih sin : bosht i kurrizit
E PREK NË PALCË dikë dikush fr.fol., meton.- e prek, e ngacmon, e lëndon, e qëllon, e godet dikush dikë në pikën më të dobët, në vendin më delikat, më të ndjeshëm, e prek ku s’ duhet dikë dikush, e prek ku i dhemb më së shumti dikush dikë, e prek, e lëndon,e ngacmon dikë dikush aty ku s’ duron, në diçka që e shqetëson. (BQ-DSH). S. shih sin : e prek Akilin në thembër dikush
E SHFRYTËZON DERI NË PALCË dikë dikush fr.fol.,ftill. e shfrytëzon shumë, së tepërmi dikë dikush. (FGJSSH f. 1336, 1477). S.shih sin: ia heq një bashkë dikujt dikush
E URREN DERI NË PALCË dikë a diçka dikush fr.fol.,ftill.– e urren sumë, pa masë dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1336). S. shih sin : e do si akullin në gji dikë a diçka dikush
PALE-VALE
E BËN PALE-VALE diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,iron.-e bën, e kryen shkel e shko, pa kurrfarë kujdesi diçka ( një punë etj.) dikush , e bën, e kryen me përtesë të madhe diçka (një punë etj. ) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e bën (si) angari diçka (një punë etj.) dikush
PALE-VALE fr.ndf.,id.- pa kujdes, pa kurrfarë kujdesi, sa për të thënë, shumë keq. (BQ-DSH) .S. shih sin : si angari
PAL/Ë-A shm.PALË-T
E BËN PALË diçka dikush fr.fol.,fj.-1. e palos,e palon diçka dikush. (FGJSSH f. 133, 134). 2. e shtyp, e ndrydh diçka dikush shumë, pa masë, e shtyp, e ndrydh krejt diçka dikush. (FGJSSH f. 1337). S. shih sin : e bën bëlsi diçka dikush
PALMUÇ
BËHET PALMUÇ dikush fr.fol.,id.- kruspulloset, mblidhet, zvogëlohet (nga frika, nga të ftohtit, nga hallet, nga pleqëria, nga sëmundja, nga shtrëngesa, nga dhembjet etj.) dikush. (FGJSSH f. 1338). S. shih sin : bëhet bullmuq dikush
BIE PALMUÇ (PËRDHE) dikush fr.fol.,ftill.- bie i shtrirë përdhe, përtokë (gjerë e gjatë e pa lëvizur fare) dikush., bie pa ndjenja, i alivanosur a pa jetë, i vdekur përdhe, përtokë dikush, vdes në vend, menjëherë dikush. (FGJSSH f. 1338). S.shih sin: bie capërdak përtokë dikush
E LË PALMUÇ dikë dikush fr.fol.,ftill.- e lë të shtrirë (përmbys) për tokë dikush dikë, e lë të vdekur, të vrarë, të mbytur, të alivanosur në vend (e të shtrirë, të paluar për tokë) dikë dikush, e vret, e mbyt me një të goditur e menjëherë, në vend dikë dikush. (FGJSSH f. 1338).S.shih sin: e lë balmuq dikë dikush
MBETET PALMUÇ dikush fr. fol., ftill.- mbetet menjëherë, në vend i shrirë e i alivanosur a i vdekur, i vrarë, i mbytur dikush. (FGJSSH f. 1338). S.shih sin: mbetet crangël dikush
MBLIDHET PALMUÇ dikush fr.fol.,id.- kruspulloset, mblidhet, zvogëlohet, rrudhet, cucërrohet (nga frika, nga të ftohtit, nga hallet, nga pleqëria, nga sëmundja, nga shtrëngesa , nga dhembjet etj.) dikush. (FGJSSH f. 1338). S. shih sin : bëhet bullmuq dikush
PALUET
RRI PALUET SI DHELPËR dikush fr. fol., krah.- sheh, shikon e dëgjon me vëmendje të madhe dikush, dëgjon e përgjon me vëmendje të madhe dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 207). S.shih sin : bëhet tërë sy e (edhe) veshë dikush
PALLAMAR-I
BËHET PALLAMAR (një punë etj.) fr.fol.,met.- zgjatet shumë, tepër, pa masë diçka (një punë etj.). (EQSHI f. 240). S. shih sin : bëhet bollë diçka (një punë etj.)
E BËN PALLAMAR diçka ( punën etj.) dikush fr.fol.,met.- e zgjat shumë, tepër e nuk e mbaron dot diçka ( një punë etj.) dikush, ev zgjat tepër e pa nevojë diçka (një punë, një bisedë etj.) dikush. ( FGJSSH f. 1339, 1995).S. shih sin : e bën bollë diçka ( punën etj.)
PALLASK/Ë-A
I NGJITET SI PALLASKA PAS BREZIT dikujt dikush fr.fol.,iron.- i ngjitet, i qe-pet nga pas e nuk i ndahet fare dikujt dikush, i qepet me ngulm dikujt dikush. (FGJSSH f.1340). S. shih sin : i ngjitet si bagla për këmbe dikujt dikush
PALLAT-I shm.-PALLATE-T
*NGRE PALLATE ME KLEÇKA dikush fr.fol., iron.- ëndërron, imagjinon, projekt-on, planifikon diçka të kotë, të pasendërtueshme, të pamundur dikush. -.Do të merrja për vete mallin më të mirë…-dhe vazhdoi Qimekuqi të shihte ëndrra me sy hapët , të ngrinte pallate me kleçka ! (SS-BL f. 246). S. shih sin: bën dasmë me mend dikush
PALLAVRA-T
SHET PALLAVRA dikush fr.fol., iron.-1. flet kot, pa përgjegjësi dikush, flet fjalë të kota dikush, flet poshtë e lart dikush,llap, llapton, llomotit, dërdëllit dikush.S. shih sin : flet në arë e në stom dikush 2. hiqet trim a i zoti para të tjerëve dikush (pa qenë i tillë në të vërtetë), mburret kot së koti dikush. (FGJSSH f. 1829). S. shih sin : shet dokrra dikush
PALLDËM-I shm.PALLDËME-T(I)
IA KËPUT PALLDËMET SAMARIT (një popull, një vend) fr.fol.,meton.-çlirohet, e fiton lirinë (një popull, një vend), shpëton ngashtypja dhe nga shfrytëzimi (një popull, një vend), është i lirë (një popull, një vend) . (NMUS-SHPK f. 233). S. shih sin: (i) këput prangat (një popull, një vend)
PALL/Ë-A shm. PALLA-T
*E BËN KOQEN E PALLËS dikush fr.fol.,id.-kalon çaste të bukura të jetës, jeton mirë e shkujdesur dikush, jeton pa halle dikush, rron, jeton pa e çarë kokën për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet në jetë dikush. (FGJSSH f. 868). -Brodhe, fjete bëre koqen e pallës. (JLLAZ te : Edukata e RE , dhjetor
*BËN PALLË dikush fr.fol.,id.- rri pa punë e pa bërë asgjë dikush, e kalon kohën pa u lodhur e pa e vrarë mendjen për asgjë dikush, kalon çaste të bukura të jetës dikush, jeton mirë e shkujdesur dikush, rron, jeton pa halle, pa e çarë kokën për asgjë dikush, nuk e prish gjakun kurrë për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet, dëfrehet, argëtohet në jetë dikush. (ALSI te : Hylli i Dritës nr. 1-3/
E BËN KOKRRËN (KOQEN) E PA-LLËS dikush fr.fol.,id.- kalon çaste të bukura të jetës dikush, jeton mirë e shkujdesur dikush, rron, jeton pa halle, pa e çarë kokën për asgjë dikush, nuk e prish gjakun kurrë për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet në jetë dikush. (FGSSH f. 868). S. shih sin : bën pallë dikush
BËN PALLË ME MEND (ME MEN-DJE) dikush fr.fol.,iron.- bën plane pa bazë, pa themel dikush, kridhet në ëndërrime të kota dikush. (SM f. 52).S. shih sin: bën dasmë me mend dikush
*E BËN PALLËN E SEFASË dikush fr. fol., id.-kalon çaste të bukura të jetës, jeton mirë e shkujdesur dikush, jeton pa halle dikush, rron, jeton pa e çarë kokën për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet në jetë dikush.-Kallëzojnë pastaj se ata kishin bërë pallën e sefasë, kishin pirë e ngrënë. (APO te : B, 31 janar
*NUK I HA PALLA për dikë a diçka dikujt fr.fol.,iron.-nuk mërzitet, nuk brengoset,nuk shqetësohet, nuk merakoset fare për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1340). - Hiç s’ po u ha palla për Imërli Llaçin atyre të gjakut tonë në Rubinë, jo besa! Megjithatë, njëherë më doli emri! (MI-SHT f. 200). Ftkeqësisht me mbiemra që mbarojnë me prefiksin o-os atyre s’ iu ha palla për Kosovën. (IPRO te: B, 31 janar
*NUK I HA PALLA PËR KOPALLA dikujt fr.fol.,iron.- nuk mërzitet, nuk merakoset, nuk shqetësohet për asgjë dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 146).- Siç thuhet në një këngë: nuk më ha palla për kopalla. (IKA te: R, 15. XI.
ME PALLË ZHVESHUR fr.ndf., meton.- me të keq e me të egër, gati për të goditur, duke u kanosur, gati për goditje, për sulm. (FGJSSH f. 1890, 2065, 2270). S. shih sin : me dorën në kobure
I PËRPJEK PALLAT me dikë dikush fr.fol.,id.- hyn në grindje a në betejë, në luftë me dikë dikush, i përgjigjet sfidës së dikujt dikush, përleshet, ndeshet me dikë (me një kundërshtar) dikush, bie në përleshje, në ndeshje me dikë dikush. (FGJSSH f. 1457, 2098). S. shih sin : del në bejleg me dikë dikush, i del në bejleg dikujt dikush
I PRET PALLA NGA TË DY (TË DYJA) ANËT (DJATHTAS E MAJTAS) dikujt fr.fol..1. iron. bën çdo gjë pa pyetur të tjerët dikush, vendos vetë për gjithçka dikush, është i plotfu-qishëm, fuqiplotë dikush, bën, vepron si do vetë, si ia ka ënda, nuk pyet njeri, nuk varet nga të tjerët, vendos dhe urdhëron vetë, i ka vetë në dorë të gjitha punët, vendos vetë për gjithçka dikush pa pyetur njeri,gëzon ka (ushtron) pushtet absolut dikush. S. shih sin : është vetë Ali , e vetë kadi dikush. 2. met.- ka ndikim, autoritet, pushtet të madh dikush, i ecën, i shkon shumë fjala dikujt, ka shumë fuqi ndikimi dikush. (FGJSSH f. 34, 1542, 1746, 1973, 1890). S. shih sin : ka bandërr të madhe dikush
SA I HA PALLA fr.ndf.met.- me të gjitha forcat, me sa fuqi ka. (FGJSSH f. 1340). S. shih sin: bot e bir
I (IA) TUND PALLËN dikujt dikush fr.fol., meton.- i kanoset, i kërcënohet drejtpër-drejt, hapur dikujt dikush për ta frikësuar, e kërcënon hapur, drejtpërdrejt dikë dikush, e kërcënon,e frikëson me armë dikë dikush. (FGJSSH f. 1890, 2039) S. shih sin: i (ia) tregon armët dikujt dikush
E ZHVESH PALLËN dikush fr.fol., meton.-1. fillon të qortojë, të godasë a të kërcënojë hapët dikush. S. shih sin : i vringëllon armët dikush. 2. fillon të bëjë shumë të këqija e krime dikush. (FGJSSH f. 2270). S. shih sin : djeg e pjek dikush
PALLTO-JA
E HEQ NGA PALLTOJA dikë dikush fr.fol.,id.-e merr me zor dikë dikush,e detyron dikë dikush të shkojë me të. (FGJSSH f. 1341).
E KAP PËR PALLTOJE dikë dikush fr.fol.,meton.- nuk e lë të qetë dikë dikush derisa t’ ia plotësojë një punë a një kërkesë dikujt dikush, nuk i ndahet, i qepet dikujt dikush. (FGJSSH f. 1341, 2232). S. shih sin : ia shkel bishtin dikujt dikush
E ZË PËR PALLTOJE dikë dikush fr.fol.,meton.- nuk e lë të qetë dikë dikush derisa t’ ia plotësojë një punë a një kërkesë dikujt dikush, nuk i ndahet, i qepet dikujt dikush. (FGJSSH f. 1341, 2232). S. shih sin : ia shkel bishtin dikujt dikush
PALLUA-PALLOI
E DI PENDË PALLOI, POR I DEL FËNDË LANGOI fr.proverb.,iron.- nuk i del siç e di dikë dikush ( të mirë), po i del krejt tjetër ( i keq), e di për të mirë, por i del krejt tjetër, i del i del i keq, nuk i del i tillë çfarë e di ( për të mirë) dikë dikush . NMUS-NJFK f. 213). S. shih sin : e pandeh bilbil, po del thëllëzë
PAMBUK-U
E BËN PAMBUK dikë dikush fr.fol., meton.- e rrah paq, rëndë dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush, e shqep, e zhdëp, e zbrun, e sqaq, e shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. (FGJSSH f. 1342). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush
*I BUTË SI PAMBUK fr.mb.,ftill.,krah- i butë shumë, pa masë.- Ai qengji laragan, sa dëgjoi zërin e s’ ëmës, u ul pas saj dhe zuri të pinte, duke tundur bishtin e vogël, të butë si pambuk. (ZSA-VL-
PAMBUK I EGËR fr.em.,fj.,bot.- bimë barishtore e ngjashme me pambukun, e cila rritet në toka të rënda të mbjella me bimë që prashiten dhe i dëmton këto dhe që lidh bohçe, por pa fije brenda. (HXH-T f. 119, FGJSSH f. 1342).
PAMBUK GURI fr.em.,min.-asbest, amiant. (FGJSSH f. 1342). S. shih sin : gur leshi
PAMBUK QELQI fr.em.,tek.- lëndë prej fijesh të holla qelqi, xhami, që përdoren për veçim, izolim. (FGJSSH f. 1342, 2196). S. shih sin : lesh qelqi
PAMBUK XHAMI fr.em.,tek.- lëndë prej fijesh të holla qelqi, xhami, që përdoren për veçim, izolim. (FGJSSH f. 1342, 2196). S. shih sin : lesh qelqi
SHKEL NË PAMBUK dikush fr.fol., meton.- e ka punën fare të lehtë dikush, jeton në rehati dikush. (FGJSSH f. 1342, 1853). S. shih sin : jeton si delja në maj dikush
TË VRET ME PAMBUK dikush fr.fol., meton.- të bën të kuptosh gabimin e të pendohesh duke të qortuar lehtë e me të mirë ose duke ta sjellë fjalën larg e larg. (FGJSSH f. 1342, 2183).
PAMBUKOR/E-JA
PAMBUKORJA E AGRUMEVE fr.em.,bot.- sëmundje që u bie zakonisht agruemve e që shfaqet me disa plagë në lastarë në trajtën e një shkume të bardhë, sidomos pranë sytheve dhe nyjeve. (FGJSSH f. 1342).
PAMJ/E-A
KA PAMJEN e dikujt a të diçkaje fr.fol., fj.- duket si dikush a si diçka. (FGJSSH f. 774).
KA PAMJE TË RËNDË dikush fr.fol.- 1. id.– është krenar, madhështor dikush. (FGJSSH f. 96, 773). S. shih sin: e mban ballin lart dikush. 2. iron.- mbahet më të madh dikush, ka madhështi dikush, e heq veten për të rëndësishëm dikush. (FGJSSH f. 1655). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
NË PAMJE TË PARË fr.ndf., fj.- sipas përshtypjes që kemi nga ana e jashtme, pa i hyrë në brendësi a në thelb, sipas përshtypjes së parë, nga përshtypja në fillim, pa u menduar thellë. (FGJSSH f. 1343). S. shih sin : në shikim të parë
PAMUNDUR –IT (TË)
I BIE TË PAMUNDUR dikujt dikush fr.fol.,meton.- paket, alivanoset, zaliset, vilaniset dikush. (ALCEN-UL-II f. 40). S. shih sin : i bie alivan dikujt
PANDEHM/Ë-A
KA PANDEHMË (për diçka a dikë) dikush fr.fol.,fj.-e hamendëson, e pandeh, e supozon, e paramendon diçka a dikë dikush .- Gjuhë shumë e qysh të rrojnë/ Me eleftheri i mësove,/ s’ kam pandehmë kurrë unë/ të ta shpërblej këtë punë. (APAPO te : SF nr. 3/
PANDEHUR
*PA PANDEHUR fr.ndf.- befsisht, papritur.- Kam goditur vjetët pak/ pa pandehur nga një çikë. (FOP-P f. 152). S. shih sin : në befasi
PAND/ËL-LA shm. PANDLA-T
E BËN PANDËL dikush fr.fol.- 1. diçka (një rrobë) fj.- e shqyen, e gris, e zhvat keq diçka (një rrobë etj.) dikush, e shqyen, e gris në copë, në pjesë shumë të vogla diçka (një rrobë etj.) dikush. .S shih sin: e bën copë-copë (copa-copa) diçka (një rrobë etj.) dikush. 2. (dikë) i flet rëndë, i flet fjalë të rënda dikujt dikush, nuk i lë gjë pa thënë dikujt dikush, e fyen e ofendon, e shan rëndë dikë dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 209). S.shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush, i thotë ars e qyrs dikujt dikush
IA JEP PANDLAT NË DORË dikujt dikush fr. fol.,iron.- e përzë, e shpërngul, e dëbon me pahir, me zor dikë dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 144). S. shih sin : ia vë cipalin dikujt dikush
PANDOHM/Ë-A
*KA PANDOHMË dikush fr.fol.,id.- duron dikush, ka durim dikush.-Të lutem nënë, dëgjomë/ Sado qave, pusho lot/ Të durosh, të kesh pandohmë, / Se dhe Zoti kështu na thotë/ Kush më shumë të durojë, /Sy do të trashëgojë. (APAPO te : SF nr. 3/
PANIK-U
I HYN PANIKU dikujt fr.fol.,fj.- shqetë-sohet, frikohet, trembet, tmerrohet, rrëqethet, ngje-thet,tronditet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 1347). S. shih sin : bie në ankth dikush
E ZË PANIKU dikë fr.fol.,fj.- shqetë-sohet, frikohet, trembet, tmerrohet, rrëqethet, ngje-thet,tronditet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 1347, 2230). S. shih sin : bie në ankth dikush
PANTALLONA-T
DHIHET NË PANTALLONA dikush fr.fol.,iron.- frikohet, trembet shumë, pa masë dikush. S. shih sin: i dridhet barku dikujt; i hyn lepuri në bark dikujt
PANTALLONA GOLF fr.em.,fj.- pantallona jo të gjata , të cilat poshtë gjurit , deri ku fillon pulpa rrinë ngjitur pas këmbës, ndërsa mbi gju e deri në mes vijnë duke u zgjeruar. (FGJSSH f. 563).
PANT/Ë-A
I BIE PANTËS dikush fr.fol.,id.- vepron dikush pa kurrfarë sigurie, pa kurrfarë mbrojtjeje, i shtrohet rrezikut dikush, vepron pa i peshuar mirë rrethanat (e rrezikshme) dikush i hyn diçkaje të pasigurt dikush, merret me diçka dikush si të dalë fati, si ta sjellë fati, merret me diçka tafti-bafti dikush, orvatet të bëjë diçka me rrezik dikush (në një situatë të caktuar) (BQ-DSH). S.shih sin : i bie çunglës dikush
PAPAR/E-JA
E HA PAPAREN dikush fr.fol.,id.- përfundon shumë keq dikush, mbaron me të tëra dikush, katandiset si mos më keq dikush. ( NMUS-SHPK f. 234). S. shih sin: e merr arratia dikë; merr në çopur dikush
PAPARUN/Ë-A
*BËHET SI PAPARUNË dikush fr.fol., krah.- skuqet shumë (në fytyrë) dikush, mbëdhezet, sarrakuqet (në fytyrë) dikush.-Notja u bë si paparu-në. Nuk guxonte ta vështronte sekretarin e komite-tit në sy, po nga turpi ulte kokën. (ZSA-VL-
*SKUQET SI PAPARUNË dikush fr. fol, ftill.,krah.- skuqet shumë (në fytyrë) dikush, mbëdhezet, sarrakuqet (në fytyrë) dikush.- Jazëk, si u prish edhe ai Bardhyl , që kur fliste , skuqej si paparunë. (ZSA-VL-
PAQ
*IA BËN PAQ dikujt dikush fr.fol.,id.- ia punon mirë dikujt dikush.- Ç' thua, more!Ai është goxha djalë tani.Hë se ç' ia bëre paq Shyqos ,që po na vjen anës e anës! (PZO-T f.3).
E DI PAQ diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,ftill.- e di shumë mirë, fare mirë diçka (një punë etj.) dikush. (AXH-FR f. 194). S. shih sin: e di si abëcënë diçka dikush
JEMI PAQ me njëri tjetrin fr.fol.,ftill.- nuk emi më llogari për të larë me njëri tjetrin. (FGJSSH f. 1355). S. shih sin : më rrove, të rrova, brisku (është) i berberit
PAQ/E-JA
BËN PAQE me dikë dikush fr.fol.,fj.-pajtohet me dikë dikush. (FGJSSH f. 134).
*GJEN PAQE dikush fr.fol.,fj.-qetëso-het, rehatohet dikush.- O zot mora udhët e botës/ Ahasfer i mallkuar/ Të mos gjej paqe në asnjë strehë të huaj. (RSY te :KD, 8 mars
PAQENË (I, E)
E BËN TË PAQENË dikë dikush fr.fol., meton.- e zhduk, e vret, e likuidon dikë dikush. (SUAH-SHPPG f. 90). S. shih sin : ia shqyen barkun dikujt dikush
PARA
BËN PARA dikush a diçka fr.fol. ,meton.- përparon dikush a diçka, bën përparime dikush a diçka . (FGJSSH f. 1358). S. shih sin : bën çap përpara dikush a diçka
*ÇAN PARA dikush a diçka fr.fol.,meton.-përparon dikush a diçka . (FGJSSH f. 1358).S. shih sin : bën çap përpara dikush a diçka
NUK I DILET PARA dikujt fr.fol., meton.- 1. është shumë i fuqishëm dikush. S. nuk i dilet përpara dikujt; është shtatë pëllëmbë mbi kurriz dikush. 2. është shumë i zoti për diçka dikush, nuk mund të matesh dot me dikë. S. nuk i dilet përpara dikujt.3. është inatosur dhe egërsuar shumë dikush, nuk mund të flitet dot shtruar me dikë. (1358, 1455). S. shih sin: nuk ha arsye dikush
ECËN PARA dikush a diçka fr.fol., meton.- përparon dikush a diçka. (BQ-DSH). S. shih sin : bën çap përpara dikush a diçka
*ECJE PARA e dikujt a e diçkaje fr. em., met.-përparim i dikujt a e diçkaje.- Decentra-lizimi nuk mund të jetë model apo plan alternativ për standardet, që janë rruga e vetme për ecjen para të Kosovës. (p.a. te: Z, 27 mars
E MERR PARA dikë dikush fr.fol.,id.- 1. e thyen, e shpartallon dikë dikush, e detyron t’ ua mbathë këmbëve dikë dikush. S. shih sin: i (ia) jep arratinë dikujt dikush. 2. e mposht, e mund me fakte a me argumente të pakundërshtueshme dikë dikush. (FGJSSH f. 1358, 1455). S. shih sin: e ul në bisht dikë dikush
PARA SE ... fr.lidh.- përdoret në fillim të një fjalie të varur kohore për të treguar se veprimi i fjalisë kryesore ndodh para veprimit të shprehur nga fjalia e varur (p. sh.Hynë në klasë përpara se të vinte mësuesi. (FGJSSH f. 1358, 1455, 1736). S. përpara se...
*PARA SË GJITHASH fr.ndf.- para çdo gjëje, më parë nga çdo gjë, para se të bëjmë diçka tjetër, së pari. (FGJSSH f. 621-2, 1358, 1482).- Poeti që lektis e dëshiron ta shohë mëmëdheun e vet, Shqi-përinë, të lirë e të pavarur, gjithsesi, do të lektisë e do të dëshirojë, para së gjithash, ta shohë atë edhe të përparuar e të lulëzuar. (BQ-PNF f. 124). Para së gjithash, në këtë mes del në shesh edhe bamuria se nivelit të përsosur të dashurisë i përgjigjet niveli i përsosur i bukurisë. (BQ-PNF f. 183). Peter Handke dhe sidomos Eduard Limonovi ...na tregojnë se si nuk duhet të jetë njeriu i artit dhe, para së gjithash, si nuk duhet të sillet ai. (BECU te: KD, 3 maj
*I SHKON PARA dikujt dikush fr.fol., meton.- i paraprin dikujt dikush.- Çudë po bën ai kajmekami/ para e prapa i shkon nizami. (GJF-LM f. 277).
VETË PARA E VETË PAS fr.ndf., meton.- fillikat i vetëm, pa njeri tjetër. (FGJSSH f. 1358). S. shih sin: fill vetë, fill vetëm
E VË PARA dikë dikush fr.fol.,id.- 1. e thyen, e shpartallon dikë dikush, e detyron t’ ua mbathë këmbëve dikë dikush. S. shih sin: i (ia) jep arratinë dikujt dikush. 2. e mposht, e mund me fakte a me argumente të pakundërshtueshme dikë dikush. (FGJSSH f. 1358, 1455). S. shih sin: e ul në bisht dikë dikush
PARA (E) shm. PARA T (TË)
*FILLON NGA E PARA dikush, diçka fr.fol.,ftill.- fillon, nis përsëri, sërish, rishtas, prej fillimi dikush, diçka.-Ajo, po t’ ia prisje fjalën, e fillonte prapë nga e para . (ZSA-VL-
*NGA E PARA fr.ndf.,met.- nga fillimi, prej fillimit, së rish, përsëri, prapë, rishtas, edhe një herë . (FGJSSH f. 1292).- Për shkak të ngarke-save ideologjike, detyroheni të rishkruani edhe një herë nga e para , për të fshehur gjurmët se të kujt historianë ishit, të Fadil Hoxhës apo të Ali Shukriut. (MEKRA te: KD, 7 qershor
E PARA E SË PARËS fr.ndf.,meton.- .- më parë nga çdo gjë, para se të bëjmë diçka tjetër, së pari. (BQ-DSH). ). S. shih sin: e parë e dorës
E PRET ME TË PARAT dikë dikush fr.fol.,ftill.- e pret keq dikë dikush. (FGJSSH f. 1357). S. shih sin : e pret tërë buri dikë dikush
QË NGA E PARA fr.ndf., fj.- përsëri, prapë, rishtas, sërishmi. (FGJSSH f. 2060). S. shih sin: nga a-ja (prej a-së)
PARA-JA shm. PARA-TË, PAR/E-JA shm. PARE-T
S’ BËN DY PARA diçka fr.fol., iron.- nuk vlen fare diçka, nuk ka asnjë vlerë diçka. (FGJSSH f. 134). S. shih sin: është avull lakrash diçka
S’ I BËN DY PARA BASHKË dikush fr. fol., met.- s' është i zoti të kryejë një punë dikush, s' ia del dot në krye një gjëje, një pune dikush, nuk arrin gjë, nuk fiton, nuk sendërton gjë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: s’ i bën dy bashkë dikush
E BËN PËR PESË (PËR DY) PARA (NË SYTË E BOTËS) dikë dikush fr.fol.,iron.-e shan rëndë dikë dikush. (FGJSSH f. 1204, 1357, 1982, 2262). S. shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush
*NUK I BËN PARA diçka dikujt fr.fol., meton.- nuk i vlen diçka dikujt, nuk i ka efekt, dukë diçka dikujt.- Po të rrijë kush duke më këqyrur/ kur vë imzanë. Prandaj me myhyr/ unë nënshkruaj aktet zyrtare,/ kah për shkrim dora s’ më bën pare. (GJF-GPT f. 161).
S’ BËN KURRNJË (NJË) PARA diçka fr.fol., iron.- nuk vlen fare diçka, nuk ka asnjë vlerë diçka.(BQ-DSH). S. shih sin: është avull lakrash diçka
S’ BËN PESË PARA diçka fr.fol., iron.- nuk vlen fare diçka, nuk ka asnjë vlerë diçka, është fare pa vlerë diçka. (FGJSSH f. 1357, 1405).S. shih sin: është avull lakrash diçka
*E BËN PËR DY (PËR NJË , PËR PESË) PARA (NË SY TË BOTËS) dikë dikush fr.fol.,iron.- e shan, e qorton rëndë dikë dikush, ia thotë të gjitha të këqijat dikujt dikush, e turpëron, e komprometon, e diskrediton, e njollos, e damkos botërisht dikë dikush, ia nxjerr në shesh të gjitha të metat, të palarat dikujt dikush, nuk i lë gjë pa thënë dikujt dikush. (FGJSSH f. 957, 976, 1405). - I bënte për dy para ata që merrnin guxim të mos pajtoheshin. (MEKRA te : KD, 31 janar
*E BËN PËR PESË PARA ( NË SY TË BOTËS) dikë dikush fr.fol.,iron.- i flet rëndë, i flet fjalë të rënda dikujt dikush, nuk i lë gjë pa thënë dikush dikujt, e fyen e ofendon shumë rëndë dikë dikush (me fjalë fyese), ia ul vlerën, denjësinë, autoritetin para të tjerëve, para botës dikujt dikush. (AJA-DE f. 169, FGJSSH f. 337).- Ta kthen fjalën biri i botës dhe të bën për pesë pare. (MIKRA te: JR nr./89 f.86.). S. shih sin: e bën ars e qyrs dikë dikush
*NUK BËN PARA diçka fr.fol.,meton.- nuk vlen diçka .- Fjalët s’ po bëjnë pare. Ec e luaje derën. (MEH-P f. 45).
*NUK I BËN PARA dikujt diçka fr.fol.,iron.- nuk i vlen fare dikujt diçka.- Në qoftë se është ai i veti, nuk të bën para fjala! Ai të paska ardhur sa për adet. (KBR-TK f.41).
NUK E BËN PARANË DY dikush fr.fol.,iron.- shpenzon shumë dikush, e prish vend e pa vend paranë, pasurinë a gjënë dikush, i prish paratë kot dikush. (NMUS-SHPK f. 234). S. shih sin: prish me të dy duart dikush
I BËN PARATË RRUSH E KUMBU-LLA dikush fr.fol.,iron.- shpenzon shumë dikush, e prish vend e pa vend paranë dikush, i prish paratë kot dikush. (FGJSSH f. 433, 688). S. shih sin: prish me të dy duart dikush
E BLEN ME PARA dikë dikush fr.fol., iron.- e mitos dikë dikush, i jep ryshfet dikujt dikush (për të rregulluar një punë). (FGJSSH f. 1853). S. shih sin: ia lyen fytin dikujt dikush
E BLEN PËR PESË PARA diçka dikush fr.fol.,ftill.- e blen fare lirë, shumë lirë diçka dikush, e blen pothuaj, gati falas diçka dikush. (FGJSSH f. 1357, 1405). S. shih sin : e blen për një copë (për një thelë) bukë diçka dikush
DALLOHET SI PARAJA E KUQE dikush fr.fol.,ftill.,krah.- është veçan nga të tjerët dikush, shquhet,dallohet nga (mbi) të tjerët dikush, e njohin të gjithë dikë. (FGJSSH f. 921, 1357). S. shih sin: ha bukë veç dikush
DEL PARA KALLP diçka fr.fol.,iron.- del false diçka.- Edhe ryshfetin dinte ta jepte, por ç’ e do, doli para kallp. (TL-PD f. 111).
ËSHTË GACË NË PARA dikush fr.fol. ,ftill.- ka shumë para dikush, është shumë i pasur me para dikush. (FGJSSH f. 530, 1357).S. është i kalbur në para dikush ; është i krimbur (mizë, i zënë) me para dikush ; i ka duqet e mbushura deng dikush ; ka para me duqe dikush ; i ka paratë me hejbe dikush ; i ka paratë e mykura dikush ; ka para me thasë (me thes) dikush ; e ka qesen të ngrohtë (të nxehtë) dikush ; e ka qesen plot dikush ; e ka xhepin kukurec dikush ; e ka xhepin të ngrohtë dikush ;e ka xhepin plot dikush ; i mbush xhepat dikush ; të (ta) thyen kokën (kryet) me para dikush. Ant. është pa një dysh (në xhep, në kuletë) dikush
ËSHTË I KALBUR NË PARA dikush fr.fol.,ftill.- ka shumë para dikush, është shumë i pasur me para dikush. (FGJSSH f. 763). S. shih sin : është gacë në para dikush
ËSHTË I KRIMBUR ME PARA dikush fr.fol.,ftill.- ka shumë para dikush, është shumë i pasur me para dikush. (FGJSSH f. 734). S. shih sin : është gacë në para dikush
ËSHTË MIZË ME PARA dikush fr.fol. ,ftill.- ka shumë para dikush, është shumë i pasur me para dikush. (PAVHA-SHPE f. 118). S. shih sin : është gacë në para dikush
E FARON NGA PARATË dikë dikush fr.fol.,iron.- ia merr të gjithë lekët dikujt dikush, ia harxhon, ia shpenzon të gjitha të hollat, paratë dikujt dikush. (FGJSSH f. 551). S. shih sin : e gërryen nga lekët dikë dikush
GËRRYEN PARA ME LOPATË dikush fr.fol.,meton.- fiton shumë para pa u munduar shumë dikush. (FGJSSH f. 551). S. shih sin: fiton si derr dikush
*I HEDH PARATË NË ERË dikush fr.fol.,iron.- shpenzon shumë dikush, e prish vend e pa vend paranë dikush, i prish paratë kot dikush, është shumë dorëlëshuar dikush, i çon dëm paratë dikush, i bën paratë rrush e kumbulla dikush. (FGJSSH f. 433, 1357, EQSHI f. 140, SKDO f. 344, 484).-Ku ishte, pra,ai qejfliu i madh, që i hidhte paratë në erë? (NETO-GB f. 188). S. shih sin: prish me të dy duart dikush
-HEDHJE NË ERË E PARAVE fr.em.,iron.- prishje vend e pa vend e parave, shpenzim i kotë i parave, çuarje dëm e parave.-Hedhja në erë e parave për një femër, premtimi se do t’ i sillte të tjera për të kaluar një natë tjetër, jepnin shpresa për një thellim të mëtejshëm të procesit. (NETO-GB f. 193).
S’ HUMBET PARAJA E LIGË fr.proverb., iron.- nuk e gjen gjë njeriun e lig, njeriun e keq, nuk pëson gjë njeriu i keq, njeriu i lig. (NMUS-SHPK f. 234).
*NUK I JEP (AS) DY (PESË) PARA dikush, NUK JEP (AS) PESË PARE për dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.-nuk mërzitet, nuk brengoset, nuk i vjen keq, nuk lodhet fare dikush për dikë a diçka, nuk shqetësohet, nuk merakoset fare dikush për dikë a diçka, nuk pyet dikush për dikë a diçka, nuk do t’ ia dijë dikujt për dikë a diçka, nuk e prish qejfin e tij dikush për dikë a diçka..-Po i preke në bisht, kërcejnë si gjarpri/ Për kokë pesë para s’ i japin. (SRRU te: R, 31 dhjetor
JEP PARA (PARE) ME QESE, MBLEDH BAGLA ME LESE dikush fr. pro-
v-rb.,iron.- kursen në gjëra pa vlerë e nuk kursen (është shumë dorëlirë) në gjëra me vlerë. (me vlerë të madhe) dikush , është kursimtar i madh në gjëra pa vlerë e dorëlirë i madh në gjëra me vlerë (me vlerë të madhe) dikush. (QMU-FSHHA f. 71). S. shih sin : është i lirë në djathë e i shtrenjtë në hirrë dikush
KA PARA ME DUQE dikush fr.fol., ftill.- është shumë i pasur me para dikush, ka shumë para dikush. (PETZE-FSHFRR f. 63). S. shih sin: është gacë në para dikush
KA PARA TË FJETURA dikush fr.fol.,ftill.- ka para të ruajtura dikush. (AXH-XLVIII f.154) S. ka para të thata (të vjetra)
I KA PARATË E MYKURA dikush fr.fol.,iron.- fr.fol.,iron.- ka shumë para, që nuk i vë në qarkullim dikush, i mban të fshehura paratë një kohë të gjatë dikush. (NMUS-SHPK f. 234). S. shih sin: i myken paratë dikujt
I KA PARATË ME HEJBE dikush fr.fol.,per.- është shumë i pasur, i kamur me para dikush, ka shumë para dikush. (FGJSSH f. 150). S. shih sin : është gacë në para dikush
KA PARA ME THASË (ME THES) dikush fr.fol.,meton.- është shumë i pasur, i kamur me para dikush, ka shumë para dikush. (FGJSSH f. 1357, 2062). S. S. shih sin: është gacë në para dikush
KA PARA TË THATA dikush fr.fol., ftill.- ka para të ruajtura dikush. (AXH-XLVIII f.154, FGJSSH f. 763) S. shih sin: ka para të fjetura dikush
KA PARA ME THES dikush fr.fol., meton.- është shumë i pasur, i kamur me para dikush, ka shumë para dikush. (FGJSSH f. 1357). S. S. shih sin: është gacë në para dikush
KA PARA TË VJETRA dikush fr.fol., ftill.- ka para të ruajtura dikush. (AXH-XLVIII f.154, FGJSSH f. 763) S. shih sin: ka para të fjetura dikush
S’ LIDH PARA diçka fr.fol.,id.- nuk sjell shumë fitim po të shitet diçka. (FGJSSH f. 992, 1357).
(E) LIDH PARANË NYJË dikush fr. fol.,iron.- 1. e kursen shumë paranë dikush. S. shih sin : e lidh lekun nyjë dikush. 2. është shumë dorështrënguar dikush, kursen sa më s’ bëhet dikush, kursen shumë, pa masë dikush, është koprrac, kursenac i madh dikush. (FGJSSH f. 1280, 1357). S. shih sin : s’ të jep (as) barin e zgjebes dikush
MBETET PA PARA E PA PULLË dikush fr.fol.,ftill.- mbetet pa asgjë dikush. (FGJSSH f. 1357, 1569). S. shih sin : mbetet fyell dikush
ME PESË PARA NË XHEP fr.ndf., meton.-1. me shumë pak para. 2. me diçka fare të vogël. (FGJSSH f. 1405, 2198).
ME PARA NË DORË fr.ndf., fj.- duke i paguar të hollat aty për aty, peshin, kesh. (FGJSSH f. 361, 1408). S.shih sin : me të holla në dorë
I MYKEN PARATË dikujt fr.fol.,iron.- ka shumë para, që nuk i vë në qarkullim dikush, i mban të fshehura paratë një kohë të gjatë dikush. (FGJSSH f. 119, 1191). S. i ka paratë e mykura dikush
E NXJERR PARANË (PAREN) PREJ GURI dikush fr.fol.,meton.- i vjen gjithçka përdoresh dikujt, s’ lë punë pa bërë dikush, i bën ballë çdo pune, çdo pengese, çdo vështirësie dikush, është i gjendshëm në çdo punë a në çdo situatë, nevojë, shtrëngesë dikush, bën pothuaj të bën pothuaj të pamundurën dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : i bëhet bisht sakicës dikush
E NXJERR PARANË NË MAJË TË GJEMBIT dikush fr.fol.,meton.- i vjen gjithçka përdoresh dikujt, s’ lë punë pa bërë dikush, bën pothuaj të pamundurën dikush. (NMUS-SHPK f. 234). S. shih sin : i bëhet bisht sakicës dikush
*E NJEH SI PARANË (SI PAREN, SI PARJA) E KUQE dikë dikush fr.fol.,ftill.- e njeh fare mirë, shumë mirë dikë dikush, e njeh në hollësi a me rrënjë dikë dikush, e njeh me të gjitha (të mirat e të ligat, huqet, zakonet etj.) dikë dikush, e njeh plotësisht, krejtësisht, tërësisht dikë dikush. (MAH-FKPG f. 54).-Ti e di Lelen. Ai s’ ia prishte njeriu. Ai na njihte ne të gjithë si parja e kuqe, Lelja ishte i politikës. (ZSA-VL-
VL-