| E diele, 24.10.2010, 07:57 PM |
Legjitimiteti i ri demokratik më se i nevojshëm
Tani qe gjendja është në këtë premisë krize, reflektimi i interesit nacional të vendit duhet të identifikohet dhe të mos ndodhin qarje të tjera të mundshme dhe të dëmshme për vendin.
Nga Bekim Rexhepi
Duket qartë se demokracia ka rënë në Kosovë, ajo nuk është më në funksion, për shkak te brishtësisë se institucioneve shtetërore, dhe pas krizës politike qe morri me shkeljen kushtetuese dhe me prishjen e koalicionit qeverisës. ndofta vetëm zgjedhjet e shpejta, mund ta fusin në funksion një nismën të re me demokratike dhe me ligjitimuese në vend. Më këtë gjendje, ne jemi futur në autokraci dhe më keq ne mund të rrëshqasim edhe në anarki politike. Nga ky moment duhet të epet dritë jeshile në Komisionin Zgjedhor, për të hapur procesin e shpejtuar dhe përgatitor për mbajtjen e zgjedhjeve aq sa ka mundësi. Kjo gjendje, siç mund të kuptojmë nuk duhet të zgjasë, për shumë arsye, e më kryesorja është se destabilizimi i vendit është i mundshëm për shkak të shkatërrimit të ati legjitimiteti, i cili qe mjaftë i kontestueshëm edhe më herët, sepse po të mos ishte i kontestueshëm nuk do ta sillte vendin në këtë gjendje kur ky legjitimitet shkatërrohet fare dhe pa një përgjegjësi politike.
Hedhja e fajit herë në poligonin e njërës dhe tjetrës palë është dëshmia më e papërgjegjshme qe i ndodhë një strukture politike dhe është dëshmia e papjekurisë nacionale. Kalkulimet e tjera, qe reflektojnë nga recidivët mund të jenë zgjedhje më autokratike dhe me të dëmshme për vendin në këto momente. Aq sa krijojmë legjitimitet politik të subjekteve në zgjedhje, po aq do të kemi edhe legjitimitet demokratik në vend. Demokracia nuk mund të bëhet duke shfaqur vullnet të paktë dhe duke humbur legjitimitet politik, te dyja e dëmtojnë demokracinë dhe sikur janë kundër saj. Pra, mund të kuptojmë se strukturat aktuale politike më shumë janë të interesuara për vetën se sa për vendin. Njëra palë që qeverisë ka ngulfatur zhvillimin ndërsa tjetra për të mbajtur diçka në duart e saja, i ka zgjatur jetën, mbetjes në pushtet. Ky pushtet qeverisës nuk ka kenë legjitim dhe demokratik, sepse në zgjedhjet e fundit më shumë ka pasur bojkotues se sa të dalë si votues. Pra, ky është një fakt i rëndësishëm dhe i pamohueshëm, mbi të cilin nuk mund të ngritët legjitimitet politik e demokratik në vend.
Tani qe gjendja është në këtë premisë krize, reflektimi i interesit nacional të vendit duhet të identifikohet dhe të mos ndodhin qarje të tjera të mundshme dhe të dëmshme për vendin. Kosova ka 70 njohje ndërkombëtare, të cilat akoma janë të pamjaftueshme për tu futur ne institucionet ndërkombëtare siç është pranimi në BE ose në OKB. Zgjedhjet e reja janë mundësi qe strukturat politike në Kosovë të zgjojnë më shumë votues të rijnë dhe të shtojnë më shumë legjitimitet demokratik në mënyrë qe institucionet ndërkombëtare të mos kenë kondita të thella sa i përket demokracisë së përfaqësuar në vend. Një përfaqësim sa më i mirë i vlerave demokratike në vend do e mos sjellë edhe zhvillime dhe përmbush standarde qe ofrohen pashmangshëm drejtë BE-së dhe OKB-së. Të mos harrojmë këtë interes të vendit i cili është dhe duhet të jetë qëllimi final i çdo subjekti ndërsa reflektimi i një interesi tjetër dytësor na bënë më shumë të jemi kozeria politike…