| E diele, 24.10.2010, 07:59 PM |
MALLKIMI MBI LIDERËT TANE
Nga Halit Bogaj
Çuditerisht tek ne diçka e pedefinuar na ka kapluar jo vetem nga çlirimi e kendej por edhe shumë më parë?!Por si duket, mallëkimi I ka zënë mësëtepërmi te gjithë ata që e urrenin dhe do ta urrejne në mënyrë patologike liderin gjithepopullore Presidentin Rugova, I cili nuk ua kishte bërë asnjë të keqe gjatë jetës dhe ekzistencës se tij. Përkundrazi, ishte munduar me mish e shpirt që t’I pranonte ne mesin e tij, duke thënë se çdo parti dhe grupacion tjetër politik do t’I shërbejnë në të mirë Kosovës dhe çlirimit të saj nga okupatori yne.Ai I priste dhe I përcillte me butësi të madhe edhe atëherë kur ata bëheshin kundërshtarët e tij të zjarrtë.Pra, paraqitjen dhe daljen e tyre në skenë ai e konsideronte si njefare “”bashkëdyzimi”I cili I duhej Kosovës në ato ditë të vështira.
.Në vijim mund të theksojmë se të tillët, duke u munduar që të bëheshin më të mëdhenj dhe duke e shkelur dhe kritikuar Presidentin, ata e shkelnin veteveten dhe nga mendjet tona zhdukeshin si vesa mengjesore, duke e treguar edhe me tepër vogëlsinë e tyre fizike dhe shpirterore.Ngase mendonin se ishin të mëdhenj me bagazhin e tyre patriotik ndaj çështjes se Kosoves, ata me kritikat e tyre absurde ndaj Dr.Rugoves binin teposhtëzës së shkaktuar nga vetevetja.Emrat e të gjithë atyre nuk ka nevoje dhe vend të përmenden ngase populli I di të gjitha, madje siç thotë një shprehje, ua di edhe numrin e këpucëve.
Disa nga ata qe dolen individualisht nga LDK-ja u përpoqën t”I formonin partitë e tyre por pa sukses, ngase edhe ata ishin të mallëkuar nga populli. Deri në ato çaste kur ishin në Partinë e Rugovës u dukej mirë, por kur e shihnin se nuk do të mund të arrinin ndonjë pozitë pretenduese në pushtet, ata e lëshonin partinë,madje madje duke bërë edhe fort zhurme mediale, për të treguar se kinse ishin dikushi?!Jehona e tyre pushonte shume shpejt dhe dukeshin sikur të mos ishin fare.Tradhëtia nuk kishte brirë.Disa prej tyre/si Edita Tahiri e pastaj Bujar Bukoshi/duke I formuar nja dy parti me nga 200-300 vetë, u bënë gazi I dynjase, por pa u skuqur fare u kthyen prapë /duke u shkrirë tërësisht/ Edita ne PDK kurse Bukoshi ne LDK!!!Do te ishte shumë më mirë që të tregonin bile pak burrëri dhe t”I shuanin fare partite e tyre/si Rexhep Qosja /dhe Veton Surroi, I cili , kur e pa se çka e gjeti si politikan dhe ra nën cenzus/e braktisi kryetarllekiun ,por prapë/nga dëshira e madhe për pushtet/ pa një pa dy, e ‘’përvetësoi’’ njëfare “Klubi privat për politikë të jashtme”,për të shitur mend ,filozofi dhe demagogji të mëtejme thuase Kosova nuk mund të ekzistojë pa të.!Por edhe kur doli nga partia e la Teuten dhe partine e vetë, e cila e mësuar të dilte në Televizion, shkoi xhylyt e në LDK, kurse lëdëkëistat kishin harruar shume shpejt se çka u bënte ajo në Parlament, kur I kritikonte vend e pa vend dhe kur donte t”ia nxirrte syte Dacit për “”vjedhjen e një palë syzave”,kurse të tjerët vidhnin me miliona e nuk mund t”iu bënte askush asgjë!!!Pra disa prej tyre, kur e panë se humbën totalisht në zgjedhje, në vend qe t”I shuaniun partitë e tyre të dështuara, / filluan te shkrihen në partite tjera/te cilat u bënë shumë zemërgjëra ndaj tyre.Përkatësisht, duke I harruar hasmerite e vjetra, pa një pa dy , i pranuan në mesin e tyre.Ata që shkuan atje/ në fillim iu sigurua nga një vend si deputet në parlament e pastaj patën edhe pretendime të jera të njëpasnjëshme, siç ishte rasti me Edita Tahirin e cila e dëshironte ,hiç më pak se postin e Ministres së jashtme të Kosovës, por nuk e bënte mend se si do t”ia lëshonte Skendoja ate vend kur /para se të shpallej Pavarësia/kishte qenë një kohë të gjatë ushtrues I asaj detyre?.Ajo nuk bëzante fort, por Bujar Bukoshi, edhepse arriti ne vendin e minsitrit te Shëndetësisë, në vend që të merrej me problemet e saj, çoi krye për t”u bërë , hiç më pak, se kryetar I LDK-se?!.S”kishte faj I shkreti ngase kishte rënë nga kali në gomar/demek nga ish kryeministri në ministër/!.Donte ta shfrytëzonte rastin e hallakamës së Fatmir Sejdiut si kryetar I Kosovës dhe vetë të bëhej Kryetar I LDK-se.Domëthene ai kishte hyrë atje/siç është bërë adet ajo shprehja/ për ta rrënuar kalanë për brenda”por si duket Sejdiu e pa shumë shpejt qëllimin “”nëntokësor””të Bukoshit dhe ia ktheu ndryshe.Kështu Bujari, prape mbeti,””As me sheher, as me Barileve”dhe duke mos mundur akoma ta spiegojë se ku ka btur fondi I 3%-përqindëshit/për të cilin e pyesnin gazetarët në një mbrëmje në ‘’KLAN’’Kosova!.Kishte harruar I shkreti se aspak me dinak se ai nuk ishte as Fatmir Sejdiu I cili për t”I arritur interesat e veta për të mbetur kryetar Partie dha dorëheqje nga posti I presidentit, por duke mos e kenaqur as kjo, u tërhoq edhe nga koalicioni qeverisës duke e lënë Kosovën në një krizë shumë të madhe institucinale.