| E diele, 24.10.2010, 02:31 PM |
Hasan Qyqalla
DRITËMEKËT
Nuk i drohem zjarrit, i djegur vet jam
As fortunës mesjetare, qe shkembinjte perlau
nuk drohem dot nga deti, një det lot derdhë kam
n'pol të globit dremit, prekja thellë ofshau!
Dhe yjet dritëmekët, ngjyrosën kuq dashurinë
të dashuruarit në bebzë, zënë yje, thajnë moçale
shtatë shekuj rrugëtim,s' arritëm dot largësinë
si rrathë purgatori, përdreq kjo botë ovale!
T’ RAFTË PIKA!
Kaloj bulevardit, n’ heshtje më ndjek frika
Alo, alo,... jam unë: “e dij, heu t’ raftë pika”!
Ç’ drithërimë vape, më djegë nga mesdita
Se të fola ëmbël, m’ uron “Ty t’ raftë pika”!
Një kafe të zezë me një gotë raki gëllita
Refren i njejtë më vie: “ah ty t’ raftë pika”!
Mendje vrarë treta, zik - zakeve përgjatë me blira
Pas më ndjek zëri : “pse ty s’t’ra pika”!?
Harrova netët esëll, më gjatë ishte dita
Bekoja dash’nin freskët “tok na raftë pika”!