| E diele, 24.10.2010, 11:02 AM |
Çlirim Uça
Ngrohja e kokës
Alarmi ka rënë
Ngrohja globale po ndodh
Dëshmi është dhe ngrohja e kokës së Plakës,
dhe ëndrrat e këqia të saj.
..
Të mbajmi vëmendje
Plakës nuk i dihet
Marrëzitë e saj fillin e kanë
në kokëdhëmbje dhe neveritje.
...
Ajo mund fare të hallakatet,
dhe penjtë e plagve të ndezura t’i keputen,
e pastaj të bëhet zezëdita:
Mishi i saj copë – copë të bie
mbi trupin tonë të fjetur
aty, te këmbët e saja ngjitur.
02.09.¨09 Wohlen