| E shtune, 23.10.2010, 10:00 PM |
Mbresë
KËNGA E SAJ I NDEZË SHPIRTRAT…
(Legjendës së këngës shqiptare, Bilbilit të Kosovës-Nexhmije Pagarushës)
Nga Dibran Demaku
Ime shoqe-Sevdija (Demaku) kishte shfaqur shumëherë dëshirën që të takohej dhe të përshëndetej me Legjenden e këngës shqiptare,Bilbilin e Kosovës-Nexhmije Pagarushën.Ajo në biseda të ndryshme më kishte thënë se dëshironte që kur të shkonte në Kosovë të takonte Nexhën dhe të ia dhuronte një buqetë me lule në shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje për këngëtaren e Madhe.
Por dëshira e saj do të mbetej vetëm një dëshirë e shprehur shumëherë,sepse ajo nuk do të kishte rast që ta takonte Nexhen…
Dhe ëndrra e shumëpritur e sime shoqeje do të realizohej në një ditë të vjeshtës së këtij moti…
Kishim shkuar në Kosovë(për të dytën herë brenda këtij viti) për një vizitë dyjavore tek të afërmit dhe miqtë tanë.Pas tri-katër ditëve të arritjes sonë atje,në njërën nga gazetat ditore ishte dhënë njoftimi për „Takimet e Gjeqovit“ që do të organizoheshin ditën e shtunë të 16 tetorit.Pas leximit të atij njoftimi i shprerha dëshirën sime shoqeje që të shkonim në atë manifestim letraro-artistik e ku edhe mund të takonim shumë miq e shokë (që për shkaqe onjektive) nuk i kishim takuar për një kohë të gjatë.Ime shoqe propozimin tim do ta pranonte me kënaqësi.Dhe atë të shtunë tetori (16.10.10) me shi nga Prishtina do të ia mësyenim Zymit të Hasit.
Pas një rrugëtimi bukur të gjatë(në Kosovë po rindetroheshin e po ndërtoheshin rrugë të reja automobilistike) arritëm në Zym.Shiu i vjeshtës na shoqëroi gjatë tërë rrugës(ashtu si edhe mjegulla që kishte pushtuar majat e brigjeve të Hasit.
Në „Takimet e Gjeqovit“(të tridhjetenënta me radhë) kishin ardhë pjesëmarrës nga të gjitha trevat etnike shqiptare.Salla ku mbahej takimi(edhe ajo e rregulluar për bukuri)nuk kishte mbetur asnje vend bosh.Bile disa nga pjesëmmarrësit manifestimin në fjalë do ta përcillnin në këmbë (pasi që nuk kishin vend ku të uleshin).Organizatorët kishin paraparë që manifastimi të mbahej në natyrë,aty buzë shtatorës krenare të Gjeqovit-në qendër të Zymit,por për shkaqe të kohës me shi kishin zgjedhur sallën si alternativë.
Manifestimi letraro-artistik „Takimet e Gjeqovit“ do të fillonte siç është më së miri.Pjesëmarrës të ndryshëm do të defilonin para spektoatrëve dhe ata, spektatorët do t`i duartrokisnin gjatë…Dhe kështu do të vazhdonte deri në momentin kur udhëheqësja( e shkëlqyeshme) e manifestimit do ta prezentonte Legjendë e këngës shqiptare.Bilbilin e Kosovës-Nexhmije Pagarushën…Me daljen e Nexhmijes në skenë dhe me këngën e „Hasanagës“ që do të ushtonte nga altoparlantët,në sallë u ndezën shpirtrat.Pjesëmarrësit u ngritën në këmbë dhe kënduan së bashku me Bilbilin e Kosovës-Nexhmijen…Pastaj duartrokitjet e pafundme për Legjendën e këngës shqiptare.Nën breshërinë e duartrokitjeve që nuk ndaleshin oragnizatori ia dhuroi Nexhmijes edhe „Unazën e Katit“(shpërblim ky tradicional i këtij takimi me emrin e aktores legjendare shqiptare-Katarina Josipit)…
Pastaj do të vazhdonte programi kulturoro-artistik,por që këtë herë ishte si të thuash i tëri nën hijen e këngës dhe të vetë pranisë së Artistes së Madhe…Pas mbarimit të manifestimit shumë pjesëmarrës do të shfrytëzonin rastin që të bënin një foto me Artisten e Madhe-Nexhmije Pagarushën…
Është thënë sa e sa herë se rasti është mbreti i botës.Dhe një rast i tillë këtë herë i buzëqeszhi sime shoqeje-Sevdijes!Sapo kishte mbaruar manifestimi dhe ne po bëheshim gati që të merrnim rrugën për në Prishtinë,njëri nga organizatorët na pyeti se a mos kishim vend të lirë në makinë.Pasi ne ia kthyem përgjegjen pozitive ai na u drejtua:-Sikur ta merrnit Nexhmijen(Pagarusha) me makinën tuaj deri në Prishtinë?...Do t`i bënit një nderë të madhe!...-Jo,përkundrazi!_ia kthyem ne.Udhëtimi i Nexhmijes me makinën tonë është një nderim i madh për ne!...
Dhe Nexhmija e Madhe së bashku me të vëllain Tarikun(xhirues dhe koleg imi nga koha kur kishim punuar bashkë në Radiotelevizionin e Prishtinës) do të udhëtonin me ne për në Prishtinë.Do të ishte ky një udhëtim i paharrueshëm…Ime shoqe do të ishte më e lumtur se kurrë.Për dy orë sa do të udhëtonim deri në Prishtinë (me një ndalim sa për të pirë nga një kafe në një restorant në Qafë të Dules),ajo ime shoqe do ta zbulonte shpirtin e bardhë të Nexhmijes!Modestia e këngëtares së madhe do t`i bënte përshtypje të madhe sime shoqeje!...Nga ai rrugëtim dyorësh ajo, ime shoqe do të mësonte shumë për këngëtaren e madhe…Ëndrra e saj për një takim me këngëtaren e Madhe do t`i realizohej në mënyrën më të mirë të mundshme…Dhe jo vetëm kaq…Në ndarje Nexhmija do të ia jepte sime shoqeje edhe adresën ku banonte me dëshirën që ta vizitonte sa herë që të kishte mundësi!...Kështu,nga një takim i rastit lindi një miqësi me këngëtaren e Madhe,Legjendën e këngës shqiptare,Bilbilin e Kosovës-Nexhmije Pagarushën…