Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Besar Shkëmbi: Vetëvrasja

| E premte, 22.10.2010, 08:51 PM |


Besar Shkëmbi

 

VETËVRASJA

 

Edhe Bambuje sikur në Berlin

dëgjuam ç´na tha bota

prapë nuk ka bashkim

prapë t´ndarë prapë copa-copa

 

Tash në vend të serbit

KFOR e polici

Na u mbush  Kosova

me t´verdhë e me t´ zi

 

 Sikur komb tash na njeh bota

Me gjashtë yje flamur t´ri

Më mirë vdek si kështu si je

Moj e mjera Shqipëri

 

Vërtetë m´thonë tash kosovar

Mëma ime Shqipëri

Mos me thuaj qe s´mke djalë

Jam i yti përsëri