Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Nuk ka emër në plumn/No Name on the Bullet (1959)

| E merkure, 20.10.2010, 09:39 PM |


NUK KA EMËR NË PLUMB/NO NAME ON THE BULLIT/1959

 

Nga Halit Bogaj

 

‘’Nuk ka emër në plumn/No Name on the Bullet  është uestern I realizuar në vitin 1959 dhe njëri ndër filmat më të bukur I këtij zhanri I cili është bërë në regjinë e veteranit filmor Xhek Arnold, I njohur për skena të fuqishme . Filmi është ndër krijimet më interesante I aktorit të shquar Odi Marfi I cili realizoi një varg filmash me tematikë nga Perëndimi I egër. Ai ishte hero I Luftës së dytë botërore, I cili për meritat e tij të jashtëzakonshme të cilat I kishte fituar nga ajo luftë e përgjakshme kundër gjermanëve Ishte dekoruar me Medaljen e Kongresit amerikan .Ai kishte marrë pjesë në luftën evropiane 27 muaj të tërë duke bërë famë të paparë dhe duke krijuar emër të paharruar në radhën e aleatëve perëndimorë kundër makinerisë luftarake gjermane.Përveç’’ Medaljes së nderit’’, ai I mori edhe 32 të tjera, duke hyrë aty edhe medaliet nga Franca dhe Belgjika.Odi Marfi ka vdekur në fatkeqësi ajrore dhe është varrosur në Varrezat e të mëdhenjve me nderimet më të mëdha. Varri I tij dhe i Xhon Kenedit janë ndër varret më të vizituara deri në ditët e sotme.

 

Në filmin’’Nuk ka emër në plumb’’ai na dhuron njërin ndër rolet e tij më antologjike të cilin e realizon për mrekulli dhe I cili konsiderohet si rol I fazës së pjekurisë së tij artistike.Filmi bën fjalë për personazhin Xhon Gant I cili shkon në një qytet ku qëndron në hotelin e atij vendi me nënshkrimin e një revolveristi të njohur në ato vise dhe me fjalët’’Do të qëndroj këtu disa ditë’’. Kur nënshkruhet në regjistër recepcionisti fillon të dridhet nga frika dhe tmerri kur e sheh emrin e tij Xhon Ganti I cili  me shpejtësi të madhe krijon frikë edhe tek të gjithë banorët e tjerë të atij qyteti.Atij I kishte dalur zëri si revolverist profesionist I cili vriste njerëz me pagesë.Ai për disa ditë shikon përrreth gjersa vendos ta ndërmerr aksionin e tij për të cilin kishte shkuar në atë qytet, por njerëzit vazhdojnë ta lakojnë emrin e tij të frikshëm dhe t@i pëshpërisin njëri tjetrin me gjysmë zëri.Ai e kërkonte një person që kishte qenë fajtor për burgosjen e paarsyshme të tij.. Një ditë ishin mbledhur disa njerëz para hotelit dhe kishin shkuar tek I panjohuri nga I cili kishin kërkuar që ai ta lëshonte qytetin e tyre por ai u ishte përgjigjur se do ta lëshonte qytetin kur të dëshironte vetë, përndryshe do t’I vriste 5-6 njerëz para se ta vrisnin ata..Ata e shohin se kishin të bënin vërtet me një njeri shumë të shpejt në revolver, ndaj edhe tërhiqen me mençuri të madhe nga ajo situatë e krijuar. Në atë grup bënte pjesë edhe mjeku I qytetit Luk Konfild/Çarls Drejk/ I cili më parë kishte lozur shah me të ardhurin dhe kishte kërkuar që t’I tregonte diçka për identitetin e tij, por I ardhuri nuk I kishte zbuluar asgjë.Revolveristi vazhdonte të rrinte I qetë në qytet dhe e priste rastin kur do t’I shkonte në shtëpi njeriut të kërkuar/gjyqtarit/ I cili në të vërtetë ishte babai I gruasë së mjekut që shtirej si invalid në një karrocë, duke u paraqitur si I tillë edhe para vajzës së vetë.Një ditë revolveristi shkon në shtëpinë e tij për ta vrarë por në çastin vendimtar ai heq dorë kur e sheh se ishte I vjetër dhe I sëmurë, kurse ai, në vend se t’i falenderohej përpiqet që ta vriste revolveristin pas shpinës me ç’rast e pëson dhe vritet prej tij.Revolveristi I ardhur në qytet nuk kishte qenë vrasës I pamëshirshëm siç kishin menduar disa, ngase nuk e vret mjekun I cili e plagos në dorë, por vazhdon rrugën e tij për diku tjetër duke lënë tani përshtypje krejt tjera tek mjeku, gruaja e tij  dhe qytetarët e atij lokaliteti.Edhe njëherë po e theksojmë se roli maestral I Odi Marfit është ndër kreacionet më të shkëlqyera në gjininë e uesternit amerikan.Roli I tij psikologjik na mbanë pezull nën pushtetin e tij dhe na bën që të mos e harrojmë kurrë.Emri I tij ishte bërë krenari e historisë amerikane edhe nga shkaku se ishte hero I njohur I luftës në të cilën kishte vrarë shumë gjermanë.Odi Marfi ishte I njohur edhe nga oamja e bukur fiszike të cilit I dhuronin role të shumta në uesternat amerikanë, kështu që përveç këtij filmi vërtet monumental ai realizoi edhe filmat:’’Kalimi natën’’/me Xhejms Stjuartin/, ‘’Oklahoma Kid’’, ‘’Destri’’ ,’’Në ferr dhe prapa’’, ‘’Amerikani I qetë’’, ‘’E pafalshme’’,etj.