| E merkure, 20.10.2010, 09:15 PM |
Selim Hasanaj
ATDHEU ASHT PA ZOT
Po bahen pesë vite
Dhimbja s`pushon dot
LDK asht në perplitje
Shtëpisë ti gjejë nji Zot.
Dardania nanë veshë n`zymtësi
Quditet se ç`po ndodhë
Korrupcion e skamje
Mjerim n`pafundësi.
Plaga pa u sherue
Vjen tjetra ma e re
Shigjeta helmi zemren shpue
A ka vallë shpetim per ne?
Sarpsborg: 18.10.2010.
NENGURRA DHE STINET
( Pranvera)
Nga oborri i shtëpisë ku linda
Lëshojë nji sy Gradines
Cuculanit lugut të Drages
Bjeshkve tutje mespermes
Shkoza e krekca kanë qit dushkun
Erdh pranvera në mes nesh.
Kanarinat dhe bylbylat
Kanë fillue kanget e veta
Erë vjollcash blegrimë qingjash
Idilë fshati që zgjatë jetë
Dhe akacjet per rreth shpisë
plotë me lule e plot me bletë.
( Vera)
Në Rrahije nji çak-çuk
Mue vemendjen ma terhjek
Janë kosaqet cokatin kosat
Fort të mbrehta ato me kjen
Sepse bari asht rrit fortë
Do tket sanë per lopë e dhenë.
Tutje anash atje n`Brode
Nji lejlek me kambet e gjata
Lirshem ec ai si nper mote
Dallandyshet dhe bylbylat
Që flutrojnë deri tvjen nata
Janë sauna e kësaj toke.
( Vjeshta)
N`Lluga t`mdhaja e n`Peshnjevë
Shpejt korrtaret prejnë me drapnin
Misri bardhë si floku i bores
Që tromakun e ka rritë
Dhe fasulja rritë bishtajat
Bereqet i sjellin shpisë.
Tutje Bala dhe Kuqoja
Po pertypen në qetsi
Sepse qerra sa ngarkohet
Në kular këta kanë me u ngjitë
Ta qojnë qerren e ngarkueme
Miser, grosh e kungull shpisë.
( Dimni)
Dalë n`Veshtije permbi fshat
Pastaj shkojë te Bregu i Kronit
Ujit e akullt e pijë pak
Dhambet më mpihen nga të ftoftit
Kjo bardhësi që ka mblue token
Borë i thojnë dhuratë prej Zotit.
Në shpatije rranx Gradines
Skijatoret se ç`po rrshasin
Fëmijë e të rinjë neper oborre
Sajat e shpejta se çì ngasin
Dordolecat n`per oborre
Hundat spec si nuk u narthin.
Sarpsborg: 18.10.2010