| E merkure, 20.10.2010, 09:59 PM |
Parlamentet Shqiptare
Nga Dorian Koçi
Në kohën e regjimit komunist, për të stigmatizuar regjimin e mbretërisë në një antologji të muzës popullore u botua një anekdotë për deputetet shqiptarë që nuk dinin çdo të thoshte fjala buxhet. Me fjalë të tjera ,pasi diskutohej në seancën parlamentare për buxhetin e shtetit dikush nga deputetët ngrihej nga vendi dhe pyeste: Ju lutem të ngrihet në këmbë z Buxhet që ta njohim sepse po dëgjojmë shumë për të.
Përtej groteskes dhe denigrimit që mundohej të përcillte kjo anektodë, në të mund të gjeje pak gjurmë të së vërtetës pasi sistemi i vlerave që ne kemi ndërtuar asnjëherë nuk ka qenë i ngritur mbi meritokracinë por mbi interesat e ngushta klanore, provinciale dhe besnikërie të dyshimtë ndaj udhëheqësve. Në listat e deputetëve që kanë shërbyer në parlamentin e mbretërisë përveç hartuesve të statuteve të para të vlefshme të Shqipërisë kanë shërbyer dhe krahinorë të rëndomtë që kishin influencë në krahinat e tyre dhe si rezultat ishin një element i rëndësishëm për mbretërinë e brishtë shqiptare,udhëheqës të fuqishëm fisesh që nuk i kalonin arsimimin më shumë se shkallët e një mejtepi të Perandorisë Otomane apo dhe aventurierë që pasi kishin dështuar të arsimoheshin në Perëndim kishin gjetur si strofull politikën pasi vetëm aty mund të shisnin dhe blinin pallavrat e tyre.
Kriteri i kryesor i përzgjedhjes së tyre sigurisht që ishte besnikëria ndaj Mbretit, kriter i cili besohej se do i jepte vazhdimësi mbretërisë dhe sistemit politik dhe të vlerave të saj. Në panagjerikët e shumtë që janë botuar më 1937 me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë mund të gjesh shumë fjalime dhe nota besnikërie të parlamentarëve shqiptarë ndaj mbretërisë dhe Mbretit aq sa të jepet ndjeshmëria të besosh se regjimi monarkik dhe vlerat e tij do zgjasnin 1000 vjet. Në fakt dy vjet më vonë kur Mbretëria shqiptare u shkërmoq si një kështjellë në rërë përballë agresionit fashist të 7 prillit 1939 dhe vetëm 5 ditë më vonë më 12 prill shumica e përfaqësuesve “besnikë” të parlamentit të para 7 prillit 1939, u mblodhën në një asamble kushtetuese ku po i njëjti kryetar, Xhafer Ypi shpalli rrëzimin e regjimit monarkik në Shqipëri, bashkimin e Shqipërisë me Italinë Fashiste dhe afrimin e kurorës shqiptare Mbretit të Italisë Viktor Emanuelit III.
Kjo ndoshta mund të kishte qenë një nga goditjet më të mëdha që një udhëheqës mund të
Për fat të keq tradita e formuar mbi bazën e këtyre aleancave të dyshimta interesash të ngushta personale që shpesh herë në ditët e sotme përpiqen të na i shesin si kompromise dhe konsensuse të suksesshme politike ka qenë pjesë e kulturës sonë institucionale jo vetëm gjatë regjimit diktatorial por dhe në 20 vjet demokraci. Parlamenti shqiptar i pas viteve