Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faik Krasniqi: Gazetaria tek ne larg asaj Perëndimore

| E marte, 19.10.2010, 07:02 PM |


Gazetaria tek ne larg asaj Perëndimore

 

Nga Faik Krasniqi

 

Tek ne shqiptarët, janë pikërisht gazetarët ata të cilët i ulin vlerat gazetarisë.Gazetarët thjesht nuk dalin të përgatitur nga shkollat ku mësojnë,por punojnë vetëm për një pagë dhe e gjithë puna është thjesht punë për ta. Eshtë tjetër gjë të mbrosh interesat e njërit apo të tjetrit në një artikull dhe është tjetër gjë kur ky artikull nuk ka as vlerën më të vogël informative apo gjuhësore.

 

Mënyra e drejtpërdrejtë e të shkruarit, e cila jep FAKTE të sakta pa u bazuar jo vetëm në idetë e njërit apo tjetrit politikan, por as në bindjet e vetë gazetarit nuk ekziston. E megjithatë është e kuptueshme se kudo në botë, aq më tepër në Amerikë, shtypi do influencohet nga njëra palë, por të paktën lexon një artikull dhe e dallon cfarë është.

 

Si rrjedhojë nuk mund të flasim për shtyp, por thjesht për njerëz të cilët shkruajnë ese apo tregime në varësi me ngjarjet tek ne.

 

Njerëzit e zgjuar nuk i mungojnë Shqiptarëve,dhe pikërisht këta janë nga ata të cilët luftojnë për të ngritur nivelin e gazetarisë, dhe një ditë do ja u dëgjojmë zërin të tërëve.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)