Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Neçaj: ''Ra kjo dekë e u pamë...''

| E marte, 19.10.2010, 09:59 PM |


“RA KJO DEKE  E U PAME…”

 

( Refleksione nga nje vdekje ne Valias,Tirane )

 

Nga Gjon NEÇAJ, Publicist

 

NJE TELEFONATE…

 

Ne zallamahine e diteve te fillimtetorit,kur po beja pergatitjet per te filluar nje pune te re,ku sapo isha emeruar,nje pasdite vone vjeshte,kur gjethet kishin marre ngjyren e bakert te stines,rrushi ishte vjelur, e tek-tuk fshatrave misri po korrej ,pra vjeshta e vone me punet e stines,po prezantohej kudo ne malet e mia,nje telefonate dis ndryshe nga deda ne Tirane,kusheriri im i pare.me nje here e kuptova se kishte nje haber te vecante,disi ndryshe nga heret e tjera. E vertete njoftonte per vdekjen e babait te tij,Mhillit,djalit te mixhes se babait tim te ndjere.

 

Pata dhimbje, e nje herazi mall per Mhillin,ndonese kishte kaluar 82 vjetet dhe vdekja,sic I themi ne anet tona,ishte per se mbari,por sidoqofte vdekja  ,vdekje eshte.Mora disa numra telefoni te komunkoj me shoferet,por vetem njeri prej tyre kishte vende,pasi vershenin studentet ne shkolla,e ishin zene vendet.

 

Nisja ne ora 5.30 e mengjesit te neserm,ishte e vrazhde,se gjithe naten nuk kasha fjetur,nga frika se me zinte gjumi,por edhe ngase isha merzitur ,por dita mbajti me diell dhe ne ora 11.00 arrita ne Valias,atje ku kishte shtepine kusheriri im i vdekur…

 

IKJA NGA VENDLINDJA DHE SHTEPIA NE VALIAS…

 

Para disa vitesh ,Mhilli familjarisht ishte shperngulur nga fshati Peraj i Nikaj Merturit dhe kishte zene vend ne Valias,mes shume bashkefshatareve te tjere.Aty kishte ndertuar shtepine e re dhe filluar nje jete krejt ndryshe nga malesia,madje kur vini mysafire te afermit,cuditeshin per ndryshimet qe ndodhnin dita dites,e kur e dinin se vetem Deda ishte krah pune,se babai e nena ishin te moshuar e gruaja kishte per te rritur 5-6 femije.Por fatmiresisht vellau I madh,marashi jetonte ne Itali familjarisht dhe ndihmonte here pas here me te holla prinderit e tij.

Tashme Mhilli kishte krijuar nje jete tjeter,ndonese kishte mall e nostalgji per fshatin e lindjes ku kish jetuar 75 vjet,por vitet kalonin e mosha bente punen e saj,derisa nje dite mbylli syte pergjithmone,me amanetin qe vendlindjen most a harrojne…

 

SE KESHTU E PASKA JETA…

 

Jeta eshte interesante dhe shume e cuditshme per ta jetuar.Peridha e ndryshimeve poltike ne Shqiperi,solli edhe largimin masiv te familjeve nga zonat rurale per nje jete me te mire brenda vendit ne mihgracion,por edhe ne emigracion jashte vendit neper bote…Edhe nga Nikaj meryturi ndodhi fenomeni I braktisjes,porn e nje perqindje te larte ,krahasuar me zonat e tjera te Shiperise veriore.

 

Vitet iknin dhe jeta bente punen e saj: vellau me vellane,xhaxhai me xhaxhane,kusheriri me kusheririn me dekada pa u pare.E keshtu me ka ndodhur edhe mua,protogonistit te ketyre radheve,qe ishte pikerisht ky mesazh,bashkimi,qe me nxitit te shkruaj keto radhe ne “Zemra Shqiptare”,atje ku e kam me per zemer te nenshkruaj emrin tim ne shkrimet e botuara.

 

Per te shuar mallin qe kisha per njerezit e mi te fare e fisit ,te cilet nuk I kasha takuar prej dy dekadash,une qendroja sa ne nje  ane te oborrit,ne anen tjeter,takoja ,perqafohesha dhe cmallesha ne me tyre,ku fatmiresisht ardhja ne mort I njerezve te fisit tim,ishte pothuasje qind per qind e tyre, e kjo me cuditi vertete dhe me vuri ne mendime te thella per jeten,per dashurine njerezore,per bashkimin…

 

MARKU QE DIGJET PER VENDLINDJEN DHE KORESPONDENCA NGA LARG…

 

Mark Pervataj,nje bashkefshatar,nder te paret qe iku neper bote,tashme jeton me mallin per krahinen dhe shkruan me lote ne sy ne fb ne faqen e Nikaj Merturit.Ai komunikon dhe cmallet me te gjithe,madje nuk pushon se shkruari ,duke u lidhur net e kaeter amnet e botes me nikajmerturas.

 

Pas dy-tre ditedsh qe isha kthyer ne shtepi,pasi kishte marre vesh per vdekjen e Mhillit,me lote ne sy ,me shkruan dhe une po e riprodhoj ne kete shkrim biseden tone ashtu sic e perjetuam :

 

Ja se c’me shkruan Marku i dashur :

 

“Gjon, uroj e deshiroj me gjithe zemer te jeni mire.Vetem mbrame e kam marre vesh per Mhill Kokrrin. Zoti u lashte shendosh e ju forcofte!Duke dite cilesine e mardhanjeve qe keni pase, po te ngushlloj persedyti.Drisa po te shkruej per te ngushllue ty, eshte e pavend te them se si e kam perjetue une,po nuk mund ti shpetoj.Kam ndie qysh mbrame e hala nuk mund u kam kallxue familjes, se e di se cfar ndodhe.PASTE DRITE MHILL KOKKRRI ! Nuk due me te shkrue gjate e me hy ne detaje se nuk due me te merzit,e merzine po e mbaj ne zemren time, e kurre nuk ka per te me ike.Kurre nuk e heq nga zemra,kurre nuk e heq nga mendja.U hap edhe nje plage e re qe nuk ka per te m’u mbylle kurre, kurre.Ngushllimet e mia ,i dashuri Gjon!”

E une ,kmbadores,sic I themi ne anet tona,ia ktheva pergjigjen me shume mall:

 

I dashur Mark ! Faleminderit per ngushellimet qe na bete per vdekjen e njeriut tone te mire edhe te dashur,Mhill Kokrri.Edhe ty Zoti te lashte shendosh se e ke pase jo vetem kumbare te dashur,por edhe mik dhe shok te mire,i cili cdo here fliste me simpati per ju.

Mark,te kemi permendur me dhjetra here ne gjame te Mhillit une,Martini,Deda,Marashi,Dede Rexhepi,Ndue Gjergji,Dede Sokoli,Pjeter Ndou,Pal Necaj,i cili kishte ndodhur ne Tirane dhe erdhi aty;shume e shume te tjere dhe te gjithe flisnin me mall per ty dhe per te gjithe emigrantet qe ndodhen larg,larg…

Ishalla takohemi ne gezime e pac  faqen e bardhe! Edhe une kam takuar bashkefsjhatare,shoke e miq qe nuk i kisha takuar per 20-05 vjet.

Me shume konsiderata,Gjoni dhe shume te fala familjes ( Marise,femijeve).

E marku,shoku im I femijerise,me shkruan perseri,tashme me nje intelektualizem qe do ia kishte zili cilido krijues vendas,e jo vetem:

Gjon,me ngacmove e nuk mund te ndalem pa te shkrue prap.Kam fole me Deden e me Katrinen,e mora vesh qe ke shkue qysh diten e pare. Mbeta i kenaqun qe kishin qene mjaft njerez e percjellja kishte shkue pa sforcime . Kur permende ata njerez qe ti e merr me mend sa per zemer i kam,me ngjan sikur i kam pa vete mbasi i paske pa ti-Kadareja,ate thanjen -ra ky mort e u pame- tek ne e ka marre ,si shume fjale te tjera-Nuk kam qene qeftli dasmash Gjon,e kur- me thone eshte ba filan dasem,nuk kam asnje qeftembetje si nuk kam qene-kurse per raste vdekjesh kam nje peng te madh ne shpirt- Ty Gjon te ndihmon shume qe merresh me shkrime,se iken nga realiteti qe nuk eshte i asaj cilesie qe te sjell shume kenaqesi,jo vetem ne Shqiperi dhe krijon nje ralitet virtuoz qe e ke perdore me e kethye si brinin e dashit e me i dhane formen e vetit qe don ti.Kam lexue keto dy dite ca shkrime te Kadarese per M.Camajn,te dhjete volumeve qe u botuen,pothuejse te gjithave Kadareja jau ka shkrue parathanjet,me aq sa gjeta me lexue,jo vetem u kenaqa po edhe ja dita pernder-Kam nje mesazh qe ma paska shkrue Skender Sherifi e ala nuk e kam hape me lexue se nuk deshta me u largue impresioneve qe me shkaktoj mesazhi yt- Ta permenda,jo me te trgue se e kam shok,une e kam shok facebooku,e ma pak ,thjeshte simpatizant,po ka shume pak,ma teper ta thash se ma ka terheq shume vemendjen,eshte tropojan,djali i nje oficeri te arratisun fill mbas clirimit,nuk di nga cili fshat asht,gjuhe te pare ka franqishten e shkrue franqisht,eshte shpall poeti ma i mire i vendeve frankofone,flet shume mire shqip,ta ndigjosh kur flet eshte shume kenaqesi,ti thash te gjitha keto,qe mund ti dish keto e ma shume,po ma shume qe te nxiti ta lexosh,e po tu dha mundesia ta takosh se do mbetesh shume i kenaqun.Kam shkrue si Zef Vuksani,qe ne mes te nje bisede shume serioze,thanke tash tri dite e kam i dushk pa i nxane maje-nuk i nxanke maje as dushkut e asnje muhabeti,e megjithate me aq sa di une te vlersoj,te pakten per mue i ka te rralle shoket per nga burrnia e sinqeriteti qe kishte me shokun- Tani nuk po te shkruej ma gjate se nuk kan te sosur ato qe due ti konsumoj me ty.Me shkruej,jo vetem kur te kesh kohe,po edhe duke sakrifikue dicka nga koha e angazhimet tua se kam shume nevoje per kenaqesine qe me jep- Te faleminderit,kur jam duke te shkrue me ngjan sikur jemi bashke,e me vjen zor ta mbylli sikur jam duke u nda me ty.MIRUPAFSHIM GJON....

 

LOTET QE NUK DO SHKRIJNE…

 

Aty,ne ate mort ,dhimbja,vdekja dhe jeta ishin bashleidhur dhe perzier me lote dhibmjeje e malli,dashurie per njerezit e nje gjaku dhe deshira per te biseduar gjate,gjate,me shtyu per te shkruar keto radhe e per te mbetur ne kujtesen time edhe per shume vite njeresit e mi te dashur: Pali nga Amerika,pa takuar qysh ne vitin 1992,Ndoci,shoku i femijerise se hershme,takiuar pas shume e shume vitesh,Dede Sokoli,Pjeter Ndou,femijet e tyre,pa harruar te dashurin dhe te paharruarin ,Petrit Sokoli,i cili atje ne Amerike shkruan me mall e lote edhe per  guret e Mserrit.Mund te harroj ndonje ne keto caste qe poo shkruaj,se emocionet me kane kapluar edhe mua i dashur lexues,por kurresesi nuk mund te harroj Martinin,Toninin,Pjetren,Zefin,Gjinin,Ndocin,Niken,Nikolle Zefin e Perajve, erudition dhe burrin e sofrave malesore,Nikollen e Mserrit, duke i falendruar te gjithe,e vecanarisht Niken,i cili kishte ndare diten e dasmes per djalin e vetem,Luanin,por kishte ardhur aty e priste e percillte pjesemarres ne te pame.

 

Vargu i njerezve te gjakut tim do ishte shume e shume i gjate,porn e pamundesi per t’i permendur te gjithe I pershendes dhe u uroj cdo te mire ne jeten e tyre dhe ne familjet e tyre.pershende nipat e fisit tim,e ne vecanti Franin,i kudondodhur dhe njeriu i mire dhe i dashur i te gjitheve.

 

Pas dite ,kur dielli po varej drejt perendimite, e malet ksihin filluar te ndryshonin ngjyren e dites,karvani I autobuzave dhe makinave u nis drejt varrezave ku do prehet perjetesisht Mhilli.

 

Aty,afer asaj kodrine mbuluar me ferra dhe driza,ndodhej edhe nje varr i ri,mbuluar me lule te freskete,ku shkruhej: Petrit Gjonpali.Une me dhimbje iu afrova,ferkova gurin e ftohte te varrit, dy pika loti rane mbi lulet e fresketa.

 

E nje shkrim te botuar ne nje gazete te perditshme ato dite maji te trishtueshme,po e rishkruaj ne keto radhe:

 

“Atdheu i Petritit, ku vdesim në 2010 nga apendisiti.

 

Duke hulumtuar në faqen e Nikaj-Mërturit në internet, befas lexova një njoftim shumë të trishtë për vdekjen e një të riu 30-vjeçar, Petrit Sokol Gjonpalaj, nga Peraj i Nikaj Mërturit, emigrant në Selanik të Greqisë. Sinqerisht, sytë mu mbushëm me lot, se ndonëse ishim bashkëfshatar, ne nuk ishim takuar, por i shkruanim njëri-tjetrit here pas here mesazhe.

E Petriti kishte shumë mall për vendlindjen, Tropojë, ku kishte planifikuar këtë verë të pushonte në bjeshkët e vendlindjes që i donte aq shumë. Ai kishte vite që jetonte në Greqi si emigrant. Në moshë të re, para disa vitesh, ishte paralizuar, duke dëmtuar shtyllën kurrizore në punët e rënda të emigracionit.

 

Petriti ishte kthyer të premten me familjen e tij në Tiranë për pushime, pasi jetonte prej vitesh në Selanik. Para 5 ditësh, pasi kishte ndier dhimbje të forta i është drejtuar Spitalit Ushtarak dhe mjekët e kishin përcjellë, duke i dhënë mjekim për helmim. Pasi është kthyer në shtëpi e ka ndier veten edhe më keq dhe është rikthyer në Spitalin Ushtarak. Prej aty, pa ia përcaktuar diagnozën, e kanë adresuar për në QSUT, në spitalin Nr. 2. Edhe atje pas shumë sorollatjeve, ka dalë dhe është drejtuar për në një klinikë private. Mjekët e klinikës i thanë se duhet t'i nënshtrohej menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale, por nuk e kanë marrë përsipër operacionin, duke e adresuar përsëri për në Spitalin Nr. 2. Pas vajtjes për të dytën herë atje dhe bërjes së skanerit, është konstatuar se Petritit i kishte plasur apendiciti katër ditë më parë. E kanë futur menjëherë në sallë, nga e cila nuk doli më. Ishte shumë vonë...

Në vitin 2010 të vdesësh nga apendiciti ndodh vetëm në Shqipëri, në atdheun e Petritit, ku vdiq me mall për një copë qiell që quhet Shqipëri.

E një ditë të bukur pranvere, kur lulet kishin çelur e zogjtë cicëronin bjeshkëve të Petritit, dhe që sikur prisnin të vinte e të çmallej mes tyre, ai u varros duke e vajtuar sipas zakonit, diku në varrezat e Babrrusë në Tiranë, më 14 maj në orën 14:00. E ngushëllimet vazhduan në shtëpinë e re, pa pasur mundësi të prehej në vendlindje, ani pse tashmë Babrruja është vendbanimi i prindërve të Petritit, e ëndrra e tij ishte ndërtimi dhe përfundimi i asaj shtëpie...”

 

FJALET E FUNDIT…

 

Keto fjale te shkruara si epitaf ne fund te ketij reportazhi disi ndryshe,me ngsacmuan per ta mbyllur me disa fjale te nje shkrimi shkruar  diten e vdekjes se Petrit,bashkefshatarit te Mhillit,te cilet do te prehen perjetesisht te dy,aty tea to varreza ,por me padrejtesine e jetes: Mhilli 82 vjec dhe Petriti vetem 30 vjecar.

Pushofshin ne paqe !

 

Keto jane dhe fjalet e fundit ,e mbase te pashkruara ndonje here ne ekuinoksin e dhimbjes njerezore…

 

Vetem pak metra matane ,prifti predikonte te vdekurin qe po varrosnim…

 

Gjon NEÇAJ, Publicist

Tirane ( Valias) - Bajram Curri, tetor 2010.