| E hene, 18.10.2010, 09:18 PM |
TË VARRI I NANËS AJNË
Atë ditë, shiu, kur u ndamë,
rroba e libra ti lashë peng,
një dëshmi se një ditë do të kthehem,
ne gjiun e ngrohët të familjës së shenjtë.
U pehatë shikimi yt ,
tu ngri edhe loti mbi qepallë,
loti tjetër të rrëshqiti faqës,
moment pikëllimi,atë ditë kur u ndamë.....?
U përqafuam fortë atë ditë Nëntori,
Nanë, unë ika kah me panë sytë,
u ndamë në rrugë para dyerve të oborrit ,
mbi supët e mia rendë mu ngarkua dhembja e ndasisë.
Rrugës se drejtë unë,ika me nxitim,
e ty të lashë me buzë në vajë, e zemër të plastë ,
i ligështuar ktheva kokën disa herë,
ti ngele vetëm edhe pse gjithmonë vetmisë ja pate maraz.
Në ndarje më pate thenë , biro kthehu,para deke,
e unë u ktheva,por u ktheva vonë,
erdha pranë varrit tënd të praruar,
Falje të te kërkoi mori e shtrenjëta Nanë.
Neki Lulaj